Qeveria ne ikje po le pas nje grope te madhe buxhetore Treguesit e - TopicsExpress



          

Qeveria ne ikje po le pas nje grope te madhe buxhetore Treguesit e 5-mujorit Janar-Maj 2013 janë tronditëse, vendi po shkon drejt një krize të rëndë të financave publike. Sipas statistikave zyrtare të qeverisë, deficiti buxhetor vetëm për pesë muajt e parë të vitit është tejkaluar me rreth 17 miliard lekë ose janë marrë hua për këtë periudhë më shumë se kufiri i lejuar, rreth 170 milion dollarë. Kjo sepse kanë rënë të ardhurat në buxhet me rreth 100 milion dollarë dhe janë rritur shpenzimet elektorale me rreth 70 milion dollarë. Kjo nënkupton që pas zgjedhjeve qeveria e re do të jetë në vështirësi të mëdha. Kjo është strategjia e përhershme e Sali Berishës, që kur humbet lë pas kriza të rënda për shqiptarët që ta demtoj sa më shpejtë atë dhe pastaj ta pengoj me protesta dhe kriza politike. Ekonomia ka rënë ndjeshëm gjatë 5 muajve të parë të vitit. Tatimi i vlerës së shtuar, tatimi i aktivitetit ekonomikë është rreth 25% më pak ose ka një deficit me rreth 140 milion dollarë. Kjo shifër vërteton se papunësia dhe varfëria janë rritur, biznesi po përjeton një gjendje krize të vështirë. Çdo pretendim tjetër i Berishës është vetëm demagogji elektorale. Shpenzimet buxhetore vërtetojnë keqpërdorimin për motive elektorale, ndërsa pagesat për sigurimet shoqërore janë 16 milion dollarë më pak, që janë vonesa apo mos pagesa të pensioneve. Ndihma ekonomike për 5 muajt e parë të vitit është tejkaluar me rreth 10 milion dollarë. Ja një shifër tjetër që hedh poshtë rritjen e punësimit apo uljen e varfërisë. Asistenca ndaj të papunëve dhe të varfërve është e detyrueshme për çdo qeveri, por rritja e saj me 10 milion dollarë vetëm në prag të zgjedhjeve është një keqpërdorim i taksave të shqiptarëve, është direkt ose indirekt tendencë për blerje votash me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Edhe tejkalimi i pagesave për të përndjekurit politikë me rreth 5 milion dollarë gjatë 5 muajve të parë të vitit ka elementë të theksuar elektoralë. Tejkalimi i investimeve publike për shirita elektorale me rreth 60 milion dollarë e ka përkeqësuar situatën buxhetore, sidomos pas zgjedhjeve të reja. Përsa i përket përballimit të situatës pas zgjedhjeve të reja, kjo është një detyrë shumë e veshtirë por e përballueshme, duke qartësuar hapat e menjëhershme dhe reformat afatmesme. Përballë kësaj krize në rritje kërkohet ndërgjegjësim për të marrë pjesë në votime, për të arritur një rezultat sa më të plotë dhe kredibël dhe për të bërë një rrotacion të domosdoshëm dhe vetëm me votë të lirë dhe të ndershme. Një gjë është e qartë për të gjithë shqiptarët që fatkeqësisht situata buxhetore pas zgjedhjeve do të jetë shumë më e vështirë, do të kërkohet bashkëpunim midis partive politike. Me komuniteitn e biznesit dhe insitucionet financare ndërkombëtare për të ndërtuar një progam dhe strategji të daljes nga kriza dhe rimëkëmbjes së ekonomisë sonë. Pa rritur ritmet e rritjes ekonomike ne nuk mund ta perballojmë krizën që kërcënon familjet shqiptare gjithnjë e më shumë. Pa i krijuar biznesit privat më shumë hapësira dhe mundësi , nuk e rritim dot ekonominë tonë, nuk e ulim dot papunësinë dhe varfërinë, nuk e ulim dot barrën e rëndë të borxheve të individëve, familjeve, bizneseve dhe të buxhetit. Rënia e ekonomisë, rritja e borxheve të shtetit ndaj biznesit, rritja e kredive të këqija, rritja e borxheve midis vetë kompanive private, rritja e borxheve të individëve midis njëri-tjetrit dhe ndaj dyqaneve të mallrave jetike, janë shenja të qarta dhe të mjaftueshme për të kuptuar se sa shumë përgjegjësi duhet të kemi për të ardhmen tonë. Pse është e domosdoshme të largojmë krizat politike, të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të vrasim frikën për të ardhmen tonë dhe të afrojmë një kredibilitet maksimal përballë qytetarëve tanë dhe perballë institucioneve financiare ndërkombëtare. Bashkëpunimi me komunitetin e biznesit është i detyrueshëm dhe duhet të fillonte që përpara zgjedhjeve mbi një propozim konkret serioz për rimëkëmbjen e financave të tyre, larg çdo populizimi. Bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombetare, Bankën Botërore, Bashkimin Europian dhe institucionet e tjera financiare duhet të jetë i menjëhershëm dhe i përgjegjshëm. Duhet të shpëtojmë vendin tonë nga kriza e rëndë në të cilën po e zhyt qeveria në ikje e Berishës. arbenmalaj/index.php/lajme/shtypi/203-qeveria-ne-ikje-po-le-pas-nje-grope-te-madhe-buxhetore
Posted on: Sat, 15 Jun 2013 14:24:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015