Prof. Dr. Lisen Bashkurti PER DELIMITIMIN E KUFIRIT DETAR - TopicsExpress



          

Prof. Dr. Lisen Bashkurti PER DELIMITIMIN E KUFIRIT DETAR SHQIPERI-GREQI Rregullimi i delimitimit te kufijve detar ose oqeanik, ose i ujrave nderkombetare pergjithesisht, duke perfshire edhe liqenjte apo lumenjte nderkombetar behet i bazuar ne Te Drejten e Deteve: Law of the Sea. Lindja dhe zhvillimi i te drejtes se deteve eshte nje histori shume e lashte. Qe nga pirateria e periudhes antike de deri ne ditet tona, njerezimi e ka pasur rregullimin e regjimit te ujrave nje nga sfidat me te medha. Mbas shume shekujsh, ne vitin 1986, u arrit kodifikimi me i rendesishem i Te Drejtes se Deteve tek Konventa e Montegobay. Kjo Konvete eshte ratifikuar nga shumica derrmuese e shteteve antare te Kombeve te Bashkuara. Konventa e Montegobay, natyrisht, bazohet ne pergjithesimin e gjithe ligjeve mbi detet, liqenjt nderkombetar, lumenjte e lundrueshem nderkombetar, kanalet dhe ngushticat lundruese nderkombetare. Natyrisht, si nje konvente universale, ajo arrin te definoje dhe te sanksionoje principet e pergjithshme te rregjimit detare, duke perfshire edhe ate te delimitimit te kufijve detare midis shteteve. Keto parime, ndonese jane jashtezakonisht te rendesishme, serish, ato nevojitet te zbatohen rast pas rasti nga shtetet e hapsirat ujore te caktuara. Pervecse larmise se pafund qe ka kjo fushe e se drejtes nderkombetare publike, edhe vete siperfaqja ujore, e cdo lloji, ka ndryshueshmeri te madhe ne gjithe globin. Prandaj, nga Konventa lypet te respektojme principet dhe definicionet themelore. Ndersa pjesa e rast pas rasti, padyshim qe zgjidhet nepermjet negociatave midis paleve te interesuara, ne rastin e Ngushtices se Korfuzit, midis Shgiperise dhe Greqise. Ne gjetjen e zgjidhjes konsensuale midis pales shqiptare dhe asaj greke duhen konsideruar: -aspektet e sigurise; -aspektet e ekonomise; -aspektet tregetare; -aspektet e lirise se lundrimit; -aspektet e biodiversitetit; -aspektet e shtratit te detit; -aspektet e pasurive nenujore; -aspektet turistike; -aspektet e interesave te popullsive breegdetare, te cilat administrojne ne perditshmeri regjimin detar; Per kete arsye, ekipi negociator per delimitimin e kufirit detare nevojitet qe te kete eksperte dhe perfaqesues nga te gjitha keto aspkete dhe grupe eksertize dhe interesi te lartpermendura. Asnjeri nga keto aspekte nuk mund te anashkalohet. Asnje grup ekspertize dhe grup interesi nuk mund te mos perfshihet. Me qellim qe zgjidhja te jene e arsyeshme logjikisht, e drejte nga pikpamja juridike dhe ne dobi te te gjithe paleve, pra jo vetem te Shqiperise e Greqise, por edhe te shteteve qe jane pjese e ceshtjes se Adriatikut, Jonit e te Pellgut te Mesdheut, eshte e keshillueshme qe pala shqiptare, ne rastin tone te konsultohet edhe me pale te tjera sidomos Italine, Turqine, Britanine e Madhe dhe ShBA. Mundet te konsultohen edhe te tjere shtete me pervoje ne te drejten detare.. Delimitimi nuk behet me nxitim dhe as ne menyre konspirative. Delimitimi don kohe sepse kerkon ekpsertiize multidisiplinore, don kohe edhe sepse kerkon mirekuptim nderkombetar. Te mos harrojme se traktati qe firmoset me hartografine shoqeruese behet pjese e te drejtes nderkombetare dhe depozitohet ne OKB. Pra, ndryshimi i tij ne te ardhmen eshte me i veshtire sesa vete perpilimi i tij ne te tanishmen. Prof.Dr.Lisen Bashkurti
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 17:41:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015