Pjesë tjetër e shkëputur nga romani në botim X Telefoni - TopicsExpress



          

Pjesë tjetër e shkëputur nga romani në botim X Telefoni i shtëpisë bëri një zile që u ndërpre pas disa sekondave. Blerta ishte më pranë dhe mori receptorin në dorë. Sërish ra kumbona e telefonit. Alo! Hello! -Jam unë, Ardi. Foli me zë të shterur. Jam në Kukës të Shqipërisë. Këtyre ditëve do të bëhem ushtar i lirisë lumë motra. - çfarë flet, je i marrë! Ti nuk mund të na lësh. Më ke premtuar se nuk do të ikësh! -Motër, e dua Andën! I kam nisur asaj dhe një letër nga Tirana. Të lutem takoje atë. Mos e lejo të mbjell mendim në kokë se unë e kam braktisur, ngase nuk më pelqen të jem tradhtar! - braktisja nuk është ndryshe vëlla. Kthehu! Ose më prit aty ku je, unë vi e të marr. - Jo! Nuk kthehem dot pa u çliruar Kosova. Të lutem, kujdesu për gjërat e mia. Mbylli telefonin. Alo! Alo! Vazhdonte të fliste kot motra. Oh, dhe kjo qe mangu! Kush ishte që fole aq me mirësjellje bija ime, e pyeti babai Blertën. E ajo ia ktheu, ishte ai që nuk qe në gjendje ta braktisë dashurinë e vetë. Qenka mbërritur në Kukës të Shqipërisë. Ai mund të gënjej për të përfituar ndonjë gjë. Por e ka të kotë secilen provë. Dhe dua t’ia bësh me dije, se nuk dua të më shndërroj mua në objekt talljeje. Jam babai i tij... Jo, ishte telefonatë nga jashtë, ia ktheu Blerta. Ai tashmë ka ikur, shtoi ajo, duke shikuar nga dritarja rrugën nga e cila ai kthehej nga shkolla përditë. Do të ishte më mirë të gjithë të lëshonim pe, dhe të mos pësonte çarje familja. Dashuria e tij, duket të jetë më ndryshe se secila dashuri e secilit njeri në botë. -Hesht! Ia ndaloi bisedën babai. Unë nuk jam shkaku i ikjes së tij. Në fakt unë jam e mira e tij, të cilën gjë ai e lëshoi nga dora. Do të vjen koha, që ai do të kthehet me kokën ulur. Do të jetë pikëpyetje nëse e lë brenda. Nuk i pëlqente kjo formë e komunikimit, prandaj e la vetë në dhomë babain dhe shkoi në dhomën e Ardit. Dera ishte mbyllur. Trokiti formalisht, por nuk mori përgjigje. Shkundi këpucët jashtë derës, duke kërkuar çelësin. Kapi me dorë këpucët e bardha, që ia kishte blerë për datëlindje, me të mësuar lajmin për dashurinë e tij me Andën. Pas pak sekondash hetoi praninë e çelësit në këpucë, pasi ai rrëshqiti dhe bëri një zhurmë muzikore. E hapi derën dhe hyri në zbrazëtinë e dhomës. Vështroi e shtangur muret mbuluar me punime arkitekture, fotografinë e Andës, që dukej e mërzitur në vitrinë. Fotografinë e vetë e kishte hequr nga vitrina dhe e kishte lënë në tavolinë kthyer përmbysë. Kjo simbolikë, fliste për një akt që ka bërë rrëmujë brenda djalit, zemra e të cilit duket të jetë thyer rastësisht. Paragjykim imi është ky, folte më vete. Por duket të jetë serioze. Iu këput shpirti kur pa dy kuverta mbi tavolinë. Atëherë nisi të besojë se gjithçka është e vërtetë. Nëna dëshironte të harronte gjithçka që kishte të bënte me trazirat në familje. I silleshin nëpër kokë, lloj-lloj mendimesh. Ishte bërë kohë, që kur ajo ra në shtrat. “ më duket jam ngjitur për shtrati” i tregonte burrit të vet. E ai, tashmë ishte në dijeni, se ç’ishte bërë me Ardin. Ky brengosej për të dy, për Ardin që është duke udhëtuar mbi teh të shpates, duke bërë lojë me jetën. I ka rënë vetës mësysh, paj më mirë më thënë, i ka ra vetës shuplakë në fytyrë. Nuk po mundem me e marr me mend, sesi një vajzë e huaja, ia pret jetën kësisoj. Dashuri në rrugëvdekjeje, nisi t’i fliste gjoja me habi gruas. Ardi, ka marr vendim me kokën e tij, është rritë më shumë se ç’duket, vazhdoi tentimin e tij për të hyrë në lojën e bisedës. E ajo, nuk i hynte andej fare, sepse kishte bindjen se nuk do të përjetonte fatin e zgjidhjes së çështjes së djalit, që ishte shndërruar në sëmundje speciale. E sikur ta dinte që qëllimi i burrit është tjetër... ajo nuk ishte në dijeni, se Ardi kishte kaluar të gjitha kodrat dhe tashmë a i kishte shkelur