Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk do të ketë asnjë - TopicsExpress



          

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk do të ketë asnjë këshilltar shqiptarë, pasi që edhe këshilltari i fundit do të largohet këtyre ditëve, bën të ditur INA. Këshilltari i vetëm shtetëror shqiptar për çështje ekonomike, Ahmet Qazimi me kërkesë të tij pritet të largohet nga presidenca, pasi që do të transferohet në Drejtorinë e Arsimit pranë Komunës së Tetovës. Sipas burimeve për agjencinë e lajmeve INA, Luljeta Qazimi e punësuar në kabinetin e Presidentit të shtetit si ndihmës udhëheqëse e sektorit për arsim vetëm formalisht ka figuruar në listën e këshilltarëve të presdentit Ivanov. Përfaqësimi i në presidencë i kuadrove shqiptare akoma është simbolik, pasi që nga 44 të punësuar, vetëm dy janë shqiptarë Luljeta Qazimi dhe Florije Latifi. Presidenca një vit më parë largoi nga detyra edhe zëdhënësin shqiptar Ejup Berisha. Ivanov nga fillimi i detyrës së presidentit ishte zotuar për punësimin dhe respektimin e përfaqësimit të shqiptarëve, por asnjëherë nuk i është përmbajtur premtimeve të bëra. Mandati i tij pritet të përfundoj në maj të vitit të ardhshëm, kur pritet edhe mbajtja e zgjedhjeve të rregullta presidenciale. Ivanov fitoi si president vendi edhe me përkrahjen e partisë shqiptare në pushtet BDI. Deri tani nuk dihet se a do të konkurroj ai për një mandat të dytë presidencial. /Telegrafi/
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 17:17:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015