Po komentohet shumë nga të djathtët vendimi i qeverisë se - TopicsExpress



          

Po komentohet shumë nga të djathtët vendimi i qeverisë se përse u hoq nga institucionet shtetërore portreti i Presidentit dhe u vu ai i themeluesit të shtetit shqiptar. Së pari, ky ishte një premtim paraelektoral i Ramës dhe si i tillë sot ai konsiderohet një premtim i votuar nga elektorati. Së dyti, Presidenti i Republikës, përsa kohë do të zgjedhet me makinacione politike të njërës apo tjetrës forcë politike, s’do të përbëjë asnjëherë simbolin e unitetit kombëtar. Unitetin kombëtar e përfaqëson ai President që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Fakti që mazhoranca e kaluar që e zgjodhi u rrëzua më 23 qershor, tregon se edhe Presidenti nuk e përfaqëson shumicën e popullit. Për sa më sipër, lind nevoja e ndryshimeve në Kushtetutë që Presidenti të zgjidhet nga populli, por pa e kaluar vendin në Republikë Presidenciale.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 14:09:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015