Populli trim dhe i paperkulshem armen! Armenia gjindet ne jug te - TopicsExpress



          

Populli trim dhe i paperkulshem armen! Armenia gjindet ne jug te maleve te Kaukazit, ndermjet detit Kaspik dhe detit te Zi. Ajo ka 29.800 km2 dhe 3.294.000 banor (Pak a shume sa Shqipnia) prej te cilve 93.3% armen, 2.6% azerbaixhanas, 1.7% kurd, 1.6% rus. Rreth 10% e kufinit e ka me Gjeorgjine kristjane ndersa ne pjeset e tjera kufizohet me Azerbaixhanin islamik, me Irani islamik dhe me Turqine islamike. Per te shkue nga Shqipnia ne Armeni duhet te kalohen drejte Lindjes mbi 2000 km neper Maçedoni, Bullgari, Rumani, Moldavi, Ukraine, Rusi dhe Gjeorgji. Ne shekullin e pare p.K, gjate mbretnise se Tigranit te Madh, Armenia formonte nji perandori, qe shtrihej prej detit Kaspik, detit te Zi dhe deri ne Mesdhe. Thuhet se aty ka qene ndertue Kulla e Babelit. Ne vitin 301 Armenia ka qene vendi i pare ne bote, qe e ka njofte fene kristjane si fè zyrtare duke e ba kete gja disa dhjetvjeçar ma perpara se kjo fè te njihet si fè zyrtare nga Perandoria Romake. Armenia u pushtue me rradhe nga romaket, arabet, mongolet dhe persiant, keshtu ky shtet u dobesue shume. Ne vitin 1454 Armenine e ndane midis tyne Perandoria turke dhe Persia. Ndermjet viteve 1813 dhe 1828 Armenia ishte pak a shume ajo qe asht sot, nderkohe qe dy qytete ia mori Rusia. Qe nga viti 1920 bani pjese ne Bashkimin Sovjetik. Nga ky popull kane dale njerz te mdhaj me fame botnore nji prej te cilve asht kompozitori dhe drejtuesi orkestre Haçaturian. Genocidi Gjate viteve 1915 e deri ne vitin 1923, shume armen qe banojshin nen Turki, pra ne Anadollin Lindor, kjene masakrue, gja qe u quejt “Genocidi armen”. Ndersa arment dhe opinioni botnor pohojne se ky ne fakt ka qene nji genocid ne kuptimin e vertete te fjales i bame dhe i mbeshtetun prej autoriteteve turke, turqit pohojne se kjo masaker ka ndodhe per shkak te luftes civile dhe ne koinçidence me skamllekun dhe smundjet e kohes. Ne fotografine e pare shifen armen te varune nga turqit. Ne fotografine e dyte shifen armen te pushkatuem nga turqit. Ky genocid perkujtohet nga arment e gjithe botes me daten 24 Prill te çdo viti. Edhe ne Shqipni kena armen. Njenen prej ketyne familjeve e kam njofte ne Shkoder, qe quhet familja Haleplian. Luiza Halepliani, e motra e mesuesit tone te nderuem dhe te dashtun te fisklutures Ernest Halepliani, me ka ba nji pershkrim te hollsishem dhe rrenqethes te masakres turqve te jetueme nga ajo vete personalisht kur ka qene femij i vogel. I kishin vue gra, pleq, burra dhe femij ne nji karevan te gjate “per ti transferue” ne nji vend tjeter. Gjate rruges ushtart turq ia kishin marre te jatin per krahit dhe e kishin vue mbas nji kesolle. Ne ate moment, tregon Luiza, ndigjova disa te shtena pushke dhe babain tim nuk e pashe ma kurr. Keshtu kan ba ata gjate gjithe rruges, ndersa karavani ecte perpara ne nji drejtim te pacaktuem. Nobelisti turk Para pak ditesh nobelisti ne letersi Orhan Pambuk denoncoi para te gjithe botes masakren turke mbi nji milion e gjyse armen kristjan gjate luftes se pare botnor (1915), vetem se ato nuk pranojshin te islamizoheshin. Qe turqit, ne vendet e pushtueme prej tyne e kan perhape me dhune islamizmin, kete nuk ka nevoje te na e tregoje kush ne shqiptarve. Kjo dhune ushtrohet edhe ndaj muslimanve vete ne vendet islamike, te cilve kur kethehen vullndetarisht ne kristjan u pritet koka. Qendrimi i paperkulshem i populli martir armen asht nji shembull konkret se si edhe ne kushte shume te zorshme dhe i rrehtuem me anmiq, nji popull trim mund te ruej karakteristikat e veta. Gjate shekullit te zi te XX asht ba edhe nji genocid tjeter botnisht i njohtun, ai i nazizmit gjerman mbi popullin ebrè, gjate te cilit u eleminuen 6 milion ebrej. Por populli gjerman sot e ka pranue kete genocid dhe e ka denue, ndersa presidenti i Iranit Ahmadinexhad e mohon paftyrsisht kete genocid duke e quejte si diçka te shpikun nga fantasia. Po te njajtin qendrim mban sot edhe Turkia, e cila vazhdon te mohoje gjenocidin ndaj armenve. Kjo ka qene aresyeja qe shkrimtari turk Orhan Pamuk asht kene ndjeke penalisht nga gjykata turke. Por, nuk mblohet, jo, dielli me shoshe! Publikue me 23/10/2006 ne gazetakritika.net/arkiva/tetor06/Armen.html Dhe ne kosova.albemigrant/?p=23415
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 13:04:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015