Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut - TopicsExpress



          

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Së pari: Nuk është e mundur të gjithë hoxhallarët të jenë të pajtuar në të gjitha mendimet e tyre, përderisa mospajtimet në mesin e dijetarëve ekzistojnë me shekuj. Me rëndësi është që secili të kërkojë argumentet e Kuranit dhe Sunetit, dhe të jetë i sinqertë në mendimin e tij. E nëse dalloj unë nga disa hoxhallarë në ndonjë mendim, kjo nuk don të thotë asgjë.. ngase së paku unë nuk kam mendime të mia personale, porse ato bazohen në dijetarët e Islamit.. Së dyti: Sa i përket deves dhe veturës, mendoj se dallimi ndërmjet tyre është i madh. Dhe këtë dallim nuk e kam bërë unë, porse e ka përmendur Shejh Ibn Bazi, Shejh Ibn Uthejmini, Shejh Ibn Xhibrini, dhe dijetarë të tjerë të Sunetit. Këtë e kam përmendur edhe më herët duke thënë: Krahasimi i udhëtimit të grave të mëhershme me deve, me udhëtimin e grave të kësaj kohe me veturë, është krahasim i gabuar dhe i pavend, të cilin e përmendin edhe disa prej thirrësve islam. Edhepse gjatë këtij krahasimi, shumica e tyre janë të mangët në përshkrimin e gjendjes së mëhershme, me atë të tanishmen. Shumica e tyre, nuk përmendin fare se gratë e asaj kohe: -Kanë udhëtuar me deve, por kanë kërkuar që mbulesa e tyre të jetë sa më e plotë, saqë veshja e tyre ka shkuar zhag nëpër tokë, më shumë se një pëllëmbë apo sa një krah. (Xhamiu Tirmidhij - 1731). Kanë udhëtuar me deve, por nuk kanë zbuluar fytyrën e tyre në rrugë, që ta shohin atë burrat e huaj. A është kjo gjendje e njëjtë me gjendjen e grave të kësaj kohe? Sa prej tyre janë të mbuluara sikur gratë e asaj kohe? -Kanë udhëtuar me deve, por janë munduar të qëndrojnë sa më larg burrave të huaj, saqë edhe pas namazit, janë ngritur menjëherë dhe kanë dalur prej xhamie, në mënyrë që mos të përzihen me burrat e huaj. A është kjo gjendja e grave të kësaj kohe? Si do të realizohet kjo në rrugën e mbushur dhe të ngarkuar plot me automjete përreth saj? Si do të realizohet kjo në semafor? Si do të realizohet kjo kur atë e ndalon polici dhe kërkon dokumentet e saj? Si do të realizohet kjo nëse automjeti i saj ka ndonjë defekt në rrugë? Apo edhe më tutje, deveja dhe automjeti thuajse janë të njëjtë?! -Kanë udhëtuar me deve, por nuk iu është fishkëlluar atyre nga rrugaçët dhe huliganët. E që gratë e kësaj kohe, nëse udhëtojnë të vetmuara, nuk mund të shpëtojnë lehtë prej këtyre provokimeve. -Kanë udhëtuar me deve, por kanë pasur parasyshë fjalën e Allahut: “Dhe qëndroni në shtëpitë e juaja“. Dhe nuk kanë dalur të shkojnë në punë, apo në shkollë, apo nëpër shoqe, apo nëpër vende tjera jo të pëlqyera. Por, dalja e tyre ka qenë në xhami, apo në raste tjera të nevojshme. E pastaj më vonë.. Thotë Aisheja (radijallahuanha): “Sikur Pejgamberi (salallahualejhiveselem) të kishte parë se çka veprojnë gratë, do t’i kishte ndaluar ato prej daljes në xhami“. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Këto janë fjalët e saj për gratë e asaj kohe! A thua çka do të thonte ajo (radijallahuanha) për gratë e kësaj kohe?! Për gratë të cilat kërkojnë të drejtat e barabarta?! Lexo në lidhje me këtë: Qëndroni në shtëpitë e juaja. Së treti: Nuk kam thënë askund se është i ndaluar mësimi për vajza, por kam kundërshtuar ndalesat që ekzistojnë nëpër shkollat tona.. Dhe këtë e kam cekur duke thënë: Kështuqë, studimi i mjekësisë dhe mësimit të kësaj diturie është shumë i dobishëm për muslimanët, pasiqë të gjithë janë të nevojshëm për një gjë të tillë, dhe ai i cili e mëson atë dhe kontribon në ndihmën e popullit musliman, ai e ka shpërblimin e tij para Allahut. Por, edhepse kjo dituri është shumë e dobishme, mënyra se si arrihet në këtë është e rrezikshme dhe kalon nëpër disa ndalesa islame. Motra muslimane gjatë rrugës për të fituar këtë dituri, do të përballet me disa ndalesa të ndryshme, si udhëtimi i saj pa mahrem për çdo ditë deri në fakultet, kontakti me kolegë dhe me studentë të tjerë gjatë orëve mësimore dhe jasht tyre, kontakti me profesorë të ndryshëm dhe vetmia me ta në raste të caktuara, etj. Gjithashtu, edhe nëse kalon motra muslimane nëpër këto pengesa, ajo pas këtij studimi arrin përsëri në disa pengesa tjera, si vonimi i martesës pa nevojë , puna në vende dhe kohë të ndaluara pas fakultetit, mospatja e mundësisë së edukimit të fëmijëve, etj. E sa dallim ka ndërmjet asaj që kam thënë, dhe asaj që keni thënë se kam thënë.. Së katërti: Sa i përket kohës së lindjes, ajo përmendet vetëm si një arsye, për të lejuar të gjitha ndalesat tjera që bëhen nëpër shkolla, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me lindjen e grave, prej së afërmi apo prej së largu.. Është interesante se si njerëzit kur duan të veprojnë një gjë të caktuar, mundohen me çdo kusht që të arsyetojnë veprimin e tyre. Dhe nëse themi që nuk lejohet përzierja nëpër shkolla, thonë: Atëherë femrat do të qëndrojnë analfabet! Subhanallah.. Sikur nuk ka tjetër zgjidhje për të mësuar.. E nëse themi që nuk lejohet të udhëtojnë me automjete, thonë: E nëse sëmuret ndonjë anëtar i familjes dhe nuk qëllon asnjë prej burrave në shtëpi?! Subhanallah.. Sikur po vdesin njerëzit për ditë, për shkak të mosshoferllëkut të femrave.. E nëse themi që nuk lejohet të punojnë të përziera me meshkujt, thonë: Atëherë motrat tona do të kontrollohen te meshkujt! Subhanallah.. Sikur përveç motrave të udhëzuara të shkolluara, nuk ekziston asnjë femër tjetër e shkolluar, dhe patjetër motrat tona do të detyrohen të kontrollohen te mjekët!! E ku janë mjeket e paudhëzuara? Ku janë mjeket e pambuluara? Ku janë mjeket jomuslimane? Pse menjëherë duhet të drejtohemi te mjekët, përderisa ka mjeke (femra) të mjaftueshme nëpër spitale dhe ambulanca të ndryshme.. Nuk është ky arsyetim, mbi të cilin mund të bazohet logjika e shëndoshë, e aq më pak feja e Allahut (azzevexhel). Së pesti: Dhe dallimet në aspekte tjera, të cilat nuk i keni përmendur, janë të njëjta.. edhepse mund të jetë keqkuptimi yt, ai i cili të bën të mos kuptosh esencën e dallimeve.. Megjithatë, nuk është qëllimi jonë të thërrasim siç thërrasin të gjithë, por të thërrasim në rrugën e Muhamedit (salallahualejhiveselem) duke u bazuar në Kuran dhe Sunet, sipas kuptimit të Selefit. Allahu e di më së miri.
Posted on: Sat, 02 Nov 2013 18:56:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015