Problemi i Mazrekajt… jeta e natës??? Prej disa ditësh, në - TopicsExpress



          

Problemi i Mazrekajt… jeta e natës??? Prej disa ditësh, në ambientin që rrethon Partizanin dhe në diskutimet e tifozëve si në kafe, ashtu edhe në forumet e shumta në internet, pyetja që është bërë më shumë është: “Po Mazrekajt çfarë i ka ndodhur që ‘ka humbur fare’?”. Të gjithë duken të shqetësuar për formën që po kalon mesfushori i ardhur në radhët e të kuqve nga skuadra e Prishtinës gjatë merkatos së verës. Mentor Mazrekaj bëri paraqitje shumë të mirë javët e para të kampionatit dhe thuajse të gjithë ranë në “dashuri” me të. Por, prej të paktën tri javësh, mesfushori nuk është në formën e tij më të mirë dhe paraqitjet në fushë ndryshojnë shumë me ato të takimeve të para. Burime shumë të sigurta pranë klubit të kuq bëjnë të ditur se lojtari ka nisur të abuzojë kohët e fundit me jetën e natës. Futbollisti është parë disa herë duke shijuar deri në orët e vona të natës kënaqësinë që të fal argëtimi në lokalet e Tiranës. Megjithëse mësohet se klubi është në dijeni të këtij fakti, nuk ka marrë asnjë masë. Ndoshta, një prej arsyeve që të kuqtë nuk janë treguar të ashpër me Mazrekajn, pasi fare mirë mund ta ndëshkonin me forma të ndryshme, është fakti që mesfushori ka kontratë me Partizanin deri në janar. Nëse Partizani do të ndërmerrte ndonjë masë, atëherë ekziston rreziku që futbollisti të largohet. Megjithëse ai nuk ka pasur dëmtime gjatë këtyre javëve, sërish paraqitjet e tij në fushë kanë qenë në dyshim deri në momentin e fundit. E njëjta situatë është edhe në prag të ndeshjes së fundjavës ndaj Teutës. Stafi ka bërë të ditur se Mazrekaj nuk është në formën e tij më të mirë dhe 99% ai do të mungojë në sfidën ndaj skuadrës durrsake.
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 17:41:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015