Principe dhe rregulla të Tarikatit Pasusve të tarikateve ,u - TopicsExpress



          

Principe dhe rregulla të Tarikatit Pasusve të tarikateve ,u janë të pashmangshme tetë (8) këshilla: 1.Është që:Urdhërat fisnik të Zotit xh.sh. të Lartësuar ti zbatojn dhe nga ndalesat e tija ( Zotit xh.sh.)të rrijnë largë. 2. Ta ruajn vetën nga veprimet që janë në kundërshtim me Sheriatin dhe me Tarikatin; 3.Në fe dhe besim të qëndrojnë të palëkundur. 4.Ti mësojn dhe ti dijn ç‘ështjet e domosdoshme nn Sheriat dhe në Tarikat,me qëllim qe me to të bëjn vepra të mira. 5.Të mos shiqojnë të metat e askujt. 6.Të jenë të mëshirshëm dhe bujar ndaj nevojtarve. 7.Të heqin dorë nga veset e liga dhe të shëmtuara. 8.:Ta pranojn këshillën e Shejhut.Ata që i ndjekin këto këshilla dhe që veprojn sipas këtyre tetë këshillave,padyshim do të arrijn grada të larta të kësaj bote dhe të botës tjetër(ahiretit). Njeriu ,para se gjithash,kërkon udhehëqës.Zoti xh.sh. I Lartmadhruar në Kur’an urdhëron:“Kërkoni mjet(vesile)për t’iu afruar Allahut xh.sh”! Fjala vesile e ka kuptimin udhehëqës(rehber)dhe fjala rehber ka kuptimin udhërrëfyes. Për ta gjetur Allahun xh.sh.udhehëqes ka qenë Muhamedi a.s.,për ta gjetur Muhamedin a.s.,udhehëqes ka qenë Aliu k.v. Njeriu për ta njohur vetvehtën ka nevoj ta njeh Allahun xh.sh.dhe për ta njohur Allahun xh.sh. ka nevoj të ketë një udhehëqes shpirtëror(myrshyd).Pa udhehëqes,nuk mund të ketë myrshyd,pa pasur myrshid s’mund të gjindet Zoti xh.sh. dhe pa e gjetur Zotin xh.sh.,njeriu nuk ka mundësi ta njeh vetvehtën. Njeriu është ai,që:Ka kërkuar udhehëqes,ka pasur myrshyd,ka gjetur Zotin xh.sh.dhe ka njohur vetvehtën. Këto fjal janë lakonike dhe shumë të shkurtëra por përmbajn shumë domethënie dhe urtësi; këto janë simbolika që përbëjn rrënjën e themelit të dervishëve. Mos u gjind afër rrugëmohuesit Politeizmi të prek trupit Mallkuar qoft shpirti I Jezidit, Shpirti është i Muhamed Aliut. Një mysliman,me fjalën dëshmimi(kelime shehadet)ka shpëtuar nga politeizmi i hapur(shirki xheli),por nuk ka shpëtuar nga politeizmi i mësheft(shirki hafi). Njeriu që ka shpëtuar nga politeizmi i mësheft,por nuk e ka pastruar zemrën dhe moralin,nuk mund të jetë njeri shëmbullor(insani kamil). Njeriu në qoftse është shëmbullor,së pari i di të metat e veta,sepse,kanë thënë se njeriu duke mos i ditur të metat e veta nuk bëhet erudit(i ngritur-zotërus i dijeve të thella). Ata që kanë ardhur në këtë botë,të gjithë do të shkojn,askush nuk do të mbetet. Njeriu që nuk di njerëzi,nuk ka dallim nga kafsha. Vjen nga një,shkon nga një,mbetet Një Në të vërtetë,sytë që nuk mashtrohen në përceptimin e dukurive,nuk shofin tjetër,përveq Një. Gjithmon është një qenie. Gjithçka që manifestohet në fantazin e të entuziazmuarit dhe që shihet prej syri të dashuruesit(ashikut)të Zotit,është Një. Sado që të shumohen fantazit dhe vrojtimet,origjina dhe baza prap se prap është një,prap se prap është Ai. Vall Ai,kush ësht?