Qeveria po tregohet e pafuqishme për të marrë vendime në - TopicsExpress



          

Qeveria po tregohet e pafuqishme për të marrë vendime në Kuvend, prandaj ideja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme po fuqizohet çdo ditë e më shumë. Por një gjë të tillë duket se do ta parandalojë AAK-ja. Përderisa partitë në pushtet ende shpresojnë se do të mund ta privatizojnë Postën e Kosovës dhe të vazhdojë me punët e zakonshme, LDK e Vetëvendosje kanë mendim të kundërt. Ato konsiderojnë se PDK-ja po synon që ta privatizojë PTK-në në mënyrë të jashtëligjshme dhe se kjo qeveri nuk është as legjitime. Opozitarët shprehen të gatshëm për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi që tani ndjehen mjaft të fuqishme sa ta rrëzojnë këtë pushtet. Por partia e Ramush Haradinajt me sa duket po angazhohet që ta shpëtojë Qeverinë Thaçi nga rënia edhe një herë. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi konsideron se çështja e privatizimit të PTK-së nuk ka të bëjë me partinë, por është çështje konceptuale dhe se shpreson se kjo do të bëhet sipas ligjeve. “Çështja e privatizimit të PTK-së nuk është çështje e një partie apo koalicioni qeverisës sa është çështje konceptuale. Besojmë se Kuvendi do të marrë vendime sipas ligjeve, Kushtetutës dhe rregullores së punës se Kuvendit, për çka PDK do të japë kontributin në këtë drejtim”, ka thënë Kuçi. Ai nuk e mendon që vendi është në një krizë institucionale, ndërsa mosfunksionimin e Kuvendit e arsyeton me angazhimin e subjekteve politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale. Kuçi thotë se zgjedhjeve parlamentare do t’u vijë koha, po nuk e saktëson se kur do të ndodhë kjo. Ndërsa sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se AAK do të mundohet që të gjejë një zgjidhje dhe që Kuvendi të merret edhe me tema tjera të rëndësishme për vendin. “Bindja jonë si Aleancë është që të pauzohet për një periudhë për dy temat, për raportim e komisionit qeveritar për privatizimin e PTK dhe për Komisionin hetimor për privatizimin e PTK-së, në mënyrë që Kuvendi të vazhdojë punën e vet në temë tjera me rëndësi për vendin. Prandaj duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët dhe të kalohet kjo situatë”, ka thënë Ramadani. Në anën tjetër, anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se këtë krizë institucionale e ka shkaktuar partia e kryeministrit Thaçi-PDK. “Ka një krizë e cila tërësisht është shkaktuar nga partia në pushtet, nga PDK-ja, e cila e kishte iniciuar procesin e privatizimit të PTK-së në mënyrë të jashtëligjshme dhe natyrisht që ne si opozitë kemi reaguar dhe nuk kemi pranuar që të bëhemi pjesë e shkeljeve të tilla ligjore”, ka thënë Osmani. Tani LDK-ja, sipas saj, ka formuar një komision hetimor parlamentar, i cili do të hetonte procedurën e këtij privatizimi, edhe pse funksionalizimi i këtij komisioni është bërë i pamundur për shkak të bllokadës të PDK-së si parti që udhëheq me qeverinë. Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare Osmani ka thënë se LDK-ja do të donte që fillimisht të përfundohej reforma zgjedhore e pastaj ta mbahen zgjedhjet. “Fillimisht do të ishte mirë që të përfundoj procesi i reformës zgjedhore dhe vetëm pasi të përfundoj kjo reformë do të ishte më së miri për Kosovën që të mbahen këto zgjedhje. Mirëpo ne nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodhë në ditët në vijim në Kuvendin e Kosovës”, ka përfunduar ajo. Edhe më e zëshme në kërkim të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare është Lëvizja Vetëvendosje. Shefi i Shtabit Zgjedhor i këtij subjekti, Dardan Sejdiu ka thënë se pozita tani nuk i ka numrat në Kuvend, por sipas tij, edhe pse vendi është në krizë institucionale lajmi i mirë është nuk do të privatizohet PTK-ja. Ai ka thënë se Vetëvendosja është e gatshme për zgjedhje parlamentare dhe sa më parë që të mbahen ato, do të jetë më mirë për Kosovën. “Ne e kemi thënë qysh në shtator të vitit 2011 që kjo qeveri duhet të largohet sepse është qeveri e cila nuk ka legjitimitet dhe e cila ka ardhur në pushtet me vjedhje industriale të votave, është qeveri e gatshme të bëjë çdo gjë vetëm që të mbetet në pushtet. Sa më herët, aq më mirë”, ka deklaruar ai. Për analistin, Muhamet Kelmendi vende është duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, por nga kjo situatë mund të dilet vetëm nëse ndonjëra parti opozitare bënë lëshime dhe ia shton jetëgjatësinë kësaj qeverie. “Jemi në fazën përfundimtare të krizës qeveritare e cila domosdo do të shpie nga ajo që në të ardhmen e afërt brenda disa muajve të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Përjashtim nga kjo mund të bëjë vetëm nëse kemi të bëjmë më një fakt ku ndonjë parti opozitare mundet që në një mënyrë ose tjetër të bëjë tolerim qeverisë dhe kësisoj t’ia shtojë jetën Qeverisë në pushtet deri në periudhat normale të zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm”, ka thënë Kelmendi.
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 09:00:59 +0000

Trending Topics



;"> ACHIEVE INNER PEACE THROUGH SATISFACTION WITH YOUR OUTER
You have two families: “Joe Legal” and “Jose Illegal.”
Info Kesehatan : BIYANG 15ml Biyang itu apaan? Biyang adl
Finally feeling like I am settling into a bit of a routine with
I have a question, Evan was diagnosed last week with Marfan
Because of scheduling conflicts, Im working with a brand-new copy
Every school shooting incident comes in the same dreary package:

Recently Viewed Topics




© 2015