Poslishiti do vazhdoj me traditën e fitoreve për - TopicsExpress



          

Poslishiti do vazhdoj me traditën e fitoreve për PDK-në Poslisht, 29 Tetor 2013 Në Poslisht në mesin e qindra qytetarëve të këtij fshati kandidati, për kryetar të komunës së Prizrenit Prof. Dr. Ramadan Muja, ka thën se në këtë fshat janë investuar mbi një milion euro në infrastruktur dhë përmisimin e mirëqenjës së qytetarëve të këti fshati. Gjatë vizitës që ka zhvilluar kryetari Muja, me banorët e fshatit Poslisht, është shoqëruar nga bartësi i listës z. Nijazi Kryeziu, shefi i shtabit zgjedhor i degës së PDK-së z. Hasan Hasani dhe kandidati për kuvendin komunal i këtij fshati z. Visar Isalamaj. Kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës së Prizrenit Prof Dr. Ramdan Muja, para banorëve të fshatit Poslisht tha se ndihem krenar dhe jamë ballëhapur kur takoj banorët e Poslishtit, sepse gjatë mandatit që po lëm pas kemi mbajtuar të gjitha premtimet duke realizuar dhjetra projekte kapitale të cilat drejtëpërsëdrejti përmisojnë mirëqenjen e banorëvë të Poslishtit. Pa dashur të futem në detale të elaborimit të projekteve më duhet të përmend disa prej projekteve kapitale siq është; ndërtimi i ambulacës mjeksore së mjekësisë familjare, ndërtimi i stadiumit të futbollit, rregullimi i hapsirës ku buron gurra e Poslishtit, rregullimi i kanalit për ujitje, furnizimi me pompa shumë të sofistikuara për ujësjellësin e fshatit, vendosja e trafostacionit, shtruarja me kubëza e rrugës kryesore në gjatësi prej rreth një kilometrash, shtruarja e dy rrugëve me kubza në drejtim të fshatit Hoqë në gjatësi prej 1250m zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore Vlashnje – Poslisht në gjatësi prej 2000 m, ndërtimi i dy urave konform kushteve dhe rregullave të komunikacionit e shumë projekte tjera të cilat unë sot nuk dua ti përmend është shprehur kryetari Muja gjatë këtij takimi elektoral. Ndërkaq kandidati për kuvend komunal nga radhët e PDK-së, z. Visar Islamaj duke falenderuar kryetarin për të gjitha investimet që janë bërë në këtë fshat, u ka thën banorëve të Poslishtit se besimi juaj për kryetarin Muja dhe Partinë Demokratike të Kosovës është besim në të ardhmen europiane të komunës sonë. Ndër tjera kandidati për kuvend komunal z. Isalamaj tha se gjatë gjithë këtyre viteve të angazimit tim politikë gjdo ditë pune jamë impenjuar me hallet dhe brengat e bashkëfshatarëve të mij, andaj jam sot para jush për të kërkuar që t’na jepni besimin me datën 3 nëntor që Poslishtin dhe Prizrenin ti shëndrrojmë në vendabanime europiane. Zyra për Informim e PDK-së
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 01:23:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015