Poezia e Lleshanakut, fituesja e panairit “Pothuajse dje” - TopicsExpress



          

Poezia e Lleshanakut, fituesja e panairit “Pothuajse dje” është libri me poezi që e vlerësoi poeten Luljeta Lleshanaku me çmimin e autores më të mirë të vitit, në Panairin e Librit “Tirana 2013”. Përkthyesi i vitit u shpall Astrit Beqiraj, për përkthimin e librit “Udhëtim me Herodotin”. Panairi i librit ka rikthyer çmimin e librit më të mirë për fëmijë i cili i është dhënë autorit të njohur, Gaqo Bushaka, për librin “Pas festës së abetares”. Çmimi për veprën më të mirë studimore i shkoi Sabri Hamitit për studimin e veprës së At Zef Pëllumbit. Juria e panairit me anëtarë: Dhurata Shehrin, Arta Markun, Fatos Baxhakun, Parid Teferiçi, dhanë edhe çmimin e përkthimit më të mirë të veprës së Albert Kamys. Ky çmim shkoi për Petrit Sinanin, i cili ka përkthyer thuajse 20 vite më parë veprën “Miti i Sizifit”. Ky çmim u nda në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Kamys, i cili u përkujtua edhe në Shqipëri. Juria ndau edhe çmimin “In memoriam” në përkujtim të autores Hida Halimi për romanin e saj “Shpina”. Panairi i Librit “Tirana 2013” u çel në datën 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve, dhe këtyre ditëve interesi ka qenë i lartë. Një sërë librash janë promovuar gjatë ditëve të panairit. “Njeriu me fat” rikthen në versionin triller shkrimtarin Fatos Kongoli. Në stendën e botimeve “Toena”, Fatos Kongoli është i pranishëm në promovimin e librit. Sipas Kongolit, më shumë sesa zbardhje e një vrasjeje, libri në thelb është për të kuptuar se cila është rruga nga ka marrë drejtimin shoqëria shqiptare. “Sabit Kurti është personazh i imi edhe te romanet “Te porta e Shën Pjetrit” apo te “Jetë në një kuti shkrepësesh”. E kam sjellë sërish sepse kam dashur ta plotësoj më tej portretin e tij. Ai është një figurë komplekse, përfaqësues i zbatimit të ligjit në një shoqëri të kapur për fyti; më ka tërhequr gjithmonë. Shpesh kam keqardhje për këtë personazh, me parime të shëndosha dhe i ndershëm, por që përgjithësisht lufton i vetëm, si me mullinjtë e erës. Por kjo dukuri nuk më ndodh vetëm me të. Në përgjithësi më pëlqen t’iu rikthehem e t’i plotësoj personazhet e mi, sidomos ata të parapëlqyerit, sepse dihet, çdo shkrimtar ka të preferuarit e tij. Ç’është e vërteta, këta janë personazhe që nuk dinë t’i mbijetojnë realitetit tonë të egër dhe kjo gjë më tërheq tek ata”, – tha Kongoli në promovimin e “Njeriut me fat”. Dita e tretë e Panairit të Librit “Tirana 2013” kulmoi me konferencën, “Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri”, organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Për kryetarin e Shoqatës, problemet me të drejtën e autorit janë të mëdha në tregun e botimeve shqip. “Për fat të keq, në libraritë tona ekspozohen libra të piratuar, të cilët janë bërë publikë, por që përsëri janë nëpër librari. Pavarësisht se u fol e u shkrua, nga “Meinf Kamf” i Hitlerit e deri tek “Arqipelagu Gulag” e shumë e shumë libra të tjerë të autorëve të njohur vazhdojnë të shiten. Libraritë në asnjë mënyrë nuk mund të punojnë më në këto forma. Të gjithë bashkë duhet të bashkëpunojmë, botuesit me botuesit, botuesit me distributorët, botuesit me librarët. Në qoftë se ne do të jemi të gjithë në një front të përbashkët, atëherë do ta arrijmë këtë qëllim”. Në emër të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ymeri ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, botuesve e institucioneve shtetërore për t’u përballur siç duhet me këtë problem. Panairi i Librit “Tirana 2013” u mbyll dje dhe nuk mund të themi pa probleme. Edhe pse organizohet prej 16 vjetësh dhe është një nga aktivitetet që nuk e ka humbur asnjëherë interesimin e publikut – për fat të mirë – ka ende shumë për të bërë. Lajm i mirë këtë vit, të paktën për mua, është se vlerësimin më të madh nga juria e mori një lëvruese e poezisë, një nga autoret më të talentuara shqiptare.
Posted on: Mon, 18 Nov 2013 16:39:19 +0000

Trending Topics




Cuisinart Convection/Broiler Toaster Oven Total Touch Touchpad
This is great 3 min clip from brother Steve Lawson about the

Recently Viewed Topics




© 2015