Përforcimi ri i Interit, Hugo Campagnaro, ua ka dërguar një - TopicsExpress



          

Përforcimi ri i Interit, Hugo Campagnaro, ua ka dërguar një paralajmërim të gjitha ekipeve të Serie A, e posaçërisht Juventusit, duke thënë se zikaltërit nuk ia kanë frikën askujt. “I jam bashkuar një ekipi të madh pas katër viteve fantastike te Napoli. Tani përpara e kam një mundësi të madhe te një klub me traditë të madhe dhe do të jap gjithçka që kam për këtë fanellë”. “Interi ka disa super-lojtarë dhe kjo është gjë e rëndësishme. Ata gjithashtu kanë motivim të freskët me ardhjen e trajnerit të ri”. “Kualiteti i personelit dhe dëshira e shfaqur nga trajneri, janë arsyet që unë erdha këtu. Të gjithë e dinë se Juventusi është skuadër e fortë, por ne nuk ia kemi frikën askujt”, ka precizuar Hugo
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 13:53:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015