Përgjigje zotit Luan Llupa Lexova shkrimin ne faqen e - TopicsExpress



          

Përgjigje zotit Luan Llupa Lexova shkrimin ne faqen e facebook-ut tuaj ku ju përshkruani, sipas jush, historinë e burgosjes tuaj dhe të shokëve të tu. Në këtë shkrim përmendni edhe emrin tim duke aluduar se ju paskam fyer lidhur me qëndrimin tim rreth kësaj çështje, duke ju akuzuar si spiun i ish Sigurimit te Shtetit. Për këtë i referoheni librit tim me kujtime të fëminisë me titull “Rini e copëtuar”. Po citoj fragmentin e cituar nga ju në këtë libër: Dinua më tregoi edhe historinë e grupit të tyre. Kishin qenë katër persona, së bashku me Lonin, një shokun e klasës së tyre. Ai kishte qenë bashkëpuntor i sigurimit të shtetit dhe ishte ai që i kishte denoncuar. Këtë gjë ata nuk e dinin dhe kishin rënë viktimë e paditurisë së tyre. Unë nuk shoh ndonjë emër Luan Llupa në këtë shkrim. Pse e identifikoni veten me Lonin? Ai është një emër i krishterë, ndërsa ju jeni të besimit islam. Përse ai, domosdoshmërisht, duhet të jeni ju? Më vjen keq, mor zotni, por ju, në këtë rast zbuluat një fakt që shumëkush nuk e dinte. Ky fakt është se ju paskeni nënshkruar një deklaratë bashkëpunimi, që e pranoni vetë në shkrimin tuaj, me Sigurimin e Shtetit dhe, pamvarësisht nëse keni bashkëpunuar apo jo, ai mbetet një fakt i karakterit tuaj të dobët. Sidoqoftë unë nuk kam shkruar në asnjë shkrimin tim se ju paskeni qenë i tillë. Loni është një personazh që nuk dihet se kë përfaqëson në të vërtetë. Kjo është e drejta ime. Kështu që ju ia nxorrët vetë lakrat përjashta byrekut. Tashti do të përqëndrohem në disa “të dhëna”, siç i quani juve ato që shkruani. Do të përqëndrohem në disa të dhëna kontradiktore tuaja në lidhje me rekrutimin tuaj. Ju shkruani se më datën 8 mars 1950, një i panjohur ju paska thënë se duhet të paraqiteni në degën e punëve të brendëshme. Kur keni shkuar atje kryetari ju paska lejuar të takoheni me vëllanë tuaj, Pullumb Llupa që , sipas jush paskësh qenë i arratisur për tentativë arratisje. Kjo është krejtësisht një lajthitje, për të mos thënë një gënjeshtër e juaja. Hapni librin tim, në faqen 89 dhe do të lexoni: Pas gjashtë muajsh e gjysmë erdhi Gjykata Ushtarake e Durrësit. Gjyqi ishte në të vërtetë një farsë. Ishim nëntë veta që u gjykuam. Ne të tre, Halua, Imeri dhe katër të tjerë, Bejo Vrazhdua nga Bolena, Hajro Belishova nga Mallakastra, Pullumb Llupa nga Vlora dhe Pepo Koheni, një vlonjat me origjinë hebreu. Gjyqi ynë u zhvillua në fillim të muajit dhjetor të vitit 1951, kështu që del se vëllai juaj paska bërë dy vjet izolim në birucat e sigurimit të shtetit, gjë që për mendimin edhe të një njeriu jo normal është një argument aspak bindës. Ndaj mos gënjeni kaq hapur. Kur jeni arrestuar juve. vëllai juaj ka qenë i lirë Një pikë tjetër është edhe ajo se si ju pranuat të bashkëpunoni me sigurimin e shtetit pa asnjë shtrëngesë apo torturë fizike ose psikologjike, vetëm me nje fjalë të kryetarit të degës. Këtë e justifikoni me moshën tuaj të re 17 vjeç., me papjekurinë tuaj. Unë do të doja t’ju bëja një krahasim me veten time. Isha vetëm 15 vjeç kur u arrestova, dy vjeç më i vogël se ju. Megjithatë