Pragvjeshte…. Ajri hollak ftohet Drita zbehet e lëshon ca - TopicsExpress



          

Pragvjeshte…. Ajri hollak ftohet Drita zbehet e lëshon ca gjurmë … Rreth mesit vjeshta verën kap e puthen në dehje Njeriu ëndrrat i mbledh si nectarin nokturn…! Dielli ikën më i lodhur horizontit… Qielli shkëlqimin le peng, dashuri të shkuara Gjaku vrapon më pak ne deje…. Retë lozonjare janë njolla trishtimi…! Mbi trup të gjethes ndryshku erdhi… Mbi shpirt të njeriut ka melankoli… Mbi rëke të lotit dashuria e humbur… Pragvjeshta puthet butë me njeriun… Atij pragu pranvera tretet kujtimesh… Vera zbehet,shkrihet, ikën qetësisht… Dimri marok lajmëron më bubullimën… Vjeshta e artë është veç muzik…! Pragvjeshta nuk është stinë… Janë të gjitha atje, tretur në penel… Dashuritë trishtimet puthjet e nxehta… Janë ato që humbën , janë ato që vini! Mbi gjethet e fatit shtrihem cullak Aromën e thith mushkrive te ndjenjës… Pragvjeshta me merr lehtas në krah Bashkë i fshehëm sekretet e verës…! Pragvjeshte, shpezët këndojnë tjetër këngë… Kruset njeriu ecën më shpejtë…. Të dashuruarit duhen më shumë… Dashuritë e reja do t’vijnë me rufetë….! Ikin ditët, ikin pa kthim, ikin verbtazi, ikin me gëzim… Ndoshta jeta është një pragvjeshte Njeriu pragvjeshte ka qenë dhe do të jetë… Një ëndërr e vjetër më puth lehtë trishtimin… Ikim dhe ne si hije tutje tretemi….! 25.Gusht.2013 mëngjez
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 05:25:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015