Pjesë nga Intervista për Revisten "Paqja" Paqja:3. Eshtë - TopicsExpress



          

Pjesë nga Intervista për Revisten "Paqja" Paqja:3. Eshtë riaktualizuar edhe ceshtja e “shamis” dhe e fes në përgithësi saqë shumë analist e kanë quajtur qështje të politizume, çka mendoni ju përkitazi me këtë situat, kur dihet se subjekti i juaj politik e ka trajtuar këte qeshtje në kuader të të drejtave të njeriut? Abdullah Klinaku; Debati për manifestimin e bindjeve fetare në Kosovë fatkeqësisht nuk po zhvillohet në prizmin që do të duhej të zhvillohej. Ky debat më shumë po zhvillohet në frymën e nxitjes dhe keqkuptimit ideologjik se sa ne frymën e respektimit të lirive dhe të drejtave fundamentale të njeriut. Sot çdo njeri ka të drejtën kushtetuese dhe ligjore të manifestoj bindjet fetare dhe ti shpreh publikisht ato. Askush dhe askujt nuk ka të drejtë ti mohoj asnjë të drejtë ndokujt mbi motivacionin e manifestimit të bindjeve fetare siq është rasti i mohimit të drejtës për shkollim të mesëm dhe për punësim për shkak të bindjeve fetare, përkatësisht për shkak të bartjes së shamisë. Shamia është manifestim i bindjeve fetare, shprehje e identitetit fetar dhe përkushtim për të arrit devotshmërin ndaj Zotit të Madhërishëm, prandaj si e tillë nuk paraqet simbol fetar. Përderisa shamia nuk është simbol fetar atëherë edhe interpretimi i Udhëzimit Administrativ i MASHT’it dhe ai i MAP’it duhet të jetë i tillë dhe shamin mos ta trajtojn si simbol fetar. Ne kemi kërkuar interpretim nga Bashkësia Islame e Kosovës për këtë çështje dhe presim që edhe MASHT dhe MAP të reagoj pozitivisht ndaj interpretimit zyrtar të BIK’ut. Shamia nuk paraqet një mundësi populiste të politizimit ose të pakten nuk ka qenë dasht të paraqes sepse është çështje e ndjeshme për çdo femër të cilës ju mohohen të drejtat fundamentale për shkak të shamisë. Ne si PD, kemi ngreh këtë çështje që nga themelimi i Partisë dhe si e tillë e ka forcën programore dhe morale të vazhdoj fuqishëm rrugën e thirrjes për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Vlen të theksohet se udhëheqja e PD’së e cila njëherit udhëheq me Ministrin e Shëndetësisë nuk ka lejuar në asnjë formë që tu mohohet e drejta për punësim vajzave me mbulesë. Si rezultat i drejtësisë dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi sot në sistemin shëndetësor kemi profesioniste shëndetësore që me përkushtim kryejn obligimet profesionale dhe në të njëjtën kohë lirshëm manifestojn bindjet e tyre fetare.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 17:24:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015