Përmeti: në shtjellën e kapitalit Konflikti i fundit në - TopicsExpress



          

Përmeti: në shtjellën e kapitalit Konflikti i fundit në Përmet, për ruajtjen e Qendrës Kulturore dhe zëvendësimin e saj me Kishë Ortodokse, si fillim fshehurazi, në njërën anë, dhe ngritja e zërit të Athinës zyrtare në mbrojtje të Kishës dhe “vëllezërve” të saj, dhe ‘heshtja shurdhuese’ e Tiranës zyrtare rreth kësaj çështje, përjashto këtu “shkrimet” e pjesshme, hutaqe dhe moniste të Kryeministrit Berisha, gjithashtu dhe massmedias së kontrolluar nga elitat politike dhe ekonomike, ku shprehet rishtas si i shastisur “eskperti” i problematikave të jashtme, ish-Ministri i Jashtëm, Basnik Mustafaj, tregojnë qartë, se Shqipëra, gjëndet ende në vitet ‘90, të “ndihmave” ekonomike, gjithashtu dhe drejt fraksionizmit më të mprehtë të popullatës. Dhe kjo, sepse elitat fetare në Shqipëri, nëse gjykojmë nga ligjëratat publike që lançojnë kur ngrihet tensioni, konsiderojnë “vëllezër” vetëm homologët që gjënden brenda dhe jashtë vendit —ndërkohë, gjithë të tjerët, hamendësisht, janë armiq! Dhe siç dihet, ‘fraksionizmi’ nuk përputhet kurrësesi me ‘kohezionin’ (social). Kështu, vendimi i Gjykatës së Përmetit, në kuadër të kapitalizmit dhe “demokracisë” parlamentare që kemi krijuar 22 vitet e fundit, që është një shtet i pushtuar socio-ekonomikisht (dhe rrjedhimisht edhe ‘politikisht’), është Revolucionar, nëse gjykojmë nga gjykatat homologe, d.m.th. nga gjykatat që operojnë në regjime kapitaliste dhe “demokraci” parlamentare. Shembulli i Gjykatës së Lartë Gjermane, lidhur me emetimet e eurobondeve përbën fakt ilustrimi: ajo, si fillim ishte kundër përdorimit të “eurobondeve” që synojnë “shpëtimin” Eurozonës, pa dhënë, sigurisht, argumente bindës, dhe më vonë, pasi pushteti i kapitalit luajti rolin e tij, Gjykata vendoi në favor të përdorimit të këtij instrumenti financiar![1] Sigurisht, për çështje të ndryshme. Por është pushteti i kapitalit që përmbys çdolloj vendimi racional pavarsisht pasojave që do të shkaktojë mbi popujt. Në rastin e Gjykatës së Përmetit, presioni, padyshim, që është i madh: në njërën anë kemi kapitalin e Kishës, Polikës dhe Bankave Greke që gjënden ende në Shqipëri, pa harruar, sigurisht, korporatat greke, në anën tjetër, besimtarët dhe priftërinjtë shqiptarë, gjithashtu dhe emigrantët në greqi. Dhe nuk është hera e parë në Hisotrinë e popullit tonë që besimtarët dhe priftërinjtë —në emër të “besimit”— të shesin interesat kombëtare për interesat ekspansioniste të popujve fqinjë! Zakonisht, fetarët ose besimtarët, gjithashtu dhe priftërinjtë, pa përjashtuar këtu hoxhallarët, nuk i kuptojnë pasojat e gjeopolitikës së koordinuar të vendeve nga ku burojnë fetë moniste dhe aderojnë në to, verbërisht, thjesht, sepse ndajnë të njëjtin ‘besim’! Dhe, të shpresosh se këta “njerëz” kuptojnë rëndësinë e pavarsisë kombëtare, gjithashtu dhe lirinë politik-ekonomiko-sociale, do të ishte mediokritet. Fakti që ndërtojnë Kisha dhe Xhami me parátë e “bazave” të huaja, duke lubrifikuar shpesh ingranazhet e politikës zyrtare të Tiranës, dhe duke shpërnjohur dëshirën e popullit shqiptar, tregon qartë se elitat fetare nuk interesohen aspak për themelimin e vlerave demokratike, d.m.th. për vendime demokratike se nëse, për shembull, duhet të ndërtohet një kult apo jo, në bazë të kundrimit popullor dhe gjithëpërfshirës, duke konsideruar, sigurisht, edhe pasojat që mbart për një popull dhe për gjeneratat që do të pasojnë, kulti në fjalë. Sepse ata thjesht imponohen “nga lartë”. Kështu, ato janë thjesht elita reaksionare dhe nuk meritojnë respekt përsa kohë që shpërnjohin respektin e pavarësisë tonë kombëtare dhe sociale në emër të besimit. Në fakt, siç dihet, të gjitha fetë janë moniste dhe s’ka se si të kuptojnë rëndësinë e pavarësisë kombëtare, vlerave demokratike dhe lirisë sociale: ata janë thjesht skllevër dhe duan të imponojnë skllavërinë që u delegon Zoti nga stepat e Universit, mbi popujt. Pyetja që shtrohet, rrjedhimisht, në këtë situatë, është se nëse Shqipëria ka mundësi t’a frenojë ekspansionin e Athinës zyrtare në të dy nivelet: ekonomik dhe fetar? Dhe përgjigjja që marrim është një Jo e prerë. Dhe kjo, sepse ajo pretendon të integrohet në globalizmin neoliberal, që imponon çlirimin e kapitalit, mallrave, punës dhe shërbimeve. Kjo do të thotë se Shqipëria, pavarsisht përpjekjeve sporadike për pavarësi politike, në të ardhmen do të vuajë më shumë nga kapitali i vendeve fqinje. Sigurisht, që atje ka rrugë-zgjidhje politiko-ekonomike më të mira dhe afat-gjatë, por, duket se strumbullarët e sistemit nuk njohin as pasojat e politikave neoliberale as edhe se me cilët duhet të krijojnë aleancë ekonomike. Nëse gjykojmë nga lëvizjet e Edi Ramës, për shembull, Kryeministrit të ardhshëm, ai ka vizituar së fundmi, tre vende hegjemoniste dhe ekspansioniste të rajonit: Italinë, Greqinë, dhe Turqinë, që nënkupton se pushtuesit tanë tradicional do të jenë këtu edhe për katër vitet e ardhshëm. ...Gilberto Jace phroneticanddemocracy.org/drejt-militarizimit-amerikano-grek-te-egjeut-dhe-roberimit-te-metejshem-te-popujve/
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 11:15:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015