Puna e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, në fillimin e - TopicsExpress



          

Puna e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, në fillimin e sesionit të ri parlamentar, do të nisë me hetimin e veprimtarisë së ministrit të Mbrojtjes Arben Imamit, duke evidentuar përgjegjësitë e tij për një seri skandalesh dhe aferash të konsumuara në Ushtri. Ky është paralajmërimi i Partisë Socialiste, e votuar nga 1 milion shqiptar jo vetëm për të qeverisur vendin, por edhe për të bërë transparencën e munduar të qeverisjes 8-vjeçare të Sali Berishës si dhe për të sekuestruar pasuritë publike të grabitura nga mafia në pushtet. Deputeti socialist, njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Piro Lutaj, ka deklaruar për gazetën “SOT” se skandalet e Arben Imamit në Ushtri do të jenë objekt i punës së Komisionit të Sigurisë Kombëtare. “Unë mund t’iu konfirmoj faktin se, puna e Komisionit të Sigurisë Kombëtare në muajin shtator, do të nisë me verifikimin e veprimtarisë së Arben Imamit, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes. Do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për të bërë transparencën e munguar”, ka deklaruar Lutaj. Deputeti socialist nuk ka përjashtuar as mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor, sidomos për skandalin e përgjimeve të ambasadorëve dhe opozitës, tjetërsimin e pronave të Ushtrisë, shkarkimet dhe emërimet në Ushtri si dhe trafikun e armëve. Ndërkaq, mësohet se deputeti Lutaj bashkë me deputetin e Qarkut të Lezhës, Armando Prenga, po përgatisin dosjen e penale të Arben Imamit, e cila do t’i dorëzohet prokurorisë, kur kjo e fundit të mos marrë më urdhra nga Berisha. Fati i Genc Pollos Genc Pollo, do të jetë ministri i dytë i Sali Berishës, i cili do të përballet me drejtësinë. Për përgatitjen e dosjes së Pollos janë ngarkuar deputetët Taulant Balla dhe Alfred Dalipi. Por, për një hetim më të imtësishëm, PS ka lënë të hapur edhe mundësinë e ngritjes së një komisioni hetimor. I gjithë aksioni bëhet në kuadër të luftës kundër korrupsionit, kërkesë kjo edhe BE si kusht për integrimin. I kontaktuar, deputeti Balla ka deklaruar se çdo ministër i akuzuar për korrupsionin, do të përballet me drejtësinë. “Këto 8 vjet kemi treguar qindra histori korrupsioni. Ndëshkim çdo shkelësi të ligjit. Transparencë për çdo koncesion. Goditje të korrupsionit dhe krimit fiskal. Rilindje për Shqipërinë dhe fitore kundër korrupsionit”, ka pohuar Balla. Hetimi i Sokol Olldashit Deputeti Eduard Shalsi dhe Erjon Braçe kanë skeduar me fakte dhe prova të gjitha aferat e ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Arsyeja se pse Olldashi deklaroi se do të qëndronte në PD edhe pse Basha i vodhi zgjedhjet, është frika e tij nga përballja me drejtësinë. Olldashi akuzohet për skandale të rënda me rrugët, portet dhe reklamat. Olldashi pritet të jetë ministri i tretë i qeverisë Berisha, që do të përballet me drejtësinë pas konstituimit të qeverisë re. Ndërkaq, ministrat do të hetohen edhe për pastrimin e dokumenteve kompromentuese. Sipas burimeve, thasë plot me dokumente dhe fakte kompromentuese për ministrat, në fshehtësi të plotë, dalin çdo natë nga dyert zeza të ministrive dhe zhduken në terr, për të mos rënë kurrë në duart e socialistëve dhe të organeve të drejtësisë. Lëvizje të dyshimta janë pikasur natën në Ministrinë e Mbrojtje, e drejtuar nga Arben Imami, rekordmeni i qeverisë Berisha për afera dhe skandale. Pasuritë e paligjshme Një grup deputetësh dhe ekspertësh në selinë rozë, kanë nisur përgatitjen e dosjeve me fakte