Pse nuk duhet te perdorim makijazh gjate periudhes se veres - TopicsExpress



          

Pse nuk duhet te perdorim makijazh gjate periudhes se veres ? Perdorimi i make –up mund te ndryshoje pamjen tone duke fshehur ato qe ne nuk duam qe te duken .Por perdorimi per nje kohe te gjate i make-up sjell efekte anesore kosmetike ose dhe reaksione alergjike ne lekurat e ndjeshme ose kur produktet e perdorura nuk jane cilesore .Po permendim disa nga efektet anesore te perdorimit te make- up : -Aket dhe komedonet (pikat e zeza ) te cilat shfaqen me shume tek lekurat e yndyrshme.Disa produkte te lengshme ose te buta kozmetike bllokojne poret dhe zakonisht keto produkte nuk mund te largohen lehte nga lekura . Bllokimi i poreve do te ndikonte ne krijimin e pikave te zeza dhe mbi to mund te shfaqen akne (pucra te kuqe me ose pa qelb ).Perpara perdorimit ose zgjedhjes se produktit duhet te sigurohemi qe make-up nuk permban perberes komedonogjenike (produkte qe ndikojne ne krijimin e pikave te zeza ). -Reaksionet alergjike jane mjaft te zakonshme tek personat te cilet perdorin make-up dhe manifestohen me pucra te vogla ,kruarje te lekures dhe tharje te saj . Per te shmangur efektet irrituese duhet te jeni te vemendshem gjate perdorimit te produktit duke perdorur vetem nje produkt te ri ne nje kohe .Edhe acarimi me i vogel mund te kete efekte te dukshme negative me kalimin e kohes dhe lekura lufton per te eleminuar substancat e padeshirueshme . Ne rastet e reaksioneve alergjike rekomandohet nderprerja e perdorimit te make-up dhe konsulta me mjekun dermatolog per te marre mjekimin e duhur per te qetesuar fenomenet alergjike . Sa me pak make-up ne lekuren tuaj aq me mire .Nese jeni mesuar dhe nuk mund te rrini pa make-up ju keshillojme ta pastoni fytyren menjehere sa vini ne shtepi duke i dhene mundesi lekures per te marre fryme lirisht duke parandaluar demtimet dhe plakjen parakohe te lekures . Eshte shume e rendesishme ta hiqni make-up para gjumit .Nese fleme me make- up jo vetem qe do te vazhdojme te bllokojme poret e lekures dhe formimin e pikave te zeza por do ti japim mundesi lekures te jete nen efektin e veprimit te radikaleve te lira te cilat kane ngelur ne lekure duke ndikuar negativisht ne demtimin e kolagjenit me pasoje plakjen para kohe te lekures .Radikalet e lira jane molekula te paqendrueshme qe demtojne qelizat e lekures . Gjate periudhes se veres djersitemi me teper jo vetem ne trup por dhe ne fytyre .Nepermjet djersitjes organizmi cliron toxinat e brendshme .Make -up duke bllokuar poret krijon nje pengese te veshtire per daljen e djerses dhe te toxinave duke favorizuar krijimin e nje shtese te tepert te yndyres ne siperfaqie te lekures me pasoja negative ne lekure si tharje te lekures apo demtim te lekures dhe plakje para kohe te lekures . Gjate periudhes se veres per femrat qe nuk mund te dalin pa make-up rekomandojme perdorimin e make-up me filtet mbrojtes te larte per te shmangur efektet negative te diellit ne lekure si plakjen e lekures dhe per parandalimin e formimit te njollave kafe . Disa faktore te tjere qe mund te ndikojne ne plakjen e fytyres. Pervec faktoreve konstitucionale ose gjenetike faktore te tjere qe ndikojne ne plakjen e lekures jane : rrezatimi diellor, stresi , stili i jeteses ,konsumimi i alokolit ,duhanit dhe I produkteve ushqimore jo te shendetshme ,mungesa e marrjes se ujit dhe dehidratimi I lekures . Te gjitha tipet e lekurave kane nevoje per perdorimin e kremit hidratues . Hidratimi I lekures eshte celsi per te patur nje lekure te shendetshme .Sa me e hidratuar te jete lekura aq me ngadale do te plaket ajo . Cfare ushqimeshduhet te hame, ne menyre qe te kemi nje lekure sa me te shendetshme gjate keaj periudhe? Per te patur nje lekure te shendetshme keshillohet kosumimi i zarzavateve ,i frutave dhe kosumimi I vazhdueshem i ujit per te siguruar nje hidratim sa me te mire te lekures . Lekura eshte pasqyre e shendetit tone dhe ushqimi i mire, fjetja e mjaftueshme, reduktimi I stresit, dhe hidratimi i lekures jane faktore te rendesishem per te patur nje lekure te shendetshme . Disa nga vitaminat qe nuk duhet ti mungojne ushqimit tone jane vitamimat A,C,E dhe vitaminat e grupit B .Vitamina A,C,E jane antioksidues te fuqishemdhe mjaft te dobishem per nje lekure te shendetshme . Vitamina A gjendet kryesisht tek karota, kungulli, patatet e embla, mangot, spinaqi, pjepri, bimet e gjelbra, lakra jeshile, rrepa e kuqe dhe domatet. Vitaminën C e gjejme tek portokalli, shalqini, kivi, specat e kuq dhe të gjelber, pjepri, domatet, brokoli, mangot, portokalli, lulelakra dhe lakra jeshile. Burimet ushqimore me vitamine E jane :vajrat bimore, farat, arrat, ullinjte, spinaqi . Por jo gjithmone eshte e lehte te marrim vitaminen E ne doze te mjaftueshme nga ushqimet dhe sheshhere e marrim supplement. Acidet yndyrore të Omega-3 jane te mira edhe per lekuren. Omega-3 nga peshku ndihmon ne mbrojtjene lekures kunder demtimeve nga dielli. Produktet shqimore me Omega-3 jane: peshku, fara liri, arrat dhe vezet . Konsumoni sa me shume produkte natyrale .Studime te ndryshme tregojne se personat qe perdorin diete te pasur me ushqime biologjike, perime, fruta, bime barishtore, veze kishin me pak rrudha dhe plakje të hershme te lekures se sa ata dieta e te cileve ishte e pasur me qumesht, mish të kuq ,gjalpe, patate dhe sheqer. Studjuesit tregojne se kjo ka te beje me antioksiduesit, dhe yndyrat e pangopura që keto produkte ushqimore ofrojne. Cfare kujdesi duhet te tregojme kete periudhe per lekuren? Per te patur nje lekure te shendetshme te gjitha tipet e lekures duhet te mbrohen nga ndryshimet e temperaturave, nga dielli, dhe era.Kufizoni ne maksimum perdorimin e alkolit dhe te duhanit.Pini te pakten tete gota me uje cdo dite dhe hidratoni vazhdimisht lekuren . Gjate veres nuk duhet te neglizhohet perdorimi I kremrave fotombrojtes me faktor mbrojtes te larte 30 ose 50 SPF , 30 minuta para ekspozimit ne diell dhe te perseritet perdorimi i kremit cdo dy ose tre ore .Ne kohen e pllazhit,perdorni kremrat kundra diellit sa here qe dilni nga deti, duke shpelare me pare fyfyren me uje, pasi uji I kripur lejon qe rrezet e diellit te depertojne me lehte ne lekure duke bere te mundshme shfaqien e njollave kafe. Mos haroni te perdorni syze,pse jo dhe ne periudhen e dimrit duke parandaluar shfaqien e rudhave te diellit .Lekurat e yndyrshmme e tolerojne me mire diellin por dhe per keto tipe lekurash eshte e rekomandueshme perdorimi i kremrave me filter mesatar. Dr.Albana Lufi Mjeke Dematologe Klinika Dermatologjike dhe Estetike Dermovita
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 15:54:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015