në zona minimi ku lufta vret fate, dhe ku ndarjet janë opsione reale. Jeta dhe vdekja flasin me njëra-tjetrën. Grua duket se nuk je në dijeni, që Ardi ka shkuar në Kosovë. Është bërë burrë trim... me këto fjalë, sikur ia futi duart në tru gruas. “ E kam ditë se ai do të veproi kësisoj” foli me një zë këmbëthyer! Çka nëse do ta merrte për nuse atë që e do dhe çka nëse nuk kthehet nga lufta-ushtari im. Kjo fjalë ngjante si një drejtim i gishtit kah burri. Por që nuk kishte fuqi arsyejeje. Përfytyrimi i djalit që zuri vend në kujtime të menjëhershme, u shndërrua në frymëmarrje të thellë e më pas në murmurima vaji. Zot, ruajma djalin tim, filloj lutjet nëna, duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme që të ngrihej nga shtrati. Nguli sytë në fotografinë e djalit që e kishte në vitrinë, në mes të ca librave. Nuk arrinte të largonte mendjen nga mendime të orës së ligë. Mendja e ngrehte për të gjitha mënyrat e çudive, ndonëse diçka brenda ende nuk i jipte mundësinë e fundit të largimit nga shpresat se kthimi është alternativë. Ajo, e dinte se djali tashmë ka kaluar kufijtë e të qenit pjesë e prindërve, pjesë e familjes, duke u bërë një dritë shprese për lirinë e Kosovës, të një atdheu që e kishte vizituar vetëm dy herë gjatë jetës së tij. Në herën e parë, kur ishte fëmijë i vogël dhe belbëzonte fjalë të huaja në vend të fjalëve në gjuhën shqipe, dhe herën e dytë kur ishte dhjetëvjeç, teksa merrte pjesë në dasmën e djalit të axhës. Do të thotë, se Kosova ishte një terren i panjohur për të, një atdhe i dëshiruar, por i shndërruar në sfidë, e cila ia sakrifikonte moshën dhe pjekurinë, përballë një dashurie aq të guximshme, për të cilën braktisi gjithëgjënë që kishte. Anda do të jetë pikë e nxehtë tashmë për dy gjëra: për vënien e zjarrit pa qëllim brenda jetës së djalit që e donte me gjithë qenien e saj dhe për arsyen e dytë, besën dhe betimin për të cilin të dytë ishin pajtuar që secila formë e ndarjes të jetë flijimi. Një dashuri e tillë ngjanë të jetë e realizueshme vetëm në pak filma serik. Nëna donte që djali i saj të ketë fatin e kthimit, përcjellur me një pajtim të brendshëm në familje, duke lënë anash trazimin aq të thellë. Ky tren tashmë ishte nisur, koha mund të jetë e pazënë në akrepat që ndjekin njëri-tjetrin. Ah, dashuria, kjo jetë e vdekshme! Djali u tremb nga ti, im burrë, sepse ai mendonte se ti nuk do të lësh rakinë për qetësinë e tij, në fakt, nuk mund të jetë vetëm kjo arsyeja, por ti, ke zënë ta gjykosh, e në raste të tilla, sa herë gjykohet, pason denimi, kështu është bërë denimi i denueshëm në raport të ndërsjellë. Nuk dua të të gjykojë, edhe nëse ta kujtoj faktin, se dhe ne ishim në situata të përafërta disa vjet më herët. Kur e pa sa është ora, burri doli jashtë në oborr me frikën se tensioni i gjakut do të arrinte pikën e vlimin. Ndezi një cigare dhe filloi të shëtiste sytë nëpër oborr. Gjithandej haste në gjurmë të punimeve të djalit të tij. Përbihej... piu cigaren me dy të ngrehura fryme duke i furnizuar mushkëritë me tym në mënyrë të jashtëzakonshme. Pasoi një e skuqur në fytyrë. Hera e parë e pendimit kaq të thellë i ndodhte një njeriu që nuk ishte mësuar ta thyej as shkelë fjalën e vetë. “ Djali im, nëse kthehesh një ditë, do të shohesh sesi po fundoset anija, me të cilën ka notuar krenaria ime për vite të tëra. Shembulli ynë, me të cilin jemi rritë, kemi jetuar, mbetet një besë të cilës i kemi besuar të gjithë edhe kur kemi pësuar, sepse mbajtja e kokës lartë është bërë të thuhet krenari”. Zbutja e një njeriu, që respektonte zakonet dhe traditën, njëjtë si besimin në hyjninë, e kishte lënë prapa reformave njerëzore dhe të dalluar në rrethin ku jetonte.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 15:19:59 +0000

Trending Topics



ods|Learn how to Get
Une belle histoire Il était une fois une île sur

Recently Viewed Topics




© 2015