dhe prova për çdo pasuri të paligjshme të deklaruar të kupolës në pushtet. Sipas burimeve, ministrat, deputetët, familja kryeministrore dhe shumë zyrtarë të pushtetit në dogana, tatime, polici etj., do t’i nënshtrohen një hetimi 20-vjeçar. Grupi i posaçëm në PS, në emër të transparencës dhe në kuadër të premtimit të bërë, do të llogarisë të gjithë burimet e të ardhurave të ministrave dhe familjes së Sali Berishës në 20 vitet e fundit, të ardhura të cilat do të krahasohen me pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara. Çdo pasuri e padukshme dhe çdo llogari bankare, e cila nuk justifikohet me të ardhurat 20-vjeçare, do të konfiskohet për llogari të publikut. Akuzat që rëndojnë mbi Genc Pollon Ministrin i Teknologjisë dhe Informacionit, Genc Pollo është akuzuar me fakte nga Taulant Balla se ka marrë 1.2 milion euro kesh në dorë për dhënien e lejeve për fibrat optike në vendin tonë. Po ashtu Pollo është akuzuar se pazaret e tij me kompaninë REKAB për vendosjen e rrjetit privat të fibrave optike. Më tej kompania ‘ATU’ ka kërkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë pikërisht pezullimin e procedurave të ndërmarra nga ministria e Pollos për dhënien e lejes për REKAB. Kompania “Albanian Telecommunications Union” (ATU) e Bashkim Ulajt, e kishte siguruar tenderin nga Sokol Olldashi, duke krijuar monopolin e shtrimit të kabllove të internetit në Shqipëri, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 50 milionë euro dëm. Kompania ATU pa një licencë për vendosjen e rrjetit privat të fibrave optike, ka shtrirë kaullin pothuajse në gjithë Aksin Rrugor Kombëtar duke dëmtuar rrugë ekzistuese dhe akse në ndërtim. Por skandali qëndronte në faktin se ky tender u zhvilluar paralel edhe nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Përplasja e Pollos me Olldashin për këtë tender është një ndër skandalet më tragjikomike të qeverisë Berisha. Afera me dixhitalizimin e sistemeve televizive Në fundin e mandatit qeverisës, Genc Pollo është përfshirë në një aferë të pastër me një tender më vlerë 20 milionë euro, për dixhitalizimin e sistemeve televizive në vend. Përpos marrjes së kompetencave të institucioneve të tjera, përpos manovrave me afatet për dorëzimin e ofertave, lojës ma data të dyfishta dhe mungesën e plotë të transparencës që po e shoqëron këtë proces, lepuri fle fiku tjetër. Më konkretisht, Genc Pollo, tenderin, një herë e quan tender të hapur ndërkombëtar, një herë tender me negocim dhe një herë tender sekret me kushte të veçanta sigurie. Gjithçka është bërë për të çoroditur ofertuesit, me qëllim për të diktuar fituesin. Anëtari i Komisionit të Medias, Alfred Dalipi, ka denoncuar shkeljet në tenderin për dixhitalizimin e sistemeve televizive. “Jam i sigurt se hetimi i praktikave që ka kryer media dhe janë denoncuar në Kuvendin e Shqipërisë mbi tenderin për ngritjen e dy rrjeteve numerike të operatorit publik është vetëm një thes parash për t’u përfituar. Kjo nis që nga hartimi i projektit, përzgjedhja e projektuesit, pa emër, por me nënshtetësi zelandeze, detyrimi i kompanive fituese për të paguar një projekt 150 mijë euro pa preventiv, konceptimi i një tenderi pa fond limit, ngatërrimi i formave të prokurimit, publikimi i datave të ndryshme për paraqitjen e ofertave në “Financial Times” dhe në buletin e Agjencisë”, tha ai. Fshehja e parave jashtë vendit Genc Pollo është akuzuar nga opozita se është një ndër ministrat e qeverisë Berisha, i cili ka fshehur paratë e korrupsionit jashtë vendit. Akuza është artikuluar nga deputeti socialist, Taulant Balla. “Z. Pollo