PËRFITIMET NGA DEGA E SIGURIMIT TË SËMUNDJEVE l 1. Baza - TopicsExpress



          

PËRFITIMET NGA DEGA E SIGURIMIT TË SËMUNDJEVE l 1. Baza ligjore: a) Neni 20; 21; 22; 23; 24; 25, i Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; b) Rregullore nr. 37, e ISSH-së, datë 23.12.2004 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e përfitimeve afatshkurtëra”; c) Rregullore nr. 494, e ISSH-së, datë 05.10.1993 “Për lëshimin e raporteve për paaftësi të përkohëshmë në punë”. 2. Kushtet e përfitimit: a) Pagesë për paaftësi nga sëmundjet përfitojnë vetëm të punësuarit; b) 14 ditëshi i parë paguhet nga ana e subjektit ku punon përfituesi; c) Mbi ditën e 14-të të raporteve, të cilat jepen nga Komisioni Mjeko-Ligjor (KML), raportet paguhen nga sigurimet shoqërore. Por gjithmonë llogaritjet bëhen nga subjekti; d) Raporti mjekësor paguhet deri në 6 muaj gjithsej, duke përfshirë dhe pagesën prej 14 ditësh. 3. Dokumentacioni: a) I punësuari duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon këto dokumenta: b) Raportet mjekësore; c) Librezën e punës; d) Formularin e bazës së vlerësuar të vitit paraardhës. (Ky dokument plotësohet nga sektori i financës së subjektit); e) Sektori i financës së subjektit, mbështetur në dokumentat e pikës “a”, plotëson formularin tip-Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra, dhe e dërgon atë në ALSSH-në, ku ka aktivitetin subjekti; f) ALSSH pasi kontrollon dhe verifikon dokumentat e sjella, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituesit, ose në llogarinë e subjektit. 4. Masa e përfitimit: a) 70% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka deri në 10 vjet periudha sigurimi; b) 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, kur i siguruari ka mbi 10 vjet periudha sigurimi.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 20:56:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015