Për të gjithë ato që dëshirojnë që të kalojnë pushimet - TopicsExpress



          

Për të gjithë ato që dëshirojnë që të kalojnë pushimet verore në shqiperi ne kemi një sugjerim ideal: Ejani në Velipojë! Plazhi i velipojes është plazhi me hapësirën më të madhe në Shqipëri në afërsi të të cilit nuk ka asnjë port që do të thotë që është plazh i pa ndotur dhe me një përqindje të lartë jodizimi, rëra është e pastër dhe e imët, po ashtu edhe uji është i pastër dhe i kaltër, ndryshe plazhi i Velipojës quhet plazh i virgjër. Plazhi i velipojës ndodhet 83.5 km nga Aeroporti i Rinasit Tirana, 36 km nga pika doganore e Muriqanit, 31 km nga qyteti i Shkodrës, me një reliev fushor dhe i gjelbëruar me peme të llojeve të ndryshme. Plazhi rrethohet nga një park Pyjorë, në këtë plazh siguria është maksimale si dhe furnizim me ujë dhe drita 24 ore gjithashtu shërbimi mjekësor, farmaci si dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për argëtimin tuaj. Qëllimi ynë kryesor është që ta bëjmë më të lehtë për të gjithë ju që dëshironi që të kaloni pushimet tuaja në plazhin e mrekullueshëm të Velipojës. Vetëm me një KLIK në internet tek faqja invelipoja dhe do të gjeni zgjidhjen ideale për ju. Nëse ju banoni në Shqipëri apo jo, mund të shikoni listën e plotë të hoteleve, shtëpive te pushimit, restoranteve dhe bareve online, me foto dhe informacione të detajuara. "Një klient i informuar është një klient i lumtur"!
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 21:24:54 +0000

Trending Topics



notepad in my head)

Recently Viewed Topics




© 2015