Për mua, njeriu në bibliotekën e tij është vendi ku hedh - TopicsExpress



          

Për mua, njeriu në bibliotekën e tij është vendi ku hedh rrënjë letërsia e vërtetë. Megjithatë, vetmia jonë në këtë dhomë ku ne mbyllemi nuk është aq e madhe sa ç’besojmë. Ne jemi të rrethuar nga fjalë, nga histori të të tjerëve, nga librat e tyre, nga gjithçka që ne e quajmë traditë letrare. Besoj se letërsia është vepra më e çmuar që njerëzimi i ka dhënë vetes për të kuptuar veten. Shoqëritë njerëzore, tributë dhe kombet bëhen të zgjuara, pasurohen dhe ngrihen vetëm për aq sa ata e marrin seriozisht letërsinë e tyre, dhe dëgjojnë shkrimtarët e tyre, dhe siç e dimë të gjithë, turrat e librave, persekutimet kundër shkrimtarëve paralajmërojnë për kombet periudha të zeza dhe të errëta. Letërsia nuk është kurrë vetëm një çështje kombëtare ; shkrimtari që mbyllet në një dhomë me librat e tij, dhe që fillon para së gjithash një udhëtim të brendshëm, do të zbulojë aty në rrjedhën e viteve këtë rregull thelbësor: letërsia është arti i të diturit të flasësh për historinë tënde, sikurse për historinë e të tjerëve dhe për historinë e të tjerëve, sikurse për vetë historinë tënde. Për t’ia arritur kësaj, ne fillojmë nga të lexuarit e historive dhe librave të të tjerëve.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 13:20:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015