Përfaqësues të KMSH-së të pranishëm në homazhet për nder - TopicsExpress



          

Përfaqësues të KMSH-së të pranishëm në homazhet për nder të Azem Hajdarit Përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kanë marrë pjesë në homazhet e zhvilluara paraditen e sotme (12 Shtator 2013) për ndër të Azem Hajdarit, heroit të demokracisë. Homazhet janë zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, Kancelari i KMSH Ali Zaimi, Drejtori i Kulturës dhe Dialogur Ndërfetar Genti Kruja si dhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Ndërsa në orën 12:30 kortezhi i përmortshëm me arkivolin e vendosur në shtratin e topit, është nisur për në varrezat e Dëshmorëve të Kombit ku dhe është bërë edhe ceremonia e varrimit . Në ceremoninë e varrimit, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, bëri duanë e rastit, duke iu lutur Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe. Azem Hajdari tashmë prehet në Varrezat e Dëshmorëve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe personaliteteve shtetërore, politikanë, të afërm dhe familjarë.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 13:41:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015