gjeta forca për të përballuar presionin e sigurimit. Lexoni deklaratën time të bërë në sigurim, përpara hetuesit Demir Zhupa, me të cilin ju paskeni folur edhe në këto vitet e fundit në telefon: Unë Reshati deklaroj se rrugën që kam ndjekur duke treguar aktivitet kundër pushtetit, e quaj të drejtë për deri sa gjendja në vëndin tonë nuk ka ndryshuar dhe se unë këtë ndryshim e pres nga t’arratisurit e jashtë shtetit anglo-amerikanët etj. Si juve u dorëzuat që në bisedën e parë pa as më të voglin shpjegim? Përgjigjen kësaj pyetjeje le t’ia japin lexuesit. Që të mos zgjatem më tepër, dua t’ju drejtor disa pyetje të cilat mendoj duhet t’i përgjigjeni: 1. Përse ju u dënuat me 3 vjet burg kur shokët e grupit tuaj me 15 vjet? 2. Përse gjyqi juaj nuk u zhvillua së bashku me shokët e tjerë, por nga gjykata speciale e sigurimit të shtetit nëTiranë? 3. Përse u kujtuat tani pas pesë vjetësh nga botimi i librit dhe përse nuk i biseduat më parë këto probleme me vëllanë tim, Besnikun, sa ishte gjallë, por u kujtuat tani që ai nuk jeton më? Përse nuk i bisedoni me shokët e tjerë të grupit tuaj, Dinon dhe Lavdoshin? Lavdoshin mud ta takoni edhe tani se ndodhet në Vlorë. 4. Përse ju ndoqën nga Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Vlorës qysh në vitin 1991 dhe ju zëvendësuan me vëllanë tim, Besnikun? 5. Kur paskerni qenë një kundërshtar i rregjimit komunist përse nuk jeni aktivizuar me Shoqatën e të Përndjekurve Politikë dhe ish të burgosurve të tjerë, në mënyrë të veçantë në aktivitetin e ushtruar prej tyre më 28 nëntor 1991 kur detyruan të ngrihej në shtizë flamuri pa yllin e komunizmit, në gjetjen dhe ceremoninë e rivarrimit të martirëve të lirisë të pushkatuar nga regjimi komunist dhe të tjera? 6. Çfarë konfidence paske patur me ish punonjësin e sigurimit të shtetit, kriminelin Demir Zhupa, që paskeni biseduar përzëmërsisht, si dy miq të vjetër, në telefon dhe ai iu paska treguar të vërtetën e ngjarjeve të mbi 60 vjetve më parë? 7. Përse Zije Xhindi, për të cilën ushqej një simpati të veçantë, paska krijuar mendimin se Loni i librit tim, paskeni qënë juve? Kush ia sugjeroi këtë mendim? Apo është një fantazi juaja si shumë të tjera. Këto ishin pyetjet që desha t’ju drejtoja. Po qetë i zoti përgjigjuni, jo për mua, pasi nuk kam nevojë për to pasi jam në brendësi të ngjarjeve, por për lexuesit që nuk na njohin. Nuk më kishte shkuar kurrë mendja për të zbuluar këto të dhëna, pasi jam i mendimit se për deri sa janë gjallë ende ata që i detyruan disa të nënshkruajnë deklaratat e turpshme të bashkëpunimit, do të ishte më mirë që shigjetat tona të drejtoheshin kundër tyre dhe jo kundër bashkëvuajtësve tanë. Përse ndodh një gjë e tillë? Kjo nuk do shumë mend të kuptohet. Loja e sigurimit të shtetit vazhdon ende. Por koha e saj tashmë ka mbaruar dhe bashkë me të edhe lojrat e saj dhe të lakejve që vazhdojnë ende në frymën e vjetër. Reshat kripa P.S. Bashkangjitur po vë edhe shkrimin e zotit Luan Llupa Luan Llupa Luan Llupa ish i denuar politik- Per te paren here tregon! Si e zbuloi sigurimi i shtetit grupin kundershtar te studenteve ne gjimnazin Ali Demit e Vlores ne vitin 1950? Kishin kaluar 