Presidenti i pavaresise se Kosoves Prof.Dr.Fatmir Sejdiu :PO - TopicsExpress



          

Presidenti i pavaresise se Kosoves Prof.Dr.Fatmir Sejdiu :PO KTHEHEM Një porosi për lidershipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga ish kreu i saj: “Nuk kam dalë në pension politik”. Dy vjet e gjysmë pasi Gjykata Kushtetuese ia ndërpreu mandatin e Presidentit të vendit dhe Isa Mustafa ia mori pozitën e kreut të partisë, Fatmir Sejdiu, në një intervistë ekskluzive për IP Magazinë paralajmëron rikthimin. “Njerëzit që kanë “ndihmuar” të ndodhin ato që kanë ndodhur edhe në Gjykatën Kushtetuese edhe më pas me zhvillimet në parti, kanë menduar se unë do të vetëkënaqem me një titull nderi që më kanë dhënë që nënkupton shkuarjen time në pension ose mbase mund të nevrikosem shumë dhe ta lëshoj LDK-në, siç kanë bërë disa që nuk e kanë pasur për shpirt LDK-në. Unë nuk e bëjë këtë”, thotë ai. IP Magazine:Në fillim është thënë që nuk do të bisedohet me Serbinë për çështje të brendshme dhe pastaj pozicionet kanë lëvizur me kalimin kohës? Fatmir Sejdiu: Ky ka qenë qëndrim i imi në fillim kur kam qenë në krye të vendit dhe më vonë është prezantuar i njëjti në fazat e mëtutjeshme, por se si kjo ka rrjedhur më tej nuk kisha dashur aktualisht të komentoj. Por mund të them se ka gjëra shumë shumë të ndjeshme. IP Magazine: Cilat janë ato më të ndjeshmet? Fatmir Sejdiu: Më e ndjeshmja është ajo tendenca e interpretimit të fuqisë politike dhe të marrjes së vendimeve mbi këto interpretime të këtij dokumenti që ka të bëjë me mekanizmin e asosacionit të komunave. Kjo për mendimin tim nuk ka qenë e nevojshme sepse “Pakoja e Ahtisarit” është shumë e qartë rreth kësaj. Pra ajo nuk ka lënë hapësirë për interpretime dhe tendenca të tjera përtej saj. Musa JupolliMusa Jasiqi,Qazim Bajgoraliu,Mentor Thaqi;Adem Bajraktari,Syle DobroshiSylejman AhmetiTahiraj SaimHaki Latifi
Posted on: Wed, 05 Jun 2013 17:18:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015