Për ata që dëshirojnë të dinë më shumë rreth Kurban - TopicsExpress



          

Për ata që dëshirojnë të dinë më shumë rreth Kurban Bajramit: Kurban Bajrami - Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve. Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Maroko. Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Turqi quhet kjo festë Kurban Bayrami. Kështu quhet edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Rusi. Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë: Në emër të Allahut بسم الله Dhe Allahu është më i madhi والله أكبر O Allah, kjo me të vërtetë është për ty اللهم إن هذا منك ولك O Allah, pranoje nga unë اللهم تقبل مني Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.
Posted on: Tue, 15 Oct 2013 07:12:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015