Poli: Kaka do ta bëjë Milanin sërish të madh Mesfushori - TopicsExpress



          

Poli: Kaka do ta bëjë Milanin sërish të madh Mesfushori italian i Milanit, Andrea Poli, beson se kthimi i brazilianit Ricardo Kaka, do të bëjë skuadrën milaneze sërish të madhe dhe dominante në Itali. Kaka 31-vjeçar është transferuar te Milani në ditën e fundit të afatit kalimtar si lojtar i lirë nga Real Madridi. Ai firmosi kontratë dyvjeçare me "rossonerët". Nga Milani ishte larguar në verën e vitit 2009, duke iu bashkuar Real Madridit për 65 milionë euro. "Ai është lojtar mjaft i mire dhe jam shumë i lumtur që është rikthyer. Është kthyer shumë i uritur dhe jam i sigurt se do të arrijë gjëra të mëdha këtu. Është privilegj të luash me të dhe ai do të jetë lideri ynë", ka thënë Poli 23-vjeçar për faqen zyrtare të Milanit. -P9
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 22:32:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015