Përgjigje ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë! FRM - - TopicsExpress



          

Përgjigje ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë! FRM - Forumi i te rinjve muslimaneForumi i të Rinjvë Muslimanë ka lexuar artikullin e shkruar nga ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka me titull “Puqja e ekstremit postmodern me konservatorizmin destruktiv”.Në këtë shkrim z. Lauka sulmon publicistin e njohur shqiptar Fatos Lubonja dhe FRM-në. Islami që me profesion është rusofon, në shkrimin e tij jep edhe leksione historie, ku ndër të tjera sulmon revolucionarin islamik shqiptar Haxhi Qamili, mbron rrebelin Idriz Seferi, sulmon historianët të cilët kanë nisur të rishkruajnë historinë e shqiptarve dhe mbron pak a shumë linjën e anti-muslimanit Arben Xhaferri. Në shkrimin e tij, rusofoni Lauka ka sulmuar edhe organizatën tonë, Forumin e të Rinjve Muslimanë për të cilën thotë që “e shpalli deputeten Alma Lama “persona non grata”, duke e konsideruar atë një fshatare refugjate që duhet të kthehet, sipas tyre, andej nga ka ardhur, pra në Shqipëri”. Z. Lauka duket se është prekur nga kërkesa e FRM që Alma Lama të deportohet për në Shqipëri dhe thotë se “sulme të tilla ndaj shqiptarëve të pajisur me dokumente të rregullta qëndrimi në vendet përkatëse nuk kanë guxuar të ndërmarrin as forcat më ekstremiste, ultra të djathta, që kanë filluar të aktivizohen në disa kryeqytete europiane.” Reagimi i ambasadorit Lauka kundër FRM dhe ne mbrojtje të Alma Lamës është një reagim prej munafiku. Z. Lauka si ambasador i një vendi të huaj që është në Kosovë bën mirë që na kujton se znj. Alma Lama që ka fyer Islamin dhe gratë e Kosovës ka dokumenta të rregullta dhe nuk mund të deportohet dot kollaj nga Kosova. Por ne e pyesim z. Lauka përse ai nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim në vitin 2007, kur hoxha i nderuar nga Shqipëria, Kastriot Duka u deportua në mënyrë ilegale dhe kriminale nga Kosova, vetëm e vetëm për faktin se ai ishte një predikues i Islamit. Pse Shqipëria dhe ambasadorët e saj nuk bënë asnjë zhurmë kundër deportimit ilegal që ju bë një shqiptari të Shqipërisë? E pyesim z. Lauka a mos vallë për ju shqiptarë janë vetëm jo-muslimanët sikur Alma Lama ndërsa muslimanët sikur Haxhi Qamili apo Kastriot Duka nuk janë shqiptarë për të cilët ju duhej dhe duhet të protestoni dhe ti mbroni? Ç’është ky munafikllëk publik që bëni kundër muslimanëve z. Lauka? Ndërsa në lidhje me mitet e komunizmit që z. Lauka kërkon ti imponojë shtetit kosovar ne i bëjmë me dije atij që populli i Kosoves ka refuzuar, refuzon dhe do të refuzoj mitet e krijuara nga sistemi komunist i Shqipërisë apo nga ky që ka ardhur më pas. Muslimanët kosovarë, Skenderbeun nuk e kanë hero kombëtar. As Nënë Terezën. Ata janë të nderuar e rrespektuar por brenda Kishave Katolike dhe për katolikët. Ne e rrespektojmë fenë katolike, por nuk ja shesim dot shpirtin Shejtanit dhe të bëhemi katolikë siç kërkon ambasadori i Tiranës! Ambasadori Lauka duhet ta dijë se kundërshtimi që i bën populli Kosovës shtatoreve apo emërtimeve të miteve të imponuara katolike vjen si pasojë e kulturës dhe traditës tonë islamike. Nëse popullit të Shqipërisë, gjenerata e z. Lauka i ka imponuar me dhunë mite sikur ai i Nënë Terezës dhe Skënderbeut, ne populli i Kosovës nuk mund të na imponohet historia dhe idhujtaria e Tiranës siç nuk na u imponua dot as idhujtaria rusofone e Beogradit. Nënë Terezën ne e kemi kundërshtuar në Pejë, rrepisti Prince Double H e ka ndyrë statujën e sllavit Skënderbe në mes të Prishtinës pak ditë më parë, ndërsa shumica e imamëve të respektuar në Kosovë e konsiderojnë se Nënë Terez e ka vendin në xhehenem. Edhe pse qeveria e Kosovës i është nënshtruar nga frika Vatikanit dhe Opus Deit duke vënë shtatoren e Nenes Terezës ngado nëpër Kosovë, ne populli i Kosovës i kundërshtojmë këto statuja katolike ashtu siç kundërshtuan edhe statujat pravosllave më parë. FRM-ja dhe qytetarët e Kosovës heroj të tyre kanë patriotët shqiptarë si Haxhi Zeka e Adem Jashari, Azem Galica e Hamzë Jashari, sulltan Murati e Abdulhamiti, dhe jo herojtë që Kisha Katolike apo servilët e saj nga Tirana duan të na imponojnë! Këtë gjë duhet ta mësojë mirë rusofoni Lauka, që aksidentalisht emrin e ka Islam
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 12:04:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015