Programi IVF! Fekondimi in vitro(IVF) është një alternativë - TopicsExpress



          

Programi IVF! Fekondimi in vitro(IVF) është një alternativë për shumë cifte të cilët nuk mund të kenë femijë nëpërmjet terapive të zakonshme.Në IVF, fertilizimi ndodh jashtë trupit të femrës.Vezët e femrës dhe sperma e mashkullit bashkohen në laborator.Pasi ndodh fertilizimi,embrioni(et) transferohen në mitrën e femrës. Kriteret e IVF:IVF është një alternativë për ciftet të cilët janë përpjekur por në mënyrë të pasuksesshme të kenë fëmijë ose për ata tek të cilët trajtimet e tjera kanë dështuar.Përderisa IVF është një procedurë emocionalisht dhe fizikisht e lodhshme është e rëndësishme për cdo cift të vlerësojë dhe të kuptojë programin e ART (teknikës së riprodhimit të asistuar) me qëllim që të përcaktohet përshtatshmëria e tij. Fillimisht IVF u zhvillua si një metodë për të ndihmuar gratë të cilat kishin tubat e Fallopit të bllokuar ,të dëmtuar ose nuk kishin fare tuba.Të tjerë pacientë potencialë për këtë lloj procedure janë dhe ata me infertilitet të shkaktuar nga nje shkak i cili nuk i përgjigjet terapisë konvencionale,ku përfshihen një ose disa nga të poshtëshënuarit: Mbyllja e tubave ose dështim i korigjimit të tyre Endometrioza Faktori cervikal Adezionet pelvike Faktori mashkullor Infertiliti idiopatik/dështimi i terapisë konvencionale Testim gjenetik(PGD) për sëmundje të trasheguar Testim gjenetik(PGD) për shkaqe të mundshme të aborteve te shpeshta. Monitorimi i ciklit:Për të filluar procesin e IVF ,femrës i jepen ilace për të stimuluar prodhimin e vezëve dhe koordinimin e kohës së ovulacionit. Kjo shërben për të rritur numrin e vezëve maturë të prodhuara për të pasur më tej një numër të mjaftueshëm embrionesh. Janë të nevojshme dhe kërkohen analiza të shpeshta gjaku që të monitorojnë nivelet hormonale dhe ekografia për të monitoruar zhvillimin e folikulit. Protokollet e stimulimit mund të variojnë në varesi të faktorëve të ndryshëm. Marrja e vezëve: Vezët fillimisht merren nën guidën e një ekografie transvaginale.Marrja e vezëve nën ekografinë trensvaginale realizohet tek pacientët nën monitorim me sedacion IV, sedacion i cili zgjat rreth 30 min. Pacientja largohet nga qendra kirurgjikale duke pushuar pjesën e ngelur të ditës. Pasi janë marrë vezët dhe mostra e spermës së mbledhur ato menjëhere i jepen laboratorit tonë të embriologjisë për përpunim. Laboratori jonë i embriologjisë ndodhet ngjitur me dhomën tonë operative nën drejtimin e mjekëve embriolog. Sperma e mashkullit përgatitet paraprakisht në mënyrë që të zgjidhen qelizat më vitale. Spermatozoidet dhe vezët pasi bashkohen me teknikën e ICSI (ku nje vezë i injektohet një spermatozoid nëpërmjet një ndërhyrje mini-invazive nën drejtimin e mikroskopit) vendosen në një inkubator i cili imiton kushtet natyrale të trupit të femrës. Fertilizimi ndiqet rigorozisht me baze ditore nga zhvilimi i hershëm embrional në ditën që vendoset të kryhet transferimi i embrioneve tek nëna. Embrio - Transferta: Zakonisht 72h pas marrjes së vezëve,embrionet janë gati të transferohen në mitër nëpërmjet një tubi të hollë ose kateteri i cili futet butësisht në qafën e mitrës. Kjo është një procedurë jo-kirurgjikale e cila realizohet nën ekografi dhe që nuk kërkon sedacion . Gruas mund ti kërkohet të pushojë pjesën e ngelur të ditës me qëllim të rritet mundësia për sukses. Rreth 10-12 ditë pas embrio-transfertës femrës i merret gjak për të testuar rritjen e një hormoni që quhet B-hcg, gjë që na tregon se ka ndodhur shtatzania. Kultura e blastocistit dhe transferimi Në shumicën e IVF embrionet transferohen në ditën e 3 përafërsisht në fazën e 8 qelizave.Ne kemi arritur të zbulojmë që kjo sjell shkallë suksesi të lartë dhe limiton kohën gjatë së cilës embrionet janë jashtë trupit.Gjithsesi në disa raste,ne mund të rekomandojmë një transferim blastocisti.Blastocisti është një embrion i cili është aq i zhvilluar sa në diten e 5-te ai shndërrohet në një top qelizor dhe është gati të shtrihet jashtë zonës pellucide dhe të implantohet në uterus . Ngrirja e embrioneve: Stimulimi IVF do të prodhojë shpesh më shumë vezë dhe embrione nga sa nevojiten për tu transferuar.Ngrirja e këtyre embrioneve të tepërta do tu sjellë cifteve mundësi extra për të arritur shtatzani pa qenë e nevojshme të përsëritin stimulimin e ovareve.Embrionet ruhen në azot të lëngshem në -196oC(-3200F) ku mund të mbahen për një kohë të papërcaktuar. Përgatiti: Dr.Marsel Haxhia Mjek - Embriolog. Për më shumë informacion na kontaktoni në 042 35 75 35 (Tiranë) 038 221 661 (Prishtinë) Spitali Amerikan, Përqafoje jetën!
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 12:16:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015