Pyetje: Vëllai im ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë, por ai - TopicsExpress



          

Pyetje: Vëllai im ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë, por ai la një letër ku kishte shkruara disa herë: “Parajsa apo zjarri... Parajsa apo zjarri...”. Ai besonte në Ditën e Ringjalljes, në Xhenet dhe Xhehenem... Mamaja e tij është lënduar shumë, por ajo po bën durim kundrejt vendimit dhe caktimit të Allahut të Madhëruar. Lëndimi i saj më i madh është ngaqë biri i saj ka kryer vetëvrasje dhe siç dihet vetëvrasësi është në zjarr; ky është sekreti i lëndimit të saj. Duke marrë shkas nga sa më sipër më lejoni të shtroj pyetjen: A më lejohet mua të bëjë çdo lloj adhurimi prej adhurimeve që lejohet të bëhen nga muslimani për muslimanin që ka ndërruar jetë? Përgjigjja: Vetëvrasja është prej gjynaheve më të mëdha, Allahu i Madhëruar ka thënë: “... dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju. Këdo prej jush që e bën këtë përdhunisht dhe padrejtësisht, Ne, pa dyshim, do ta hedhim në zjarr. Kjo është shumë e lehtë për Allahun.” [Kuran, surja: Nisa, ajetet: 29-30] Profeti (Paqja qoftë mbi të!) na ka lajmëruar gjithashtu se kush vetëvritet me diçka [në dynja], ndëshkohet me të në amshim [Sikurse ka ardhur tek “Sahihu el Bukhari” (1363): “Kush e vret veten me një send hekuri, ndëshkohet me të në zjarrin e Xhehenemit”, teksa tek “Sahihu Muslim” (109) vjen: “Kush e vret veten e tij me send hekuri, sendi i tij i hekurt do jetë në dorën e tij dhe me të do ta shqyej barkun e vet në zjarrin e Xhehenemit...”]... Porse atij i falet namazi i xhenazes nga një grup muslimanësh që s’janë prej elitës së shtetit islam, ndërsa elitarët sikurse qeverisësi musliman, gjykatësi musliman dhe ngjashëm me këta [elitwn qeverisëse dhe elitwn fetare], nuk ia falin xhenazen dhe kjo në kuadrin e tërheqjes së vërejtjes kundrejt veprës së tij të keqe, pasi i vetëvrari ka bërë një mëkat shumë të madh. Në këtë kontekst vjen se Profeti (Paqja qoftë mbi të!) kur u lajmërua për një burrë [prej muslimanëve] që e kishte vrarë veten e tij me një bajonetë, tha: “Sa më përket mua, unë nuk do t’ia falë atij xhenazen” [Sunen en Nesai” (1964), Albani thotë se hadithi është i gradës “sahih-i saktë”]; ndërsa të tjerët Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i la t’ia falnin xhenazen të vetëvrarit dhe nuk i ndali njerëzit, por pati shokë të Profetit (Paqja qoftë mbi të dhe Allahu qoftë i kënaqur me ta!) që ia falën namazin]... Pra vetëvrasja është prej mëkateve më të urryera, por tek Ehlu Sune uel Xhemea [Ithtarët e Unifikuar për Kuranit dhe Sunetit-Traditës Profetike] ky person [nëse nuk e ka konsideruar legjitime vetëvrasjen dhe nëse nuk e ka kryer vetëvrasjen duke e braktisur fenë Islame] nuk konsiderohet jobesimtar; dhe kjo po qe se ai ka vdekur duke qenë mysliman që falej, po qe se njihej si musliman, besonte në Allahun e Madhëruar, në monoteizmin [njëshmërinë] e Tij dhe në Shpalljen e Tij Hyjnore; ndërsa vetëvrasja e tij ka qenë për arsye të rënda shëndetësore, ndonjë plagë shumë lënduese, apo arsye të tjera të këtij konteksti. Kjo vetëvrasje është gjynah dhe mëkat prej mëkateve më të mëdha, por ajo nuk e nxjerr vepruesin e saj prej Islamit, nëse ai ka vdekur duke qenë më parë musliman; pra atë nuk e nxjerr vetëvrasja prej Islamit, por mbetet nën dashjen e Allahut të Madhëruar, sikurse në rastin e të gjitha mëkateve të mëdha, nëse do Zoti ynë e fal atë dhe e fut në Xhenet, në sajë të islamizimit, monoteizmit dhe imanit [besimit] të tij; dhe nëse do Zoti ynë e ndëshkon atë në zjarr sipas vlerës së krimit mbi të cilin ai ka vdekur, konkretisht krimit të vetëvrasjes dhe pastaj, pasi të pastrohet dhe dëliret [përmes vuajtjes së dënimit në Xhehenem], Allahu i Madhëruar e nxjerrë atë nga zjarri, për në Xhenet... Nëna e tij duhet të lutet shumë për të dhe t’i lutet shumë Allahut të Madhëruar që ta mëshirojë, të jap shumë sadaka [lëmoshë], duke shpresuar që Allahu i Madhëruar do të bëj lehtësi për të dhe do ta mëshirojë; dhe e gjitha kjo vlen nëse ai ka qenë musliman. Por në qoftë se ai nuk ka qenë musliman, nuk ka qenë falur, ka qenë tallur me Islamin, adhuronte varret duke u mbështetur tek të vdekurit dhe duke iu lutur dhe kërkuar ndihmë atyre [par i bënte shok Allahut; për të tillin nuk bën të bëhet lutje, sepse dukshëm ai nuk është musliman; çështjen e të këtillit e di vetëm Allahu i Madhëruar. E lusim Allahun e Madhëruar për shpëtim dhe falje. Allahu ju bekoftë dhe shpërbleftë! Shkëputur nga fetva të dijetari të nderuar Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë!). Shqipëroi: Altin Torba
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 16:39:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015