5 vjet qe ne Shqiperi ishte vendosur Regjimi Komunist, u harruan te gjitha premtimet e bera gjate luftes , dhe populli shqiptar do te perjetonte per gati 50 vjet kalvarin e vuajtjeve dhe mizorive nga me te tmerrshmet se gjithe popujt e tjere te Evropes. Ne kete situate politike terrori dhe varferie, filloj viti shkollor 1949-1950.Ishte bere rutine qe, qysh ne fillim te vitit beheshin zgjedhjet e organizates se rinise , ajo qe partia komuniste e shikonte si leven e saj. Ne komitetin e rinise se shkolles, midis te tjereve , zgjidhet edhe nje shoku yne I klases, Besnik Kripa. Gjimnazi ate vite kishte dy paralele te para. Vitin e dyte , nxenes I se ciles isha une dhe Besniku kishte dhe vitin e trete, por jo ate te matures. Besniku zgjidhet edhe sekretar I komitetit te rinise se shkolles.Si dhe kujdestar I klases. Zgjedhja e Besnikut ne kete forum , I befasoj te gjithe nxenesit, vecanerisht ne, shoket dhe shoqet e klases se tij, sepse ai nuk I mbushte kriteret sic kerkoheshin per te qene ne strukturat drejtuese te rinise se shkolles.Per faktin se origjina e tij ishte nga nje familje e pasur ,qytetare dhe e shpronesuar .Mesimet filluan. Dhe bashke me to edhe pune organizata e rinise. Besniku e filloi me shume perkushtim punen ne organizate, per besimin qe I dhane, dhe kjo situate vazhdoi deri ne muajin Dhjetor.Nje dite me mbarimin e mesimit ktheheshim per ne shtepi, prane ish shtepise se kultures ( Shtepia e Eqerem Vlores)Besniku me afrohet dhe me kerkon qe ate mbasdite ti veja ne shtepi. Se kishte nje problem dhe desh ta bisedonte me mua. Neve ishim moshatar, familjarisht miq, ne mbasdite I shkoi ne shtepi , ne nje dhome ne katin e dyte vetem , dhe ai menjehere u fut ne teme , duke kerkuar te dinte , opinionin e shokeve dhe shoqeve te klases, per aktivizimin e tij ne strukturat drejtuese te shkolles.I pergjigjem se te gjithe I ke befasuar me angazhimin dhe punen tende aq me zell , me ato shkrime kunder nxenesve ne gazeten tuaj te murit. I them se ty nuk te takon te behesh vegel dhe te godasesh shoket dhe shoqet e klases dhe te shkolles.Me degjoi me shume vemendje dhe me pergjigjet :-Kete e kam konstatuar edhe vete! Qe shoqeria me eshte larguar, prandaj Luan te kam thirrur duke pasur shume besim tek ty, qe te formojme nje grup me shok te besuar , per te kundershtuar , qeverisjen dhe situaten politike dhe ekonomike qe po perjeton Shqiperia.Kete propozim te tij une nuk e refuzova per dy arsye:1.Per te larguar ate nga ai aktivizim aq I zellshem ne punet e rinise dhe se dyti per te shprehur une urrejtjen dhe kundershtimin tim per regjimin komunist qe ishte vendosur ne Shqiperi. Ne grup futem dhe dy shok te ngushte te klases tone, Lavdosh Beqon dhe Dino Alemin. Te dy kundershtar te pushtetit dhe shok te besuar. Filluam te mblidheshim ne shtepine e Lavdoshit, ajo ishte ne lagjen Muradije ne rrugen Justin Godart. Atje bisedonim dhe shrehnim mendimet tona kunder pushtetit, por ne ate shtepi nuk qendruam gjate , per arsye sigurie, mbasi ajo ishte e ekspozuar ne rruge, dhe ne druheshim se mos degjoheshin bisedat tona nga jashte. E zhvendosem vendin e mbledhjeve ne shtepine e Besnikut ne lagjen