Për të lindurit në ditën 20 të cilitdo muaj Ju jeni personi - TopicsExpress



          

Për të lindurit në ditën 20 të cilitdo muaj Ju jeni personi të cilin me kënaqësi e pranon rrethi, edhe pse për nga natyra nuk jeni imponues. Jeni të kthjellët, të qeshur dhe në çdo situatë rrezatoni ngrohtësi dhe dashuri. Nuk i dëshironi spekulimet, nuk teorizoni shumë, pasi që jeni qenie aksioni, që do të thotë: njeri që të gjitha idetë menjëherë i shndërroni në vepër. Ata të cilët nuk ju njohin mirë, ju marrin si qejfli të mëdhenj, edhe pse ju në esencë jeni diçka krejt tjetër. Ju thjesht i gëzoheni jetës dhe mendoni se jeta është shenjtëria më e madhe. Për ju sikur nuk ka probleme të pazgjidhshme dhe me këtë më së tepërmi i tërhiqni njerëzit. Gati se magjikisht ndikoni në personat e polit të kundërt, e kjo rrjedh shkaku se besoni në vetvete, se jeni, si pak-kush, entuziatë, përplot optimizëm.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 18:33:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015