Përplasjet e superfuqive mbi një ndërhyrje ushtarake në Siri - TopicsExpress



          

Përplasjet e superfuqive mbi një ndërhyrje ushtarake në Siri Shtypi britanik shkruan se SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të sulmojnë brenda 10 ditësh. Të shtëna kundër inspektorëve të OKB-së, ndërpritet hetimi në Siri. Uashingtonit i mbeten pak dyshime për përdorimin e armëve kimike, por Assad mohon: “Akuza të paarsyeshme, i pret dështimi”. Moska paralajmëron SHBA-në: “Ndërhyrja do të ketë pasoja të rënda”. Gjermania: “Kemi prova të qarta për sulm kimik”. Siria: “Jemi gati për çdo eventualitet” Inspektorët e Kombeve të Bashkuara që u dërguan në Siri për të hetuar mbi përdorimin e armëve kimike kundër civilëve, u vunë në shënjestër të një sulmi me armë, fatmirësisht pa viktima dhe pa të lënduar. Menjëherë shpërthyen akuzat reciproke midis qeverisë së Bashar al Assad-it dhe opozitës siriane. Televizioni shtetëror sirian njoftoi se atentati ndaj inspektorëve që po përpiqeshin të hynin me automjetin e tyre në qytezën Muaddamiya është përgjegjësi e terroristëve (kështu i quan rebelët). Të hënën “Daily Telegraph” shkruante se sulmi i dyshuar me gaz më 21 gusht në Damask ka përshpejtuar rrjedhën e ngjarjeve: Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe do të vendosin brenda një kohe shumë të shkurtër për vijimin e sulmit të parë me raketa kundër regjimit të sirian. Hipotezat për ndërhyrjen ushtarake kanë bërë që të ngrihet muri rus në mbrojtje të aleatit Bashar al Assad. Në një komunikatë të fundit të Ministrisë së Jashtme ruse shkruhet: “Disa qarqe gjithnjë e më aktive në apelet e tyre për një ndërhyrje ushtarake në Siri, po përpiqen haptazi që të hedhin poshtë përpjekjet e përbashkëta ruso-amerikane të muajve të fundit, për të zhvilluar një konferencë ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore të krizës”. Megjithatë paralajmërimet e ministrit rus Lavrov janë të forta: “Do të ketë pasoja shumë të rënda”. Sipas së përditshmes britanike, tronditja e status kuosë (konflikti sirian ka nisur që në mars të 2011-s) është rrjedhojë e një telefonate 40-minutëshe midis Barack Obamës dhe kryeministrit britanik, David Cameron, gjatë të cilit dy liderët përcaktuan se do të merrnin një vendim mbi një sulm të mundshëm “brenda 10 ditëve”. Por nga Uashintoni dhe Londra ekspertët deklarojnë se inspektorët nuk do të gjejnë asnjë gjurmë të gazit vdekjeprurës sepse ka kaluar shumë kohë. Ata shpjegojnë se pas 3 ditësh (72 orësh) është thuajse e pamundur të gjenden gjurmë të gazit letal. Uashingtoni dhe Londra kanë në rajon forca ushtarake të fuqishme. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur në Mesdhe, në afërsi të ujërave detare siriane 4 nëndetëse të “Arleigh Burke”, secila e pajisur me 96 raketa “Tomahawk”, në gjendje për të goditur me saktësi të madhe shënjestra në 2.500 km largësi, të njëjtat e përdorura kundër Muammr Gheddafi-t, në 2011-n. Britanikja tjetër “The Guardian” raporton se Shqipëria mund të jetë njëra nga bazat nga ku do të goditet Siria. Britania ka aty katër luftanije, dy fregata dhe një bartës helikopterësh “HMS Bulwark”. Bazat amerikane ndodhen në Smirne të Turqisë, ndërsa skuadriljet me F-16 në zonën kufitare të Jordanisë. Një bazë e forcave ajrore britanike RAF është e pozicionuar në Qipro. Burime nga Shtëpia e Bardhë, megjithatë i hodhën poshtë pohimet e shtypit britanik: “Presidenti Obama nuk ka marrë asnjë vendim për të kaluar në një plan ushtrak”. Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka shpjeguar për “BBC”-në se një përgjigje për armët kimike nga ana e regjimit sirian do të ishte i mundur edhe pa mbështetjen e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara. Sipas Francës “gjatë ditëve në vijim do të negociohet për një përgjigje adekuate”. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi se “vendimi për një ndërhyrje ushtarake nuk është marrë akoma”. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se sulmi i regjimit sirian duhet të ketë një përgjigje: “Duhet të hetohet, nuk mund të lihet pa pasoja”. Zëdhënësi i saj saktësoi se qeveria gjermane ka prova shumë të qarta se bëhet fjalë për një sulm me armë kimike. Ndërsa Kina kërkon një qasje të matur ndaj krizës. “Të gjitha palët duhet ta menaxhojnë çështjen e armëve kimike me qetësi, për të shmangur zgjidhjen e çështjes siriane nëpërmjet alternativës ushtrake”, u shpreh ministri i Jashtëm i Pekinit, Wang Yi. Dje u mbajt në Aman të Jordanisë samiti i drejtuesve të lartë ushtrakë të 10 vendeve. Ata të SHBA-së Britanisë dhe Francës, reflektuan pozicionet e qeverive të tyre, pra një përgjigjeje ushtarake ndaj Assad-it. Por janë Kanadaja, Italia dhe Gjermania që e shohin me sy kritik një ndërhyrje të tillë, në të kundërt të Jordanisë, Arabisë Saudite, Qatarit dhe Turqisë që mbështetin opozitën siriane. Madje Turqia është e gatshme të të marrë pjesë në çdo koalicion që do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri. Presidenti Bashar al-Assad, vazhdon të mohojë se ka përdorur armë kimike: “Pohimet e bëra nga disa politikanë të Perëndimit janë një fyerje e gjithanshme… Do t’i presë dështimi, ashtu si në të gjitha luftërat që kanë ndërmarrë më parë, duke filluar nga Vietnami e deri në ditët tona”./Të tjerët për Islamin/
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 22:07:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015