Prishtina zyrtare pretendon të jetë afruar koha kur në Bruksel - TopicsExpress



          

Prishtina zyrtare pretendon të jetë afruar koha kur në Bruksel do të vihet në rend ditë edhe vështja e arritjes së Traktatit të Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dialogu Teknik është shpallur i mbyllur, ndërsa ai politik ka mbetur t’i japë zgjidhje edhe një numri të vogël temash, shkruan Koha Ditore. Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se të dyja vendet janë duke punuar në këtë drejtim. Beogradi zyrtar ka deklaruar më herët të mos jetë i gatshëm t’i hyjë negociatave për Traktatin. Por Kuçi ka shprehur bindjen se koha kur do të demantohet fqinji verior në këtë pikë, nuk do të jetë e largët. “Ne mendojmë që të përfundojë me atë që unë e kam përmendur edhe më herët, Traktatin e Paqes. Pra me u zgjidhë çështjet që janë kontestuese në mes të dyja vendeve dhe me përfundu me një Traktat”, ka thënë Kuçi. “Të dyja palët janë duke e përgatitur terrenin. Ai ka thënë të jetë duke u punuar me publikun. Bindja e tij është se masa tani nuk reagon sikur në fillim të procesit dialogues. Prandaj, nuk pret që në Serbi të ketë rezistencë, sikur kishte deklaruar më herët për Traktatin e Paqes.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 06:35:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015