Psikoterapia Psikoterapia merret me trajtimin e çrregullimeve - TopicsExpress



          

Psikoterapia Psikoterapia merret me trajtimin e çrregullimeve të ndryshme psikopatologjike. Psikoterapeuti shpesh është një psikolog që specializohet në psikoterapi. Psikoterapeuti licencohet vetëm nga urdhri i psikologëve dhe psikoterapeutëve. Psikoterapeuti shpesh është i trajnuar për ushtrimin e psikoterapisë reth simptomave të rënda dhe atyre neurotike ose psikopatike duke përdorur teknikat e aplikimit të psikologjisë, nga të cilat ajo merr specifikimet e saj në qasjet e ndryshme teorike: Psikoterapia psikoanalitike Psikoterapia humaniste Psikoterapia gestaltiste Psikoterapia familjare Psikoterapia biosistemike Psikoterapia trupore Psikoterapia integruese. Psikoterapia Pozitive është një qasje e re në psikoterapinë humanistike e bazuar në konceptin psikodinamik. • Psikoterapia Pozitive zhvillon konceptin humanistik të njeriut duke marrë parasysh aspektet transkulturale të njeriut në zgjidhjen e konflikteve. • “Pozitive” nuk do të thotë se çdo gjë duhet të shikohet pozitivisht, por qasja ndaj problemit duhet shikuar nga të gjitha format, aspektet dhe qëndrimet. • Qëllimi kryesor në Psikoterapinë Pozitive është zhvillimi dhe aplikimi sistematik i metodologjisë së strukturuar mbi kualitetin e jetës. • Psikoterapia Pozitive është afatshkurtër, ku trajtimi kryhet më shkurt se në qasjet tjera psikoanalitike. • Çrregullimet dhe konfliktet nuk janë vetëm faktografike, por njeriu në të njëjtën kohë posedon kapacitete për të përballuar me ato. • Psikoterapia Pozitive vërteton se njeriu posedon dy lloj kapacitetesh - kapacitetin për të dashur - kapacitetin për të ditur • Në Psikoterapinë Pozitive klienti dhe pacienti mësojnë, dhe arrijnë që të ndryshojnë rolin e tyre nga pacienti te terapisti. • Psikoterapia pozitive ofron mundësinë e koncepteve themelore në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dhe konflikteve. Kjo qasje përfshin konceptet në të cilat mund të përdoren metodat e ndryshme të shkollave dhe drejtimeve të shumta psikoterapeutike. Psikoterapia Pozitive ka tri aspekte në qasjen e vet. 1. Niveli i fillimit pozitiv 2. Krijimi i balancë modelit 3. Pesë nivelet në Psikoterapinë Pozitive Parimet në Psikoterapinë Pozitive 1. Parimi i shpresës 2. Parimi i baraspeshës 3. Parimi i konsultimit Konceptet themelore të Psikoterapisë Pozitive 1. Koncepti pozitiv në psikoterapi - aspekti transkulturor 2. Koncepti i përmbajtjes dhe dinamikës së konfliktit-metakomunikimi 3. Pesë nivelet integrale në Psikoterapinë Pozitive-metateoria Balancë modeli në psikoterapinë pozitive përbëhet prej katër aspekteve: 1. Trupi/ndjenjat 2. Arritja/puna 3. Kontakti/raportet 4. Intuita/ardhmëria Tretmani në Psikoterapinë Pozitive ka pesë nivele integrale: 1. Observimi/distancimi 2. Inventarizimi 3. Inkurajimi i situatës 4. Verbalizimi 5. Zgjerimi i qëllimeve Psikoterapia Pozitive në vete ka metoda dhe teknika me të cilat mund te trajtohen çrregullime dhe sëmundje të ndryshme. • Tregimet, anekdodat, përrallat, mendimet e njerëzve të famshëm dhe citatet nga burimet e ndryshme, përdoren shumë në psikoterapinë pozitive. • Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive-QSHPP është qendra që do të ofrojë edukime, seminare, trajnime dhe supervizime për anëtarët e vet si dhe për të gjithë ata që tregojnë interes për qasje pozitive të njeriut. • Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive-QSHPP deri tani ka organizuar seminare dhe trajnime për studentët e psikologjisë, specializantë të psikiatrisë dhe punonjës të tjerë të shëndetit mendor. • Disa prej anëtarëve të QSHPP-së kanë marrë pjesë në trajnime dhe kongrese ndërkombëtare për Psikoterapi Pozitive. • Qendra Shqiptare për Psikoterapi Pozitive është anëtare e rregullt në Bordin e Qendrës Ndërkombëtare për Psikoterapi Pozitive me seli në Wiesbaden. • Edukimi themelor nga Psikoterapia Pozitive kërkon 120 orë punë praktike, teori, vet-përvojë dhe supervizim. • Edukimi për Master program konsiston 600 orë punë praktike, teori, vet-përvojë dhe supervizim. • Të gjitha këto nënkuptojnë plotësimin e kritereve të domosdoshme për liçencim me Certifikatën Evropiane për Psikoterapi.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 07:13:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015