ë Muhjid-din Arebiu thotë:” Ti,pa ty,je Ai. Hazreti Isai ka qenë shpirti i Zotit.Hazreti Musa ka qenë fjala e Zotit. Por,hazreti Muhamedi s.v.s është rob i Zotit. Pa qenë rob askujt s’mund ti bëhesh mbret. Bëhu rob i Zotit,shpëto nga të qenit rob i robit(njeriut)! Ata që janë bërë mbretër pa qenë rob,janë privuar nga mbretërimi i vërtetë Katër dyer dhe dyzet(40) mekame. Janë katër dyer,dyzet(40)mekame,shtatëmbëdhjet(14)kushte, treqind e gjashtdhjetë e gjashtë shkallë(366),dymbëdhjet(12) kate të shejtëris(velajetit),shtatë(7)qarqe të velajetit,katër(4)taxhe të shejntëris,pesë(5) medh-hebe(shkolla) dhe një ymenet. Janë shtatdhjet e tri grupe(73),njeri nga të cilët është grupi i shpëtuar,kurse shtatdhjet e dy(72) janë grupe të zjarrit(xhehnemit). Nga këto katër dyer që u ceken: dera e parë është sheriati;dera dytë është tarikati;dera tretë marifeti;dera e katër është hakikati. Sheriati i përketë dituris. Kur arrihet dituria e Zotit lartësuar,bëhen vepra të mira dhe shërbesa me besim të sinqert,shifet fytyra e Zotit të lartësuar. Me hizmet dhe me nderim të mysafirëve të Hakut,plotësohet masa e sheriatit. Sheriati anëtarin e vet nuk e sheh të mjer. Dera e dytë është Tarikati. Dëshira e tij është që plotësisht të gjindemi në vepra të mira dhe me dituri si dhe te bëjm hyzmet(shërbes)derisa të shofim shejntërin dhe ti gjejm dëshirat e ndjenjave dhe të zemrës. Tarikati ia plotëson qëllimin anëtarit të vet,ia tregon velajetin dhe ia paraqet kerametin. Masa tarikatit është arritja e pjekuris shpirtërore(kamil). Dera e tretë është Marifeti. Marifet është të punojsh vepra të mira,ta njohesh Zotin xh.sh.,të gjejsh ngushëllim te Ai,të jepesh pas kënaqësis(rizas)së Tij,të shiqojsh të metat tua,të mos shiqosh të metat e tjetrit. Të njohesh dëshirën e zemrës. Një dervish,ndonjë njeri që e gjenë drejt në një qëllim të mirë duhet ta ndihmoj,qoftë dhahir ose batin. Nurin e Zotit të Lartësuar,duhet ta kesh prezent në çdo vend dhe ta besosh. Marifeti është dritë e mendjes,gjallëri e shpirtit,form e dijes,shtyllë e tarikatit,këmish e sheriatit. Sheriati i hazreti Muhamedit a.s. ka të bëj me fjalët,tarikati me vepra,marifeti me gjendjen,kurse hakikati ka të bëj me sirrin(sekretin). Sheriati është farz,tarikati është vaxhib,marifeti është synet,hakikati është nafile. Sheriati është nëna,tarikati është baba,marifeti është biri,hakikati është nipi. Sheriati është lindja,tarikati është perendimi,marifeti është veriu,hakikati është kibleja. Dera e katër është Hakikati. Prej vet këtij kalon vepra e mirë dhe nuri,në mes të tij dhe Zoti xh.sh. reflektohet nuri. Ai paraqet keramet dhe reflekton sirrin e All-llahut xh.sh.,ai është pozit shoqëruese e dyzet(40) pozitave(mekameve). Është pozit edukatori. Është pozit myrshydi. Është pozit e bisedave të ëmbla(muhabet). Është shpëtimtar i grupit të shpëtuar që sipas hadithit sherifi nga shtatdhjet e tre grupe,shtatdhjet e dy janë te humbura dhe një i shpëtuar. Sheriati,tarikati,marifeti dhe hakikati për dervishët janë shtyllat themelore. Sipas veprës së imam Xhafer Sadikut,ata që me kënaqesi bëjn vepra të mira,janë shpëtimtar të atyre që në këtë botë kufrin(mosbesimin-ateizmin)ia kan shitur imanit (besimit),mundimin ia kanë shitur kënaqësis,forcën ia kanë shitur butësis,hisen e pasuris ia kanë shitur varfëris.
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 20:48:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015