Poezi nga Mentor Thaqi MBARËSI, IMJA SHQIPNI kah të ia nisi me - TopicsExpress



          

Poezi nga Mentor Thaqi MBARËSI, IMJA SHQIPNI kah të ia nisi me vargun e kah të shtyej urimin, ... po e nisi me bekimin së pari, të fillon e mbara në heqje të së mbrapshtës, apo të hiqet e mbrapshta që t´fillon e mbara, t´mos bëhet vesi traditë e as tradita t´mbes ves, detajet i shohim sapo veten të njohim gjithësesi me Ty për t´mirë, Shqipni votë me kokë, votë për kokë, një kokë një votë, për nesër, sot jam n´ndritje, jemi n´pritje të dijes, të vetëdijes jam në ikje të hijes së hijes kthim kah vetvetja që t´hiqet vetndjekja e t´mos kanoset vetvdekja nga vetpërndjekja e imja rini don ardhmëri o Shqipni, atë ia jepë Ti me k´thim n´bekim dhe ecje n´mbarësi o Djepi i shpirtit tim vota n´kuti e ka vendin e n´kuti ruan rendin vota ka ngjyra, por jo shumë fytyra ata që e donë duhet ta meritojnë, jo me çfarë premtojnë me çfarë ofrojnë ta realizojnë n´votim të ndershëm ka fitues t´përhershëm, ardhmëria, rinia, Shqipnia mbarësi imja Shqipni, jam me Ty aty ku je Ti ... Mentor Thaqi VS., 23.06.2013 (drejtpërdrejt, 01,20 h) Zgjodhi: (boss)
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 19:20:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015