po i fal kompanisë fituese të rrjetit kombëtar më brez të gjerë të paktën 12.5 milionë euro. Por, në fakt, dëmi që i shkaktohet arkës së shtetit është 12.5 milionë euro x 4 licenca = 50 milionë euro…. Z. Pollo, konkluzioni lidhur me procedurat e ndjekura për ndërtimin e një rrjeti kombëtar me bazë të gjerë tregojnë qartë që ju keni parapërcaktuar fituesin. Pyetja është shumë e thjeshtë. Sa është shuma, ryshfeti që ju keni marrë? Një milion e dyqind mijë euro? A keni llogari bankare në një bankë arabe në Larnaka të Qipros? A keni qenë në këtë bankë rregullisht gjatë kohës që keni qenë ministër? Për t’ju ndihmuar në kujtesën tuaj, po ju kujtoj disa data: 11 qershor 2007, 5 shtator 2007, dhjetor 2010”, tha Pollo. Vila70 mijë euro në Qerret të Kavajës Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, ka një vilë në Qerret të Kavajës, 130 metër katrorë. Genc Pollo, në vitin 2010 ka blerë një vilë në Qerret me sipërfaqe 130 m2 me një vlerë prej 70 mijë eurosh. Nuk dihet se ku i ka marrë Pollo këto pari kur si të ardhura deklaron vetëm pagën si ministër prej 1 709 760 lekë. Ndërkaq, Bregdeti i Kavajës është i përzgjedhuri kryesor i ministrave shqiptarë për të pasur shtëpitë e tyre të plazhit. Kështu, në plazhet e Komunës Qerret kryesisht kalojnë fundjavat apo pushimet e verës ministrat shqiptarë. Në këtë zonë, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, disponon një apartament me sipërfaqe 66 m2 të blerë me një vlerë prej 30 mijë eurosh, Aldo Bumçi, deklaron se disponon një apartament në Golem, me një sipërfaqe prej 58 m2 dhe me një vlerë prej 1.6 milionë lekësh. Genc Ruli, deklaron se në vitin 2004 ka blerë një vilë në këtë zonë me sipërfaqe 90 m2 me një vlerë prej 6 milionë lekësh. Myqerem Tafaj, gjithashtu thekson se në vitin 2009 ka blerë një vilë në Lalëz me sipërfaqe prej 79 m2 me një vlerë prej 35 mijë eurosh. Skandali me censusin Pas presioneve të Greqisë, qeveria dhe INSTAT kanë rrudhën numrin e shqiptarëve me 1.5 milionë. Nëse para 10 vitesh, pra në 2001, numri i popullsisë në Shqipëri ishte 3.1 milionë, në 2011 Pollo i ka reduktuar shqiptarët në 2.8 milionë. Ministri i Inovacionit Genc Pollo, sipas udhëzimit të shovinistëve grekë, hëngri 1 milion e gjysmë shqiptarë, duke gjymtuar numrin dhe rolin e tyre në rajon. Pas fabrikimit të shifrave, Instituti i Statistikave i Berishës ka shpallu rezultatet paraprake të censusit, rezultate të cilat kanë shokuar çdo shqiptar. Sipas rezultateve të deklaruara nga INSTAT, numri i popullsisë në Shqipëri është 2 831741 banorë, nga 3 069 275 që ishte 10 vite më parë. Roli i Pollos në mafien e librit Genc Pollo do të mbahet mend për instalimin e sistemit të kapjes së shtetit prej mafias së librit në ministri, duke “liberalizuar” përmbajtjen e librave deri në skandale kombëtare dhe duke centralizuar shitjen e tyre deri në njerëz të familjes së tij. Ky është ministri që degradoi maturën shtetërore, duke e kthyer në një reformë jo vetëm të dështuar, por dhe problematike për të dalë prej saj në vitet që vijnë, pasi e përdori atë gjerësisht për të bërë politikë personale me prioritetet ndaj shkollave publike dhe profesionale, duke zhgënjyer thellë një brez të tërë të rinjsh të talentuar. Ky do të mbahet mend si ministri që në emër të liberalizimit të universiteteve ndoqi politikë thellësisht korruptive dhe klienteliste, aq sa ka thyer rekorde në licencimin e tyre dhe prioriteteve selektive që iu ka dhënë për favore direkt financiare
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 17:00:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015