Vrenes. Disi e vecuar prane Bashkise se sotme te qytetit. Ne nje dhome ne katin e dyte, e justifikonim prezencen tone , ne ate shtepi, kur shikoheshim nga pjestaret e familjes, si shok te nje klase dhe I benim mesimet bashke. Atje mendimet tona kunder pushtetit I shkruanim ne fletushka me germa kapitale , nga nje dore e vetme ,i shkruante Besniku, dhe po ai I shperndante ne ambiente te shkolles, sepse kishte te drejte te hynte dhe te dilte ne shkolle , brenda dhe jashte orarit , me cilesine e tij si sekretar I organizates se rinise dhe kujdestar I klases. Kjo veprimtari vazhdoi deri ne daten 8 Mars 1950. Ne kete dite , ne te cilen une mbasi u ktheva nga nje vizite qe I bera motres time te madhe, qe banonte ne lagjen Muradije prane shkolles Nr 1, ne hyrje te lagjes Vrenes , ku une banoja , me afrohet nje person me pershendet dhe me pyet per emrin, I pergjigjem, dhe pas kesaj me thote se do te vish me mua ne degen e puneve te brendeshme se kemi per te sqaruar nje problem. I them nuk mund te vij se neser kam shkolle, dhe me duhet te perseris mesimet.Me pergjigjet se : Nuk do vonohesh vetem 10 minuta! U ktheva dhe gjate rruges mendova , pyetje apo arrestim?Nuk dinim asgje se cfare kishte ndodhur gjate kohes qe ne hidhnim parrulla ne shkolle, me shpie ne zyren e kryetarit te deges. Nje burre mesatar I vrejtur, menjehere me fton te ulem duke me servirur nje cigare , te cilin e refuzova duke I thene se nuk e pi, njekohesisht dhe e falenderova. Kryetari fillon biseden duke me thene se ke ne burg babane dhe vellane te arrestuar, te bejme thirje qe ta ndihmosh vellane, per ta lehtesuar ose edhe per ta liruar, ne kete kohe ma sjellin vellane, takohemi , dhe perseri e larguan. Kryetari me thote se vellai ka nje akuze te rende dhe rrezikon shume vite burg, ne kete kohe nxjerr nga sirtari I tij te punes, nje flete fletore e shkruar e gjitha me dore dhe me jep ta lexoj. Ajo ishte nje deklarate qe nje shoku I tij e denonconte se Pellumbi kishte tentuar dy here te arratisej jashte shteit nga Fshati Dukat I Vlores , por per arsye te situates shume te tensionuar , ne ate kohe qe ishte atje, per shkak te arratisjes se disa personave nga fshati , ky nuk mundi ta realizonte arratisjen e tij.Kete deklarate ai e kishte firmosur me emrin dhe mbiemrin e tij, sot nuk jeton me, por une per te qene I besushem po I ve inicialet e tij. Th.L.Banonte ne lagjen Skele.Kryetari vazhdon te me pyese, ne cilen klase isha dhe ne kisha pare apo lexuar parulla me shkrim qe hidheshin ne shkolle?I pergjigjem se nuk kam pare as nuk kam lexuar ndonje parulle qe thoni ju. Kryetari vazhdon –Te kemi thirrur te na ndihmosh per te zbuluar se kush I hedh keto parrulla ne shkolle. I pergjigjem se jo vetem une por te gjithe e kemi per detyre te ndihmojme dhe ju them se per cfare do degjoj dhe shikoj menjehere do tja raportoje drejtorit te shkolles.Kryetari disi I nervozuar leviz nga kolltuku ku ishte ulur dhe me thote, nuk kemi pune me drejtorin e shkolles, por menjehere do ti thuash atij shokut , quhet Demir, sic e ke pare eshte I perditshem ne shkollen tuaj dhe vin per kete pune. Ose do te vish ketu ne dege te japesh emrin dhe te thuash