Përshëndetje studentë të Universitetit POLIS! Ju informojmë - TopicsExpress



          

Përshëndetje studentë të Universitetit POLIS! Ju informojmë se Co-PLAN aktualisht ofron mundësi internshipi interesante për studentë nga të dy fakultetet. Aktualisht, Co-PLAN është duke punuar për ngritjen e një baze imazhesh të tematikave të ndryshme (për t’u komunikuar në një moment të dytë). Aplikantët e suksesshëm duhet të kenë: 1. Njohuri mbi fotografinë, si dhe të disponojë një aparat fotografik. 2. Të mund të përshkruajë situatën e fotografuar me jo më shumë se 3-4 fjali. 3. Të jetë i aftë të krijojë harta skematike informuese. 4. Të jenë të gatshëm të punojnë çdo ditë në terren dhe në zyrë gjatë periudhës 22 – 31 Korrik, 2013. Inkurajojmë të aplikojnë veçanërisht ata studentë të cilët nuk kanë kryer ende internshipin sipas detyrimeve të Universitetit Polis. Për të aplikuar dhe për detaje të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni: Silvi Jano në adresën e e-mail-it ([email protected]) brenda datës 21 Korrik, 2013. Ju mirëpresim! Co-PLAN
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 14:57:06 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015