Qeveria dhe Retorika e "dreqit" Ata që sajojnë “fotografinë - TopicsExpress



          

Qeveria dhe Retorika e "dreqit" Ata që sajojnë “fotografinë e armikut”, paraqesin vetën e tyre si viktimë e të butë, ndërsa kundërshtarin e paraqesin si kriminel e të egër. Pra para se të sulmosh armikun, duhet ta paraqitësh atë si vet dreqin. “Retorika e dreqit” mbyllë hapësirën për nuancime dhe baraspeshë. Këtu nuk mund të vlerësosh përparësitë dhe dobësitë e “njeriut armik.” Ai/Ajo që është kritik ndaj “fotografisë së dreqit”, nuk ka vend e as mundësi të manovroj në mënyrë retorike. “Motivi i dreqit” i pengon zërat kritik. Hapësira në media të ngushtohet. ATA kundër NEVE – NE ose ATA Nëse nuk ke pasur sukses që të sajosh një NE dhe ATA të qartë, atëherë nuk ke mundësi të sajosh “fotografi të armikut” apo të kontrollosh e eskalosh situatën. Pa NE kundër ATYRE, nuk do të kishim kampe naziste të përqendrimit, nuk do të kishim lutën e ftoftë, nuk do të kishim Aparteid, nuk do të kishte mure në rripin e gazës, e, “mure” në Mitrovicën e vogël. Nëse nuk ke bindur popullin që të besoj në dallimet në mes njerëzve nuk do të kishe Izraelin dhe Palestinën, Serbët dhe Shqiptarët, Islamistët dhe krishterët, Hutu dhe Tuci. Nuk do të gjeje asdhe një njeri të pilotoje aeroplanin drejtë e në World Trade Centër. Pikërisht këtu, në fushën retorike e të propagandës, qëndron edhe dështimi i projektit qesharak ”kombi kosovar”. Sepse “këta” nuk shfrytëzuan retorikas të mëdhenj që të krijojnë fotografinë e ATYRE; Shqipërisë “armike” e “të keqe”, kundër NEVE, “kosovarëve të sinqertë e trima”, e gjithmonë të mashtruar nga Shqipëria e keqe. Apo edhe e kundërta. Studimet retorike dhe psikosociale kanë treguar se sa e fortë është fuqia e ndarë në "grupacione" dhe, sa e lehtë është që të ndërsesh popullin kundër njeri tjetrit. Dhe, këtë fenomen të luftës në përpikëri është duke e kryer retorika e keqe e qeverisë Thaçi & Co. Sajimet si ATA kundër NESH janë fuqi e fortë tek njeriu. Kjo fuqi na bënë që të pranojmë ”fotografinë e armikut” dhe të sulmojmë njerëzit e tjerë. Ndërtimi duhet të jetë i fortë, sepse ne e kuptojmë botën me kundërthënie si për shembull: i lartë në raport me të ulët, i zi në raport me të bardhë, i pasuri në raport me të varfrin, Suksesin në raport me Humbjen, i civilizuar në raport me të pacivilizuarin, demokrat në favor me jo-demokratin. Komunizmin në raport me Kapitalizmin, Katundarin në raport me Qytetarin… etj, etj. Pra, nuk ekzistoj unë, pa ty. Thaçi & Co çdoherë do të na ftoj që të jemi një pjesë e një grupi të caktuar; dhe këta duhet ta bëjnë këtë. Por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se në ç’farë forme ne ftohemi qe të marrim pjesë; Ç’farë grupi, ç’farë njerëzve dhe ç’farë veprimesh sajojnë miqtë dhe këshilltarët e Thaçit & Co me retoriken e tyre? Nëse Thaçi & Co flet për ”të tjerët”. Nëse qeveria rrëfen se si janë ATA, dhe se ç’farë bëjnë ”ATA”; Nëse qeveria na “shpjegon” se përse ”ATA” janë plotësisht të ndryshëm nga NE, apo nëse thonë se ATA po na “kërcënojnë rendin dhe shoqërinë demokratike”, atëherë duhet të jemi më të kujdesshëm e më syçelë. “Fotografinë e armikut” Thaçi & Co janë duke e intënsifikuar shumë gjatë këtyre ditëve. Thaçi & Co po tuten, këta e kanë kuptuar se cka "po don me i gjetë".
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 18:45:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015