Pyetje: Shejh, në vendet tona është përhapur një traditë! - TopicsExpress



          

Pyetje: Shejh, në vendet tona është përhapur një traditë! Prindërit refuzojnë që t’i martojnë vajzat apo djemtë e tyre për shkak të plotësimit të mësimit, përfundimit të shkollës së mesme, apo edhe fakultetit! Çfarë thotë feja islame në lidhje me këtë veprim nga ana e prindërve tanë, është në rregull ky veprim apo jo !? Përgjigja: Subhanallah! Ky veprim është në kundërshtim të plotë dhe të qartë me urdhrin dhe udhëzimet e Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem! E themi këtë sepse Muhamedi, -sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!-, ka thënë: "Nëse ju kërkon për martesë ai që ju e pëlqeni fenë dhe edukatën e tij, martojeni, sepse përndryshe do të ndodhin trazira dhe përçarje në tokë" Gjithashtu hadithi tjetër: "O ju të rinj, kush ka mundësi nga ju le të martohet"
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 20:35:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015