Protesta kundër armëve kimike, me sa di unë është e para - TopicsExpress



          

Protesta kundër armëve kimike, me sa di unë është e para protestë popullore në historinë e Shqipërisë. E para herë që populli është në opozitë me qeverinë e vetë dhe politikën shqiptare në tërësi. Hera e parë që protestuesit e indinjuar vërtet, nuk mbështeten dhe nuk organizohen nga politika, as nuk pranojnë mbështetje dhe organizim nga politika. Më në fund, shenja lirie dhe demokracie në popullin tonë. Kemi parë edhe në vitin 1992 por ato nuk ishën protesta por mitingje dhe mbështetej nga politika. Ndërsa tani populli as nuk e pranon mbështetjen nga politika. Parti politike mundohen ta shfrytëzojnë këtë kauz popullore por populli nuk do tja dijë për fjalët e politikanëve. Hera e parë që këto protesta popullore, kanë filluar të shikohen si shumë të drejta edhe nga popuj fqinj që duan lirinë, jetën, natyrën, brezat! Hera e parë që populli në një kauz kaq të rëndë, nuk ndalet por edhe pse nuk ndalet, protestat janë paqësore. Është hera e parë që populli shqiptar tregon shkallën e civilizimit. Hera e parë që qytetarët shqiptarë, edhe pse pa një organizatë, po bashkohen natyrshëm me njëri-tjetrin. Hera e parë që shqiptarët nuk valëvisin flamujt e botës, që nuk demostrojnë flamuj të partnerëve të huaj, të shteteve aleate apo të forcave ushtarake, superfuqive, strategëve apo ndonjë besimi por çështë edhe më kryesore; e para herë është që nuk valëzisin flamujt e partive politike që simpatizojnë. Të gjithë janë me pankarta të njëjta dhe me flamurin kombëtar. Të gjithë në këmbë; mësues, student, të papunë e të punësuar, me konflikt apo pa konflik interesi, mosha të treta, mosha të tjera, gjimnazist e fëmijë të vegjël, në këmbë kundër një kauze të vetme: Kundër demontimit të armëve kimike në Shqipëri. Kundër gjithë politikës shqiptare, e majtë apo e djathtë apo çfarëdo kahu qoftë që do bënte marrëveshje me qeveritë e huaja për të sjellë armët siriane në vendin tonë. Të gjithë në këmbë për një qëllim të vetëm; për ti thënë ndal rrezikut real që i kanoset gjithë popullit, që i kanoset brezave, ekosistemit dhe ëndrrës sonë për ta gëzuar atdheun si një parajsë e destinacioneve turistike. Nuk kemi nevoj as për referendume! Protesta dhe vetëm protesta deri në pikën e fundit të ndërgjegjes!
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 10:45:21 +0000

Trending Topics




© 2015