Qeveria e Republikës së Maqedonisë Ministria për Arsim dhe - TopicsExpress



          

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Ministria për Arsim dhe Shkencë LËNDA: Bursa nga UNESKO dhe Qeveria e Japonisë për vitin 2014 Komisioni kombëtar i UNESKOS në Ministrinë e Kulturës, na ka dërguar shkresën ERI/ NCS/ FLP/ LZF/13.177, me të cilën na informojnë se në kuadër të Programit të fondacioneve për ngritjen e kapaciteteve të resurseve njerëzore, në nderim të ish Kryeministrit të Japonisë, z. Keizo Obuçi, ndan 20 bursa për hulumtime. UNESKO/ Programi japonez i bursave për hulumtues të rinj është i destinuar për hulumtime pasdiplomike në këto fusha: •Ambienti jetësor (me theks të veçantë në shkencat për ujin); • Dialogu ndërkulturor; •Teknologjia informatike dhe e komunikimit; •Zgjidhja paqësore e konflikteve. Të drejtë për konkurrim kanë këta kandidatë: -të jenë të angazhuar në hulumtime pasdiplomike, të cilët dëshirojnë që hulumtimin e tyre t’i vazhdojnë në botën e jashtme (sipas mundësisë në regjion), në fushat e lartpërmendura; -të posedojnë shkathtësi të larta intelektuale dhe prej të cilëve pritet se do të sjellin dobi të konsiderueshme për vendin e tyre, pas kthimit të tyre; -të mos jenë më të moshuar se 40 vjeç (kandidaturat e atyre që janë lindur para 1 janarit të vitit 1974 nuk do të shqyrtohen); -ta kryejnë hulumtimin nën mbikëqyrje akademike (mentorim)në institucionin nikoqir, (preferohet të sigurojnë vërtetim për pranimin nga mentori); -të kenë njohuri të shkëlqyeshme, shprehje me gojë dhe me shkrim, të gjuhës së vendit ku propozohet hulumtimi; dhe - të jenë në gjendje të mirë shëndetësore. Në bashkëngjitje j’ua dërgojmë kriteret dhe procedurën e aplikimit për bursa. Ju lusim, nëse keni kandidat nga institucioni ynë i cili i plotëson kushtet e theksuara në Program, kandidaturën me dokumentet përcjellëse ta dorëzoni deri te Komisioni kombëtar i UNESKOS në Ministrinë e kulturës, më së voni deri më 20 gusht 2013. Ju falënderojmë për bashkëpunimin! MINISTRI, Spiro Ristovski
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 07:07:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015