Për zgjedhje në Shqipëri kanë hyrë rreth 100 milionë euro - TopicsExpress



          

Për zgjedhje në Shqipëri kanë hyrë rreth 100 milionë euro nga fuqitë e huaja për të ndikuar në vendimmarrjen në Shqipëri. Një deklaratë e tillë vjen nga zëvendësministri i Jashtëm në detyrë , Kreshnik Çollaku, i cili në një intervistë për emisionin “Ora 00” në UTV, është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ dhe Agjenci të vendeve partnere të NATO-s duhet të hetojnë në këtë drejtim pasi shumat e parave që kanë lëvizur dhe që ka fakte që kanë hyrë edhe nga jashtë kalojnë fuqinë e biznesmenëve të fuqishëm. Sipas zv/ministrit të Jashtëm, janë shuma parash që vetëm fuqi të tjera të huaja mund t’i disponojnë. Si mund të humbiste PD me dinjitet? S’i mund të humbasësh pa dinjitet shembullin na e ka dhënë z Rama. PD në vitin 2009 nuk fitoi e vetme zgjedhjet. PD e vetme mori në 2009-n 70 mandate. PD qeverisi në koalicion me LSI-në apo jo. Pra kemi një lloj simetrie gati. Çfarë bëri pala humbëse e 2009-ës? nuk njohu zgjedhjet, sulmoi KQZ-në. Kjo është humbje e zvarritur katër vjeçare pa dinjitet.Çfarë ka ndodhur sot? Sot kemi të njëjtën panoramë. PS nga 2009 është rritur vetëm 0.54 për qind. Pra, ka një mandat më shumë a më pak më duket, por s’ka rëndësi. Ka nja 65 mandate. PS do të qeverisë pse po bën koalicion me LSI-në. Pra situata është gati simetrike. Sjella dinjitoze është kjo që ne po bëjmë sot. Njohim humbjen, nuk gjejmë alibira dhe shkaqe edhe pse ka shumë argumente për të pasur probleme. Marrim përsipër përgjegjësitë. Jemi futur në një proces për të bërë analizën brenda vetes për t’u riorganizuar dhe premtojmë se nuk do të bllokojmë qeverisjen e vendit. Nuk do të bllokojmë proceset integruese. Me çfarë do të bllokoni? Çadra ne në bulevard nuk premtojmë, as goma nuk djegim. Kemi dy qasje të ndryshme. PS erdhi në qeveri se bëri koalicion me LSI-në. PD në 2009-n nuk fitoi zgjedhjet, qeverisi se bëri koalicion me LSI-në. Kundërshtari përballë dhe kryeministri hije ishte z.Rama. Ishte ai që premtoi legalizime falas, ai që premtoi shëndetësinë falas. Nga ana tjetër si nuk u votua z.Rama dhe votohet aleati juaj për katër vjet në qeverisje me një votë të “frikshme” , me një rritje rreth 250 %? E vërtetë kjo. Nuk akuzohet. Ka një pakënaqësi ndaj një qeverie, por nuk votohet sfidanti i kësaj qeverie, por aleati i afërt deri para dy muaj i kësaj qeverie. Unë gjykoj se ka qenë një operacion politik gati gjenial i LSI-së për të garantuar dhe t’i dhënë vetes këtë fitore. Hapësirat i gjeti midis dy palëve, politika që luajti, mënyra se si u qas. Them se shifrat flasin dhe duhet komplimentuar ky operacion i jashtëzakonshëm. Se sa moral ka pasur kjo, është histori tjetër. Unë besoj se në Shqipëri në këto zgjedhje ka ndodhur një fenomen jashtëzakonisht i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Fenomemi i blerjes së votës në këto zgjedhje ishte një fenomen jashtëzakonisht shqetësues dhe masiv. Keni fakte? Ka dhjetëra, qindra dhe mijëra fakte dhe prova, dëshmitarë të gjallë. Blerja masive e votës llogaritet nën zë tek një faturë 100 e ca milionë euro. Unë jam në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm dhe s’më lejohet të bëj analiza më gjatë se kaq. Do them dhe dy fjali dhe do e lë këtu. Ky fenomen nuk është problem i analistëve. Në këtë fenomen jashtëzakonisht të rrezikshëm, jo vetëm për politikën, për partitë, por për sigurinë kombëtare të vendit, duhet të merren institucionet kombëtare të sigurisë së këtij vendi. Unë nuk e di nëse Prokuroria ka filluar ta mendojë një hetim mbi lëvizje parash masive që ka ndodhur gjatë këtyre zgjedhjeve në Shqipëri. Unë nuk e di nëse Shërbimi Informativ Shtetëror i vendit ka sinjale apo po heton drejt pistave të lëvizjeve masive së parave kolosale nga jashtë për zgjedhjet në Shqipëri. Nuk është çështja cila parti fiton dhe cila parti humb. Por shumat e mëdha që janë futur në lojë nuk janë shuma që mund t’i fusë në lojë individë të caktuar. Këto duken se janë fuqi më të mëdha se biznesmenë të fuqishëm. Këto lloj fuqish destabilizojnë. Është potencial për të destalibilizuar vendin për qëllime të mëdha dhe strategjike. Teori konspirative... Mund të duket kështu, prandaj thashë që nuk më takon mua të shkoj më tej, U takon organeve përkatëse ta ndjekin. Të cilat nuk funksionuan para ? Organe të cilat me faktin e ndodhur duhet të fillojnë që të hetojnë në këtë drejtim. Këto janë elementë të blerjes masive të votës, që cenon sigurinë kombëtare. Shqipëria ndodhet para privatizimeve strategjike në fushën e energjetikës dhe nuk doja që përmes këtij mekanizmi të blerjes së votave të ndërhyhet nga fuqi të huaja në këto privatizime në Shqipëri që do të destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin. Këtu them që institucionet e Shqipërisë duhet të jenë alerte në këtë drejtim, duhet të hetojnë. Ju thashë se më e vogla është fitorja e një palë zgjedhjeve nga një parti ose tjetër. E rrezikshmja e këtyre fenomeneve janë që fuqi të huaja mund të ndërhyjnë dhe të ndryshojnë fatet strategjike të zhvillimit të vendit që kanë ndikim edhe në rajon. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Siguria e Shqipëri ka efekt absolutisht mbi rajonin dhe kontinentin po të doni. Nuk duhet që fenomene të tilla, duke u joshur partitë politike, ato që janë në opozitë, por edhe ato që janë në pushtet, të kënaqen me rezultatin dhe të neglizhohet ky fakt. Është një fenomen që duhet t’i vëmë një bllok edhe ata që janë në pushte, edhe ne që jemi në opozitë. Në mënyrë absolute, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ dhe pse jo edhe Agjenci të vendeve partnere të NATO-s duhet të hetojnë në këtë drejtim. Shumat e parave që kanë lëvizur dhe që ka fakte që kanë hyrë edhe nga jashtë kalojnë fuqinë e biznesmenëve të fuqishëm. Janë shuma parash që vetëm fuqi të tjera të huaja mund t’i disponojnë dhe të vënë në lëvizje. Mua s’më lejohet të flas me emra, ndoshta fola shumë në funksion të pozicionit që kam. Nuk mund të futen 25 milionë euro me një transfertë dhe Prokuroria dhe Shërbimi Informativ të mos perceptojnë dhe bllokojnë burime të tilla. Askush nuk ka garanci se në shërbim të kujt kanë lëvizur këto shuma.
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 07:03:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015