qe me kerkon kryetari.Perseri ai vazhdon, meqe je gati te na ndihmosh kete e duam te na I japesh me shkrim. I pergjigjem se si me shkrim dhe me goje e njejta pune do te behet! Ai kembenguli me shkrim! Nuk kisha asnje zgjidhje tjeter, nga ambientet e deges ate nate duhet te largohesha me doemos dhe I them dakord. Filloj te shkruaj ne nje cope leter : Angazhohem se do te ndihmoje organet e puneve te brendeshme per te zbuluar aktivitetin kundershtar qe zhvillohet ne shkolle, do te mbaje konspiracion , ne rast te kundert do ti percillem gjykates speciale te sigurimit te shtetit. E dorezova . Me lejuan te kthehesha ne shtepi. Çuditerisht aspak I emocionuar. Kjo vetem per arsye ndoshta te moshes, isha vetem 17 vjec. Ne shtepi mbasi hengrem darke , I hedh nje sy mesimeve dhe pastaj rashe per te fjetur. Fjeta pak ,prisja me padurim te gedhihej, te veja ne shkolle per ti dhene fund kesaj veprimtarie, qe rezikonte burgimin tone. Te nesermen ne shkolle pas ores se pare te mesimit, ne koridorin e shkolles jo jashte ne oborr, se kishim vetem 5 minuta pushim, I theras te tre shoket, ketu mbaron angazhimi im per ta mbajtur sekret , duke u thene shokeve, se me kane kerkuar ti ndihmoje per te zbuluar aktivitetin tone, prandaj qe nga ky moment , e mbyllim ketu , gjithcka mbetet midis nesh, mardheniet tona me njeri tjetrin si para fillimit te ketij aktiviteti, te katert rame dakort.Ne 4 Prill Besniku arrestohet, pas 22 dite hetusie te tij, nje oficer madhor I ministrise se puneve te brendshme, nen kolonel Niko Çeta, ben studimin e dosjes se tij. Dhe formulon kete relacion. (E kam nxjerr nga arkivi i ministries se puneve te brendeshme ne Shkurt te vitit 2011, firmosur, nga drejtori i arkivit te ministrise se puneve te brendeshme, Z.Kastriot Dervishi.).Ne relacion shkruhet : Luan Llupa I biri I Nystretit nga qyteti Vlores, rrjedh nga nje shtrese e mesme qytetare, I ati I tij gjate regjimit te Zogut dhe fashizmit, ka qene I lidhur dhe eshte mobilizuar per t’u sherbyer atyre si agjent, dhe sot ndodhet ne burg per fajet e tij kundra pushtetit dhe popullit.Une hap paranteze per fjaline e fundit , se babai im eshte arrestuar ne mesnaten e nje Nentori ne 1944 , ku ne ate kohe pushteti I popullit , ishte maleve dhe nuk kishte zbritur akoma ne fushe ( qytet) , relacioni vazhdon, Luani ne muajin Mars te ketij viti ne 1950 , eshte rekrutuar agjent per zbulimin e grupit te studenteve ne shkollen Ali Demi.Ky jo vetem qe nuk denoncoi ekzistencen e ketij grupi por ka bere punen e nje agjenti dopjo rol, duke u perpjekur qe te corientoje organet tona per zbulimin e kesaj veprimtarie kundra pushtetit, Luan ka dekonspiruar punen qe I eshte ngarkuar nga sigurimi perpara grupit, mbasi kryetari I ketij grupi Besnik Kripa eshte arrestuar , dhe per kete dyshojme se mund te arratiset.Tirane me 26/04/1950.Nen Kolonel Niko Ceta. Tre dite mbas ketij relacioni dite e shtune date 29/04/1950 reth ores 19:30 ndersa kthehesha ne shtepi arrestohem! Me cojne ne zyren e kryetarit te deges,ai me priste , cohet ne kembe, e le tavolinen e tij dhe me afrohet, duke me pyetur : E di cfare ka thene Mehmet Shehu? Nuk I pergjigjem.Pas nje pause