Përveç legjendës së tre vllazenvet që u ndanë, njeri, i - TopicsExpress



          

Përveç legjendës së tre vllazenvet që u ndanë, njeri, i madhi tue marrë Shalën (prej kah Shala mori emnin si krahinë), tjetri shoshën, tue ngulë në Shosh dhe të tretit ma të voglit si mbet tjeter me thanë veç E mirë dita qoftë për mue, nga ku del emni Mirditë. Këtu i linden tre djem që, kur u ndanë, djali i madh muer krahinen e Oroshit, i dyti të Spaçit dhe i treti të Kushnenit. Pasardhësit e këtyre tre vëllezërve formuan tri vllaznitë që më vonë u bënë tre bajrakët e Mirditës. Mbasi djali i madhi mori Oroshin, bajraku i Oroshit quhej bajrak i parë dhe kudo në Mirditë i takonte kryet e vendit, Spaçi zuni vendin e dytë dhe Kushneni të tretin. Këta u quajtën tre bajrakët e fisit që përbëjnë bërthamën e parë të zhvillimit të Mirditës. Përveç traditës, që këta quheshin bajrakët e fisit, vëllazërinë e vërteton edhe fakti se këta nuk martoheshin në mes tyre. Tre bajrakët e fisit, qe qenë gjithnjë të pashtruar nga pushteti turk, gezuan liri të veçanta kundrejt rrethit dhe nuk patën asnjë detyrim. Bajraktarët e tjerë, që perfitonin edhe ata nga privilegjet e Mirditës shkuan duke iu mbështetur asaj dhe duke e quajtur vehten mirditorë. Etnografikisht emni Mirditë del rreth 1416, në Katedralën e Ljubiçit, bot. në Atarine fq. 46, lib. 14. Kah viti 1436 kaloi nëpër Raguzë i biri i princit Prengë, në vitin 1470 popullsia e Mirditës asht e zoja të qesin 12.000 luftëtarë. Gjon Muzaka, kur shkruen historinë e shtëpisë së vet, në vitin 1510 nuk përmend aspak mirditasit, por vetëm thotë se shtëpia e Dukagjinasvet sundon Zadrimën, dy Fandet, Malin e Zi të Pukës, Pultin, Flatin, Qafen e Malit dhe bregun e majtë të Drinit. As Barleti nuk i përmend Mirditasit. Shtjefen Gaspari, në vitin 1671, shkruen se popujt e Mirditës ishin futë në krahinën e Oroshit, ma parë Marin Borci shkruen se në vitin 1610 nuk e dojshin me e pranue reformën e Kalendarit Gregorian. Ami Boué, balkanolog i përmendun, thotë se Muhameti II mori Krujën, dhe rrethoi Shkodrën, Mirditasit qendruen vetëm me i ba ballë sundimit turk. Tue qenë se mbreti i Napolit nuk i strehoi ata që nuk kishin mujtë me emigrue, ia afruen vendin Dukës Karl Emanuelit të Savojës, por Europa nuk e çau kokën për ta e atëherë ranë në marrëveshje me Turkinë me qyshk që mos me u përzie në mes tyne dhe nga ana tjeter Turkia i lente të lirë me mbajtë armët, mos me pague taksat dhe mos me i luejtë zotnimet. Kah gjysma e shek. XVI, zgjodhën një princ prej familjes së Skanderbegut me emnin Zakari, i cili xuni vend në Orosh. Hecquardi, shkruen se, Mirditasit, bile Prengë Lleshi prej fisit Skanderbeg Llesh, qe në shërbim të Ali Pashë Tepelenës, i cili nuk iu përzie në besim. Prenga, neveritë prej gjaksie të bame nga Mustafë Pasha, me mbytjen e të birëvet të Brahim Pashës, vojt e hyni në shërbim të Ali Pashës, mjesa Prengë Doda luftoi në Moré bashkë me Mustafë Pashën. Mbas tij erdhi Lleshi i Zi i cili luftoi në Epir e në Greqi, shtini në dorë Tiranën, ku me dorë të vet vrau 9 (nandë) bejlerë. Mbas vdekjes së Mustafë Pashës ky qe mergue në Janinë. Në vitin 1844 del në shesh Bibë Doda i cili me Reshit Pashën luftoi në