Publikuar me: Premte, 30 Gusht 2013 18:47 zoom Falë një - TopicsExpress



          

Publikuar me: Premte, 30 Gusht 2013 18:47 zoom Falë një marrëveshje të familjeve në gjakmarrje me ndërmejtësimin e Komitetit Mbarëkombëtar të Pajtimit të Gjaqeve 320 fëmijë të ngujuar do të mund të nisin vitin e ri shkollor, pa patur frikë gjaksin e tyre. Kreu i këtij komiteti, Gjin Marku, shprehet se puna vazhdon për 590 fëmijë të tjerë dhe për gratë e këtyre familjeve që të mund të dalin nga ngujimi dhe të mund të vazhdojnë jetën normalisht. Kjo periudhë lirimi për gratë dhe fëmijët sipas Markut do të vazhdojë deri në Krishtlindje, por negociatat do të vazhdojnë që këto kategori personash të mos përfshihen në rregullat e gjakmarrjes. “Erdhëm nga veriu, kam me vete përfaqësues të ekspeditës së pajtimit nga rrethe të veriut. Dua të jap lajmin më të mirë për opinionin që në marrëveshje me familjet në hasmëri është arritur që fëmijët e ngujuar dhe gratë s’do të jenë më të ngujuar deri për Krishtlindje. Janë 590 fëmijë që presin këtë marrëveshje të nënshkruhet nga familjet në hasmëri, nga 910 të tillë që ishin vitin e kaluar. Jnaë 320 fëmijë që sot do të arrijnë në shkolla si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Ndërkaq po vazhdon me intensitet pajtimi i familjeve” tha ai. Marku i bëri deklaratat nga mbledhja e bordit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar me përfaqësuesit e rretheve ku u diskutua mbi situatën e rëndë në të cilën po kalon vendi, nga krimi i të gjitha llojeve. Ndërsa Marku sqaroi se do ketë një bashkëpunim të afërt me qeverinë e re, ku do synohet që gjakmarrja të largohet si vepër nga kodi penal, pasi ka abuzivitet me këtë term. “Me datën 4 do thërrasim dhe kongresin e katërt të misionarëve të pajtimit ku do të merren vendime të rëndësishme. Falenderoj klerin katolik por dhe klerin e feve të tjera që po na mbështesin dhe po bëjmë një punë shumë të mirë në proçesin e pajtimit. Në bashkëpunim me të gjitha institucionet e shtetit, por edhe me qeverinë e re, ne do të shkojmë në BE me një punë shumë të mirë dhe me largimin e termit gjakmarrje jo vetëm nga jeta jonë shoqërore, por dhe nga ligji e kodi penal që fatkeqësisht është futur në mënyrë të gabuar”përfundoi ai.
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 11:13:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015