Përmbytje në fshatin Sërbicë Stuhia dhe rreshjet e mbrëmjes - TopicsExpress



          

Përmbytje në fshatin Sërbicë Stuhia dhe rreshjet e mbrëmjes së të mërkurës ( 10.7.2013 ) kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Komunës së Kërçovës. Më të prekur janë fshati Sërbicë, Tuhin dhe Kaleshe. Në këto fshatra nga përmbytjet janë dëmtuar disa shtëpi, kasolla dhe mure. Në fshatin Sërbicë nga rreshjet e ditës së mërkurë janë dëmtuar disa shtëpi në lagjen Ipçe, si dhe shtrati që bart ujërat e fshatit. Ndërkaq, në fshatin Tuhin rrufeja ka goditur një kasollë, ku si pasojë është djegur në tërësi një traktor. Kryetari i Komunës së Kërçovës z.Fatmir Dehari, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara ka formuar Komision për vlerësimin e demit material. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, detyra e së cilëve është të evidentojnë dëmet e shkaktuara dhe të përpilojnë proçesverbal duke e shqyrtuar situatën e krijuar në terren.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 11:45:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015