Epir dhe dekorohet me Nishanin e Iftiharit e të Mixhidijes; po në këte kohë edhe Papa i ep dekoraten e Shën Gregorit; ky luftoi edhe kundra Malit të Zi, dhe tue qenë se Ymer Pasha filloi me u përzie në punët e brendshme të Mirditës, populli u çue peshë, rrethoi shtëpinë e Bibë Dodës dhe qenë tue e djegë për së gjallit mos të hyjshin ndermjet Ipeshkvi i Lezhës, Konsulli i Anglisë dhe i Francës.1) Shenim: Dom Jak Bushati dhe Dom Prend Suli tregojnë se mirditasit mbas kungimit kishin zakon me pie venë, të cilën ia nepte prifti. Kjo venë në masen 8 okë, paguhej si e dheta e famullitarit. Shumë mirditas sidomos fandasit kanë emigrue në Kosovë. Dokumenti i parë i mungades së Shën Llezhdrit (Aleksandrit) mban datën e vitit 1319. Mirditasit kanë një nderim të veçantë për këtë Shejt, sikurse e verteton betimi, kur duen me dishrue të vertetën që përmbahen për Arkë të Shejtit. Abacia e Mirditës qe nën varësinë e dioqezës së Arbënit, sikurse e vërteton Imzot Karl Pooten në fq. 107, i mbështetun në Farlatin, ku thuhet se në vitin 1367, Aleksi prej Arbënit, mungar benediktin i kuvendit të Shën Llezhdrit të Malit d.m.th. të Mirditës, prej Urbainit V me 20 prill të atij viti, e krijoi Abat i kuvendit të Shën Mërisë së Rotes së dioqezës së Tivarit. Edhe përpara 1319, prej letrës së Gjonit XXII del në dritë se Abacia e Mirditës d.m.th. Kuvendi i Shën Llezhdrit qe nën dioqezës e Arbënit. Gjithashtu gjejmë se me 1638 Mark Skura që qe ipeshkëv i Arbënit, pat pasë Abacinë e Shën Llezhdrit dhe kuvende të Shën Mërisë së Nderfandisë, e cila përmendet që më 1457. Kur me 1640 u ba arqipeshkëv i Durrësit, aneksoi edhe Ipeshkvinë e Arbënit, tue mbajtë klerin shekullar titullin e Abatit të Mirditës nën vartësinë e ipeshkvit të Lezhës.[1] Më 1621, P. Budi e shenon Mirditën si një nga trevat e popujve të Dukagjinit. Ndërsa Ipeni vinte në dukje; Mirdita nuk është emër FISI i por hapsirë vendi HINDERLANDI, LANDERHAFTI, TERRITORI”. Më 1629 përmenden “popuj të quajtur mirditas, shqiptarë, por armiq të turqve”. Më 1637 M. Skura shkruante: “Mbërrita në Mirditë, dhe po i lëshoj katundin e Mirditës së Epërme atë të Zajsit përfshitas” . Ndërsa K. Jeriçek thotë: “Më 1426 shënohej vetëm Kisha e Shënllezhdrit mbi mal, në vitin 1638 i shtohet “Mbi malin e mirditasve”. Më 1641 po sipas Shuflajt dalloheshin rreth kështjellës së Lezhës, rrjedhën e poshtme të lumit Mat dhe rreth Kurbinit “Shqiptarë të maleve, mirditasit, bulgjrakët e selitasit, të cilët turqit i quajnë kryengritës e tradhtarë”. Më 1666 P. Bogdani përmend: “Popujt e maleve të Mirditës, Kurbinit dhe të Arrnit”. Në hartën e P. Koronelit, të botuar në 1688 dhe në atë të G. Kantelit të botuar në 1689 shënohen: “Popujt e Mirditasve”. Sipas të dhënave por dhe gojëdhënave embrioni Mirditë si territor është emër fshati Grykë-Orosh dhe zbret deri afër Repsit. Pastaj më vonë ky katund emrin e tij do ta humbiste sepse ky emër do të përfshinte territore e banorë (popuj) nga Drini e deri në Mat, nga Arrni (Kukës) e deri Kurbin, nga Qidhna (Dibra e poshtme) e deri në Shëngjin (bregdet)[1]. Nikola
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 13:37:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015