Për të lindurit në ditën 9 të cilitdo muaj Ju ju - TopicsExpress



          

Për të lindurit në ditën 9 të cilitdo muaj Ju ju karakterizon ndjeshmëria dhe zemërgjerësia, ngrohtësia dhe toleranca. Keni përvojë jetësore tejet të begatë dhe horizonte të gjera. Jeni të prirur kah mësimet okulte, magjia, alkimia, spiritualizmi. Mbi të gjitha e çmoni muzikën dhe letërsinë e bukur, në radhë të parë poezinë. Keni për të udhëtuar shumë, keni për të vizituar shumë vende dhe qytete e në njërin nga ato udhëtime do ta takoni edhe personin e ëndrrave tuaja. Me atë person do të jeni të lumtur, si edhe ajo me ju; do ta vazhdoni rrugëtimin në dysh, sepse me të jeni shumë të lidhur në planin kërkimor dhe shpirtëror. Nëntë po ashtu është numër magjik, e kjo don të thotë dashuri, harmoni, mirëkuptim, mësim të fshehtë.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 18:10:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015