Projekti për përcaktimin e vjetërsisë së Liqenit të - TopicsExpress



          

Projekti për përcaktimin e vjetërsisë së Liqenit të Ohrit Ohër, 28 qershor Projekti për përcaktimin e vjetërsisë-lashtësisë së Liqenit të Ohrit, është një nga projektet më të suksesshëm në rang botëror. Universiteti në Keln të Gjermanisë, i mbështetur nga Enti Hidrobiologjik në Ohër, tashmë e kanë përfunduar projektin e madh shkencor të titulluar “SCOPSCO”, për përcaktimin e vjetërsisë-lashtësisë së Liqenit të Ohrit, ndryshimet klimatike dhe krijimit të botës së gjallë në të. Me këtë, projekti vlerësohet si më i suksesshmi për shpuarjet e thella kontinentale në 20 vitet e fundit, në rang botëror. Në një intervistë dhënë mediave, prof. Dr. Sasho Trajanovski, këshilltar shkencor në Entin Hidrobiologjik në Ohër dhe menaxher për logjistikë në këtë project për shpuarje në thellësi të Liqenit të Ohrit, janë dhënë shumë sqarime shkencore nga ky hulumtim shkencor rreth zbardhjes së shumë të panjohurave për Liqenin e Ohrit. Në pyetjen se si filloi aktiviteti dhe si ishte rrjedha e mëtejmë në këtë project, ai u shpreh: “Zyrtarisht, projekti ka filluar më 31 mars të këtij viti-2013, me sjelljen e platformës për shpuarje në pikën qëndrore që është përcaktuar në jug të siujdhesës së Linit, nga ana e Maqedonisë, në një thellësi prej 250 metra. Platforma ishte stabilizuar me katër spiranca të rënda nga 500 kg, të lidhura me kavo prej çeliku në gjatësi prej 150 metra. Një ditë më vonë, saktësisht, më 1 prill është bërë testimi i pajisjeve dhe pas testimit të suksesshëm ka filluar shpuarja. Aktivitetet kanë qënë të organizuara dhe zhvilloheshin në dy turne (ndërrime) nga 12 orë që kryheshin nga ekspertët për shpuarje në thellësi nga “DOSSECC”, SHBA-ve dhe ekspertëve të Institutit të gjeologjisë dhe minerologjisë nga Kelni i Gjermanisë. Duke sqaruar për shpuarjet në thellësi të mëdha ai shtoi: “Thellësia më e madhe është arritur në pikën qëndrore dhe ajo arrinë në 668 metra në fund të liqenit. Në këtë thellësi është ndërprerë shpuarja e mëtejme për shkak të paraqitjes së rërës dhe gurëve të mëdhenj, që bëjnë të kuptohet se bëhet fjalë për fazën fluvijale të gjenezës së Liqenit, ashtu edhe siç është pritur. Deri në këtë thellësi kemi arritur sipas një dinamike të paraparë paraprakisht për shpuarje që e dëshmoi supozimin e mëparshëm se Liqeni i Ohrit është i vjetër disa miliona vjet. Edhe pse shpuarjet janë bërë në katër pika, më të vlefshmet dhe më të çmuarat do të jenë të dhënat që kemi mbledhë nga pika qëndrore, ku edhe ishte ripozicionuar platforma në tre pozicione me ç’rast thellësia e shpuarjeve ka arritur në mbi 500 metra. Duke sqaruar lidhur me vlerësimet e suksesit të shpuarjeve në Liqenin e Ohrit, u pohua se suksesi arrin shkallën e 90%. “Sipas hulumtuesit kryesor, Dr. Bernd Wagner, kompleksiteti dhe cilësia (kualiteti) i ekzemplarëve nga sedimentet e nxjerrura do të mundësojnë rekonstruimin e ngajrjeve në evolucionin e Liqenit të Ohrit me saktësi që do të matet dhe përcaktohet me dekada. Nëse merren parasysh cilësia (kualiteti) dhe gjatësia e sedimenteve dhe bëhet një krahasim ndërmjet asaj që e kishim paraparë me atë që është realizuar në afatin e paraparë, arrihet deri në përfundimin se suksesi është arritur pothauj në shkallën e 90%, dhe shpuarjet në thellësi të Liqenit të Ohrit, ky operacion etablohet si operacioni më i suksesshëm për shpuarjet kontiinentale në rang botëror gjatë 20 viteve të fundit. Në pyetjen se sa është sasia e sedimenteve të grumbulluara gjatë shpuarjeve dhe ku janë ato sedimente, Dr.Sasho Trajanovski sqaron: “Gjatësia e përgjithshmee sedimenteve arrinë në 2.100 metra. Ekzemplarët e sedimenteve janë transportuar dy herë, sasia e parë 900 metra, që është transportuar nga fundi i muajit prill (900 metra), ndërsa pjesa e mbetur prej 1.200 metrave është transportyar pas përfundimit të aktiviteteve. Ekzemplarët janë transportuar në Institutin e gjeologjisë në Keln të Gjermanisë. Sa i përket planeve të mëtejme dhe dinamikës së analizave të sedimenteve në Institutin e gjeologjisë në Keln, Dr. Sasho Trajanovski në fund shtoi: “Punët analitike, respektivisht përpunimi laboratorik i materialeve do të fillojë në muajin gusht në laboratoret e Institutit të gjeologjisë dhe minerologjisë në Keln të Gjermanisë. Në muajin shtator, do të mbahet një punëtori ndërkombëtare në qytetin Piza të Italisë, ku do të marrin pjesë të gjithë ekspertët e involvuar në këtë projekt. Qëllimi kryesor do të jetë rekapitulimi i aktiviteteve në kuadër të projektit dhe përcaktimi i dinamikës dhe metodave për përpunimin e ekzemplarëve. Poashtu do të bisedohet edhe për mundësitë e pregatitjeve të propozim-projektet , përmes të cilëve do të mundësohet financimi i aktiviteteve të fazës së dytë të projektit, respektivisht përpunimin e komponentave biologjike në ekzemplarët me sedimente. Kah fundi i vitit planifikohet që të arrijnë edhe rezultatet relevante nga analizat që do të japin përgjigje shumë precise për qëllimet e projektit, respektivisht, vjetërsinë e Liqenit të Ohrit, speciacimin dhe ndryshimet klimatike gjatë të së kaluarës në rajonin e mediteranit Verior. Prandaj edhe e kemi quajtur projektin “SCOPSCO”, që është një akronim i inspiruar që ka domethënie të bashkëpunimit shkencor për përcaktimin e speciacionit në Liqenin e Ohrit.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 10:01:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015