Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 6 kilogram substancë - TopicsExpress



          

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 6 kilogram substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë. Në një njoftim të Policisë thuhët se policia kufitare me kërkesë të hetuesve policor nga DHTN kanë bërë ndalimin e veturës Shkoda Fabia të cilën e drejtonte i dyshuari A. K. ku gjate kontrollit eshte gjetur nje sasi e substances narkotike. “Zyrtarët policor menjëherë kanë bërë arrestimin e të dyshuarve nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale posedim, blerje, shitje, transportimi, ndërmjetsimi i paautorizuar i substancave narkotike. Sasia e substancës narkotike është gjetur në mbrojtësin e pasmë të veturës në fjalë dhe rezulton të peshojë 6. 780 kg”, thuhet në njoftimin e PK-së. Sipas tyre me këtë rast është kontaktuar prokurori i Prokurorisë themelore në Prizren dhe me urdhër të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 16:08:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015