te shkurter me thote: Ka zot hauri! Dhe me qellon shume forte ne fytyre dy here. Duke I thene personit ,qe te me largoje.Per burgun tim , izolimin , hetimin paraburgimin dhe kampin e tmerrshem ne qytetin e Kucoves , do ti bej te ditur ne nje tjeter shkrim. Ne daten 07/Maj 1950 arrestohen Lavdoshi dhe Dinua, te katert pas hekurave! Gjithmone ne kerkim se si e zbuloi sigurimi aktivitetin tone para vitit 1990 , ishte e pamundur te mesoje dicka, eci ne kohe nga fundi I shtatorit te vitit 2000 , ftoje ne shtepine time per vizite doctor Lutfi Llanon , duke I thene se kam nje problem dhe dua ta diskutoje me ty. Ai e pranoi ftesen time , po ate dite e prita , u pershendetem , dhe mbas nje bisede te shkurter per problemet familjare , I kerkoj te di , nese I kujtohet se ne gjimnazin e Vlores ne vitin 1950 jane arrestuar nxenes per hedhje traktesh ne shkolle. Doktori me pergjigjet se si ngjarje I kujtohet , por nuk isha I interesuar per te mesuar hollesira, vazhdoi ta pyes, nese jeton me kunati Demir Zhupa, ku eshte dhe si I kishte mardheniet me te?Me pergjigjet se jeton eshte ne Durres me familjen , I semur vuan nga diabeti dhe mardheniet e mia me te jane shume te mira, ju them se dje kam qene ne Durres per ta pare. Doktorit I them se Demiri ka qene personazhi kryesor , ne perpjekje te deges se puneve te brendshme per zbulimin e atij aktiviteti kundershtar ne shkolle.I kerkoj nese ishte e mundur , te komunikonte ne telefon me te, dhe ta pyeste si e zbuluan grupin tone? Natyrishte nese kjo ceshtje nuk perbente me ndonje sekret shteteror, doktori cohet , ngre receptorin dhe mbasi I degjon zerin e pershendet, kur ai menjehere , disi I habitur I pergjigjet, se cfare ka ndodhur, se ne dje u pame, Lutfiu I thote se jam ne shtepine e nje mikut tim ,Luan Llupa, besoj se te kujtohet? Ai I pergjigjet se e kujtoj shume mire, une isha prane telefonit kur bisedonin dhe e degjoja te gjithe biseden. Doktori vazhdon biseden duke I thene se Luani do te dije: Se si u zbulua grupi I tyre nga sigurimi ne shkolle? Demiri pergjigjet, se ne dyshonim per besnik Kripen , e ndaluam , e cuam ne nje vend, ky vend ishte uji I ftohte, sic me ka thene me vone mua Lavdoshi, Dermiri vazhdon ti thote Luftiut se atje Besniku I uli …Pra tregoi gjithcka.Te gjitha keto jane te dokumentuara ne arkiven e ministrise se puneve te brendeshme.Pra grupin, e zbuluam nga Besnik Kripa.Te dy u pershendeten, doktori e mbylli telefonin, une e falenderova per ndihmen qe me dha dhe e percolla. Natyrshem lindi pyetja pse dyshonin tek Besniku , kur ai ishte nje nga me te besuarit e rinise ne shkolle? Cfare kishte ndodhur ne shkolle gjates kohes qe ne hidhnim trakte? Kete do ta mesoja pak me vone. Ne qershor te vitit 2010 , ne nje dite te zakonshme, takoi nje shokun tim te klases Pellumb Dobi , e pershendes , gjithmon e pershendesja kur e shihja , por ate dite I kerkova te uleshim ne nje bar aty prane dhe ashtu bem.U ulem tek bar Sevasteri, ne fillim e pyes per shendetin, me thote se jam I semure dhe vuaj nga zemra. Pellumbit I kerkova te me thoshte se si ishte atmosfera ne shkolle , pas arrestimit tone? Ai me pergjigjet se: Te nesermen e