Qendra Islame shqiptare në Lozanë të Zvicrës, e kryesuar nga - TopicsExpress



          

Qendra Islame shqiptare në Lozanë të Zvicrës, e kryesuar nga H. Ismet Murtezi, në vazhdën e aktiviteteve të saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pati nderin që në njërën nga tribunat e para të këtij muaji të veçuar, të ketë musafir edhe doc. prof. Dr.xhabir Hamitin, profesor në Fakultetin e studimeve islame dhe kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Në mesin e shumë besimtarëve që erdhën nga qyteti i Lozanës, pastaj Pratelni dhe Baseli, kishte edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve publike në Zvicër, si dr. Bashkim Hyseni, ligjërues në Universitetin Neuchatel, z. Fahri Mahalla, ish kryetar i fondit 3% për Zvicër, Sedmer Selmani, kryetar i shoqatës shqiptaro-zvicerane në Crissier dhe këshilltar komunal në komunën Crissier, si dhe të tjerë. Një këtë tribunë morën pjesë edhe kryesuesit e Bashkësisë Islame të Zvicrës në krye me Ef.Mustafa Mehmetin dhe z. Fatmir Veliu, kryetar i kuvendit të BI në Zvicër . Ligjërimi dhe porositë e Dr. Xhabir Hamitit, u përcollën me mjaftë interesim nga ana e pjesëmarrëse. Në fokus të ligjëratës Hamiti kishte besimin e sinqertë në Zot, afërsinë dhe solidaritetin me njëri tjetrin, sjelljen e mirë si dhe kultivimin e etikës moralit tek individi dhe shoqëria në përgjithësi. Tribunën e udhëhoqi ef.Fehim Abazi, imam në xhaminë e Lozanës, i cili për të përshëndetur audiencën i dha fjalën edhe ef. Rijad ALiut, imam në Gjenevë dhe H. Ismet Murtezit, kryetar i Qendrës Islame shqiptare në Lozanë
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 13:02:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015