Prishtina, sikurse edhe të gjitha qytetet tjera të Kosovës në - TopicsExpress



          

Prishtina, sikurse edhe të gjitha qytetet tjera të Kosovës në rend të parë janë të atyre që jetojnë aty dhe të gjithë qytetarët e kanë të drejtën por edhe obligimin kushtetues që të përkujdesen për vendin e tyre, qoftë nëpërmjet angazhimit të drejtpërdrejtë, qoftë nëpërmjet propozimeve për alternativa zhvillimore, por pse jo edhe nëpërmjet kritikave, aty ku diçka nuk funksionon. Pronar legjitim të qyteteve janë vet qytetarët e assesi udhëheqësit e atyre qyteteve, prandaj të flasësh me gjuhën e “përjashtimit” të dikujt nga të jetuarit në cilindo qytet të Kosovës, nuk është asgjë tjetër përpos tregues më i mirë se kryetari aktual i Prishtinës sillet sikur padron dhe pronar i kryeqytetit të Kosovës. Logjika e “përjashtimit” të të gjithë atyre që nuk janë të kënaqur me zhvillimet dhe gjendjen aktuale në Prishtinë, nënkupton se kryeqyteti i Kosovës trajtohet sikur një pronë e kryetarit aktual të Prishtinës dhe ai e merr të drejtën t`ia tregojë derën secilit që dëshiron të kontribuon për të mirën e qytetit të tij duke vënë në pah edhe ngecjet dhe gjendjen reale. Zaten, sjelljen e tij si pronar i Prishtinës, Isa Mustafa e ka dëshmuar shumë më herët, jo vetëm me këtë reagim. Mirëpo, këtu ka një devijim nga sjellja normale e pronarit ndaj pasurisë tij, pasi që çdo pronar i ndonjë pasurie, kujdeset për atë pasuri, e ruan atë dhe mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme për të. Isa Mustafa dhe paraardhësit e tij e kanë trajtuar Prishtinën pronë të tyre, vetëm atëherë kur atyre iu ka dashur që të përfitojnë nga ajo, e asnjëherë nuk janë kujdesur që atë ta ruajnë sikurse pronën e tyre. Prandaj, e porosis kryetarin e Prishtinës, që mos të “nxehet” kur ne kritikojmë dhe japim alternativa se si duhet në të vërtetë të menaxhohet kryeqyteti ynë. Ne nuk mund dhe kurrë nuk do të themi se gjithçka është në rregull kur realiteti dëshmon të kundërtën, pavarësisht se a i pëlqen kjo kryetarit aktual apo jo. Me qasjen tuaj ndaj kryeqytetit tonë dhe politikat tuaja, ju vërtetë do ti dëboni qytetarët nga Prishtina, por shpresojmë fuqishëm se shumë shpejt ky trend dhe kjo tendencë e juaja do të ndërpritet nga vetë qytetarët e Prishtinës, duke ju mohuar të drejtën që ta lejoni kë të doni ju që të jetoj aty.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 11:09:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015