Politike NGA MARK FRROKU 29 Qershor 2013 - 06:32 Demokristianët - TopicsExpress



          

Politike NGA MARK FRROKU 29 Qershor 2013 - 06:32 Demokristianët përplasen për votat Mark Frroku replikon me Ndokën Të tjera rreth shkrimit Çfarë tha Ndoka për rezultatin PR në Shkodër: PD na vodhi votat VIDEO/ "Rinumërim 10 kutive të votimit" SHKODËR - Duke lexuar në faqet e gazetës “Shekulli”, të dt. 28 Qershor, më zuri syri një intervistë të Kryetarit të Demokristianëve Nard Ndoka, ku flitej për të djathtën në tërësi pas humbjes në 23 Qershor dhe për Shkodrën në mënyrë eksplicite…Zotin Ndoka thotë shprehimisht: “nuk e konsideroj përmbysje me votë, por përmbysje me devijim vote”. Kjo frazë e tij është e përsëritur, duke aluduar për blerje votash, për trafikim, për marifete komisionerësh. Ky arsyetim përmban një nonsens të madh, sepse shanset për të realizuar të tilla skenare përgjithësisht i ka partia në pushtet, e cila për hir të së vërtetës nuk la gur e mjet pa përdorur, gjithë makinerinë dhe aksesorët në dispozicion, duke shkelur ligjin dhe duke shpërdoruar në mënyrën më të keqe të mundshme paratë e taksapagueve shqiptarë. Aq më tepër në Shkodër ku klani Topalli nga piramida e pushtetit ka ushtruar trysninë më të fortë ndaj aktivistëve të forcave opozitare politike dhe ndaj qytetarëve të thjeshtë për të deformuar vullnetin e tyre elektoral. Sa për kujtesë kulmin e makabritetit në një fushatë elektorale PD e arriti në 2009, ku humbi jetën në rrethana ende të pasqaruara i ndjeri Aleks Keka, kreu i Demokristianëve në Malësinë e Madhe. Zoti Ndoka ashtu siç akuzoi atëherë klanet e PD –së për këtë ngjarje të shëmtuar, duhet të kishte ngritur zërin vijimësisht për zbardhjen e çështjes, në nder edhe respekt të këtij aktivisti të shquar që u baltos me lloj lloj epitetesh, ende pa u bërë ceremoniali i varrimit dhe lamtumirës. Ashtu siç braktisi Aleksin, ky zotëri braktisi opozitën me gjithë të vrarët e 21 janarit, për një karrige zv Ministri, për të mbërritur tek listat e kandidatëve për deputetë të mazhorancës të cilën për vite e vite e kishte anatemuar si më problematiken dhe të korruptuarën për Shqipërinë. Zoti Ndoka, sipas mendimit tim, është njëri nga përçarësit dhe deformuesit e Demmokristianëve, të frymës dhe filozofisë që ata përfaqësojnë. Por për të vazhduar më tej… Zoti Ndoka shprehet: “duhet ta pranojmë se Shkodra ka probleme të thella ekonomike; është përmbytur disa herë nga ujërat, janë krijuar monopole lokale në administrimin e pushtetit, ka edhe fenomene të tjerë lokalë, që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Por megjithë këto Shkodra mbetet e djathtë me votë reale”… I gjithë ky arsyetim është kontradiktor. Në radhë të parë duhet sqaruar se cilët e përmbytën Shkodrën, ja shkatërruan mundin, djersën, e kthyen më se njëherë në kënetë (?!!) Cilët janë zotëruesit e monopoleve lokale në administrimin e pushtetit( ?!!) Çfarë nëkupton me fenomene të tjera lokale që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar (?!!) Në mungesë të një përgjigjeje të sinqertë nga ana e këtij zotërie, verdiktin e dha populli i Shkodrës. Atij vetëm i duhet të thellohet, të lexojë votën e popullit, të nxjerri mësime dhe të bëj akte qytetarie, civilizuese, të tipit Berisha. Pra të bënte dorëheqje, t’u linte rrugë të lirë të rinjve, idealistëve. Jo vetëm ai por edhe ndonjë i vetquajtur lider të cilët e kanë katandisur Kristianizmin si doktrinë dhe filozofi në një utopi, duke njollosur të shkuarën e lavdishme, por edhe të tashmen. Amatorizmi dhe fajësia e zotit Ndoka bëhet më i thellë, kur përfundon se: Shkodra mbetet “e djathtë me votë”. Shkodra nuk është as e djathtë e as e majtë! Shkodra në rradhë të parë është e qytetarëve të saj, të cilët duan të ndërtojnë jetën, të gëzojnë jetën, të krijojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre. Me Shkodrën e kulturës, me Shkodrën e historisë, me ndjenjat e saj, me sinqeritetin, bujarinë, mikpritjen, tolerancën, është luajtur për 23 vite. Besëprerët, shpërdoruesit, sharlatanët morën përgjigjen e merituar. Ajo që vjen pas do jetë një gjë krejt tjetër. Programi i Rilindjes i mazhorancës së re do jap shpresë dhe mundësi reale zhvillimi për vendin, do t’i kthejë dinjitetin krenarinë e nëpërkëmbur Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.
Posted on: Sun, 30 Jun 2013 03:27:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015