arrestimit te Besnikut, Nikolla Qirko ,nje shok I klases tone, I kerkon qe te venin ne shtepine e Besnikut , qe te pyesnin se si qendronte puna? Per Besnikun ne shkolle u perhap nje fjale se e kishin ndaluar , mbasi kishte kaluar me nje vajze, ne nje zone te ndaluar ushtarake, per ne kjo ishte e papranushme dhe e pabesueshme.Shkuam mbasdite ne shtepine e Besnikut, por ne ate kohe dy oficere te deges, te shoqeruar nga prokurori I lagjes, nje burre me profesion kepucar, quhej Selfo Ferra, Demiri qe ishte nje nga dy oficeret , I pyet se cfare kerkonin, dhe u thote te largohen, te mos futen ne shtepi.Mbas arrestimit te juve te treve , po Nikolla me thote, se e kishin thirrur per ta pyetur, se nje shoqa jone e klases, Athina Gjergo kur ishte kthyer nga pushimi I madh per te bere oren e trete te mesimit, ne nje dite te zakonshme shkolle, ora e trete ishte ajo e kimise, dhe profesoresha e lendes ishte , Safo Frasheri, Athinaja kish gjetur poshte bankes se saj nje trakt , e kish lexuar dhe me mbarimin e ores se mesimit ja kishte dhene profesores, kjo drejtorit te shkolles, athere drejtor i shkolles ishte Harilla Kuculi. Drejtori lajmeron menjehere degen e puneve te brendeshme , ata vine dhe marin ne pyetje Athinane , duke I kerkuar te dinin, se ku e gjeti dhe kur e gjeti traktin, ajo I pergjigjet se, e gjeta poshte bankes time kur u ktheva nga pushimi I madh, e lexova dhe ja dhashe profesores.Ata e pyeten, mos e gjete kur filloi ora e pare e mesimit ? Ajo I pergjigjet, jo e gjeta oren e trete te mesimit.E pyeten se ne mbarimin e ores se dyte te mesimit , dhe nxenesit dlnin jashte ne obor, kush doli I fundit nga klasa, ajo I pergjigjet, si zakonisht te gjithe nxenesit, por nga fundi une Nikolla Qirko etj,por klasen e mbylli kujdestari Besnik Kripa. Athinaja dhe Nikolla u porositen qe per cka u pyeten te mos I tregojne askujt, perndryshe do mbanin pergjegjesi.Pellumb Dobi edhe pse ishte ne organizaten e rinise, por shok shume I ekuilibruar, I sjellshem I dashur, dhe I respektuar nga te gjithe, ai nderoi jete ne spitalin e Vlores ne 24 Qershor 2010. Lutem qe shpirti I te gjithe shokeve dhe shoqeve te mia qe nuk jetojne me te pushoje ne paqe. Pra ky ishte dyshimi qe ndaloi dhe zbuloi nga Besniku te gjithe aktivitetin dhe grupin tone!Me kishte shqetesuar fakti , pse denime kaq te renda per tre shoket e mi? Vite me vone I kerkoj Lavdoshit , te cilin e kisha dhe kushuri, nje kopje te vendimit te gjyqit te tyre, ma dha , atje ishte patjeter dhe akt akuza e cila me befasoje. Midis te tjerash lexoi, se Besniku gjate vitit shkollor dhe kur ne shperndanim trakte ne shkolle, ishte shkeputur nga mesimi , gje qe asnje nga ne shoket , nuk e mbajme mend te jete larguar me dite nga mesimi, kishte vajtur ne Peshkopi , tek motra e tij e martuar ne familjen Tufa dhe I kishte kerkuar, a ishte e mundur kalimi I kufirit per ne Jugosllavi. Ajo e kishte siguruar se po mund te kalohet (Nuk di nese ajo familje ka pasur ndonje konseguence pas arrestimit te Besnikut).Dhe sipas Besnikut ne pas mbarimit te shkolles do te arratiseshim ne Jugosllavi.Nuk e di nga I erdhi kjo ceshtje ne mendje, kur asnjeri nuk ja kerkoi dhe ne ,asnjehere nuk ja kishim kerkuar qe te ndermernim nje aventure te tille.Ngarkoi veten dhe shoket , me akuzen e tentatives se arratisjes.Fajesi qe denohesh me raste te vecanta edhe me denim kapital. Vazhdoi te lexoi akuzen dhe vendimin e gjyqit dhe gjej se do ti dergonim nje leter anonime profesorit te letersise Shyqyri Ahmet Agaj, qe te ishte I kujdesshem dhe shume I vemendeshem dhe te mos I thoshte tjeter kujt per cfare I shkruanim , perndryshe, do ta godisnim me eksploziv ne banesen e tij.Kjo leter per ta larguar vemendjen e deges nga ambientet e shkolles, edhe ky veprim nje tentative per nje akt terrorist, nje tjeter fajsi qe e bente edhe me te rende masen e denimit. Me te dyja keto veprime, ai beri nje vetvrasje pa ja imponuar askush, duke u denuar me vite te gjata burgimi.Rastesisht nje dite nje shoqa ime e klases me thote , tani vone, se kishte lexuar nje liber te titulluar “Rini e Coptuar” me autor Reshat Kripa. Atje kishte lexuar edhe emrin tim, kjo ishte Zije Xhindi.Interesohem e gjej ate liber tek nje miku im Shaban Xhyeri, e lexoi , nuk paraqiste ndonje interes , por ndalem tek faqa 95 , lexoi nje paragraf qe thote, Reshat Kripa , mbas denimit te tij , bashke me dy shoket , Jorgo Beshon dhe Myrteza Babocin I kishin cuar ne burgun e Vlores, per po ate aktivitet si kunder dhe ne, parrulla kunder pushtetit dhe denuar 3-5 vjet burg, Reshati ne dhome te burgut, me Dino Alemin I cili sic thote u be dhe mesuesi I pare I gjuhes frenge per te, midis bisedave te tjera , I kish treguar dhe historine e grupit tone.Dhe se ishim viktim e Lonit, se ai paska qene I sigurimit dhe ata nuk e dinin, Reshati ,me mire historine e grupit tone mund ta mesonte nga I vellai i tij Besniku dhe jo nga Dinua, me te cilin jetoi per shume vite.Por kete nuk I interesonte ta thoshte, se e dinte shume mire qe nga Besniku u zbulua grupi yne. Reshati pasi eshte liruar nga burgu, teresisht I rehabilituar, nuk I hyri me asnje gjemb ne kembe, qe nga 1955 deri ne 1990. Ndersa une menjehere pas lirimit nga burgu jam syrvejuar, ne 1978 I thirrur I keshilluar, ne dhjetor te 1989 I arrestur publikisht, I denuar dhe I liruar ne 1990, fatmiresisht I shpetova denimit me 12 vjet burg sepse regjimi komuniste ate kohe po jetonte ditet e tij te fundit, dhe I ndikuar nga ndryshimet nderkombetare dhe brenda vendit, imponohet te beje ndryshime ne kodin penal, ne dy figura krimi , na ate te arratisjes, dhe krimin e agjitacionit dhe propagandes. Reshatit I kerkoi, te pushoi se shkruari genjeshtra, shpifje apo ato zhgaravitjet ne gazeta kunder regjimit qe u permbys, se jane sic thote populli yne, pushke pas dasme! Dhe e ftoji pasi te lexoje kete, ne rrjetin social Facebook,te takohet me mua, sepse njehere e ka refuzuar, per te marre ne original gjithcka shkruajta. E them pa asnje dyshim dhe pa asnje medyshje se shperblimi i shoqates se ish te perndjekurve politike duke e vene ne krye per qytetin e Tiranes, eshte plotesisht I pamerituar, eshte person pa integritet. Luan Llupa. Me 26/08/2013 ,Vlore. Ju Faleminderit!
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 14:52:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015