Putin për Egjiptin: Ushtria po lëviz në drejtimin e duhur, - TopicsExpress



          

Putin për Egjiptin: Ushtria po lëviz në drejtimin e duhur, Rusia e gatshme të ndihmojë për shtypjen e protestuesve Presideti rus Vladimir Putin para anëtarëve të Kremlinit ka mbajtur një takim të pa paralajmëruar për të diskutuar implikimet në lidhje me situatën në Egjipt dhe për të diskutuar mundësinë e zhvillimit të kapaciteteve të ushtrisë ruse dhe për të vënë në shërbim të lidershipit ushtarak të Egjiptit, njoftojnë disa media arabe duke u thirrur në burime nga Kremlini, përcjell albtime. Ai deklaroi se ushtria ruse duhet të jetë e përgatitur për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Armatën egjiptase për të dhënë ndihmë në shtypjen e protestuesve. Kjo deklaratë e presidentit rus erdhi në shenjë përgjigje të presidentit amerikan Obama i cili para disa ditëve deklaroi se shteti i tij tërhiqet nga bashkëpunimi dhe stërvitjet e përbashkëta me Armatën egjiptase pas rasteve të fundit ku ushtria ishte përgjegjëse për masakrën që ndodhi në Kajro ku u vranë disa mijëra protestues. Putin konsideron se lidershipi ushtarak në Egjipt është duke lëvizur në drejtimin e duhur treguar rastin se si ish gjeneralët ushtarak edhe në të kaluarën kanë lënë gjurmë nëpër sistemet civile.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 22:26:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015